web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD prezanton programin për arsimin/ Sistemi nga parashkollor deri tek i lartë ëshë rrënuar

3 Shkurt 2021, 10:52, Politikë CNA

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka prezantuar sot programin për arsimin, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjatë fjalës së saj, Vokshi theksoi se qytetarët i kanë sytë nga PD-ja për të krijuar ndryshimin. Sipas Vokshit theksoi se ky është një plan i kompletuar dhe serioz.

Një plan i realizueshëm. Mes të tjerash Vokshi tha se koalicioni i bashkuar, i kryesuar nga Lulzim Basha do të fitojë zgjedhjet në 25 prillit e do ta kthejë Shqipërinë te qytetarët.

?Të gjithë kemi parë impaktin që plani ynë ekonomik krijoi në publik.

Njerëzit me të vërtetë i kanë sytë nga ne për të krijuar ndryshimin, për të cilin ka shumë nevojë ky vend.

8 vjet dështimi total.

8 vjet nuk është bërë asgjë, vetëm premtime boshe.

8 vjet qytetarët e dëgjojnë të flasë, por nuk besojnë asnjë fjalë që ai thotë. Ndaj është koha që Rama të largohet.

Investimi në burimet njerëzore e në rradhë të parë në arsim, është strategjia më e sigurt për zhvillimin e qëndrueshëm, afatgjatë dhe me kthimin më të madh për ekonominë.

Ndaj, Lulzim Basha sot do t?ju paraqesë planin e tij se si Shqipëria mund dhe do të fitojë në arsim.

Është një plan i kompletuar, serioz. Një plan i realizueshëm. E që do ta zbatojmë menjëherë pasi koalicioni i bashkuar,  i kryesuar nga Lulzim Basha do të fitojë zgjedhjet në 25 prillit e do ta kthejë Shqipërinë te qytetarët?, tha Vokshi.

Më tej ish deputetja shtoi se i gjithë sistemi arsimor, duke nisur nga parashkollor e deri tek i larti është rrënuar gjatë 8 viteve të Ramës në pushte, duke akuzuar kryeministrin se projekt të vetin kishte largimin e të rinjve nga vendi.

?Atë që Rama dhe qeveria e tij ka bërë në 8 vitet e fundit me arsimin mund ta shihni sot, mund ta prekë çdo familje, çdo prind që çon nxënësit në shkolla, çdo student e çdo pedagog. Sistemi arsimor – nga parashkollori te i larti – është rrënuar!

Premtoi 5% të PBB, por financoi më pak se gjysmën, 2.4%, niveli më i ulët ndonjëherë, duke siguruar vendin e fundit në rajon e Evropë. UNICEF llogarit që prej nënfinancimit të arsimit ekonomia shqiptare ka humbur 35 mln dollar në vit ose thënë ndryshe 280 mln dollar në 8 vite.

Prapambetja, padija e për rrjedhojë braktisja e të rinjve ishte e ardhmja që Edi Rama projektoi për Shqipërinë?, tha Vokshi./CNA.al





Lajmet e fundit nga