“Bashkë ecim përpara”/ Këlliçi: Shqipëria fiton, durim edhe 84 ditë
Kreu i FRPD Belind Këlliçi ka qenë ditën e sotme në Berat, n...
Avokati Spartak Ngjela, ka ngritur një alarm, teksa ka bërë një analizë për zgjdhjet parlamentare të 25 prillit.
Ngjela paralajmëron se nëse të korruptuarit e politikës shqiptare do të kandidojnë në zgjedhje, krimi i organizuar do të fitojë pushtet të ri politik dhe rrezikohet reforma antikorrupsion.
Sipas tij, të korruptuarit e pushtetshëm i ka mundur e vërteta dhe kanë bllokuar zhvillimin normal të Shqipërisë.
Por pavarësisht kësaj, avokati pretendon se Shqipëria po ndodhet në pragun e pastrimit të madh ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
?Nëse të korruptuarit e lartë të politikës shqiptare, të gjithë me rekorde kriminale, do të kandidojnë në zgjedhjet e këtij prilli; krimi i organizuar fiton pushtet të ri politik, dhe reforma antikorrupsion rrezikohet.
Por, me këtë rast duhet thënë se, po të ndodhë kjo, politika amerikane dështon përpara vështrimit shpresëdhënës që vetë ajo ua ka ofruar shqiptarëve.
A ka mundësi të dështojë kjo politikë në Tiranë, kur dihet se ajo mbështetet tek e vërteta dhe kur dihet gjithashtu se tani gjithçka është e provuar?
Na duhet të theksojmë me kast se, në këtë luftë antikorrupsion në Shqipëri, gjithçka, forcën e vet e merr tek e vërteta.
Që nga Sokrati, e deri në ditët e sotme, idea themelore është kjo: a clear knoëledge of the truth is essential for the right control of life – njohja e pastër e të vërtetës është thelbësore për kontrollin e drejtë të jetës.
E pra, në funksion të së vërtetës si kontroll i saktë për gjithçka, a mund të dështojë politika amerikane në Shqipëri, në një moment moral si ky?
Dështimi i politikës amerikane në luftën antikorrupsion në Shqipëri, as që mund të mendohet, sepse ajo është e sigurt te e vërteta e faktuar me provat ligjore që po disponon, për të gjithë korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri.
Sot, të korruptuarit e pushtetshëm i ka mundur përfundimisht e vërteta. Ata kanë bllokuar zhvillimin normal të Shqipërisë; dhe ky është tani një fakt historik.
Atëherë, si do të precipitojnë ngjarjet politike gjatë kësaj periudhe parazgjedhore në Shqipëri?
A do të fillojë “ofensiva” ligjore për penalizmin e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri? Ofensiva sigurisht që do të fillojë.
Pas fillimit të kësaj ofensive, që kuptohet se është një gjë e sigurt, sa do të janë krerët e eliminuar të të dy partive të mëdha dhe të LSI-së?
Mbas eliminimit të klikës politike të korruptuar, që nuk është numur i vogël, si do të operohet me lidërshipet e partive të mëdha, të cilat, pa krerët aktualë, iu duhen zëvendësime kongresuale?
Për faktin që do të duhen ribërë kongrese apo lloje te tjera zgjidhjesh për lidërshipet e partive të mëdha, çfarë do të bëhet me datën e zgjedhjeve?
Për këtë shkak, a do të duhet të shtyhet data e zgjedhjeve?
Këto janë pyetjet racionale që, si rrjedhim logjik, ngrihen për këtë kohë që po vjen. Në tërësinë e tyre, këto pyetje e kanë përgjigjen brenda. Por, ajo që na duhet të sjellim këtu si sqarim logjik, është kjo dilemë: a jemi të sigurt ne që në këtë kohë do të fillojë me hap të sigurt hetimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri?
Ne ndërkohë i kemi të gjitha ligjet e reformës antikorrupsion, të cilat kanë dalë mes forcës së politikës amerikane, prandaj hetimin e korrupsionit të lartë shtetëror e shohim si një proces të sigurt. Tani në Shqipëri është i krijuar sistemi juridik antikorrupsion; sepse korrupsioni i lartë shtetëror nuk mund të luftohet pa një sistem juridik adekuat.
Po politikisht, çfarë po ka në favor reforma antikorrupsion në Shqipëri?
Këtu duhet të sjellim tani provën e re të politikës amerikano-gjermane, e cila doli këto ditë nga biseda Biden-Merkel, për Ballkanin Perëndimor.
Cila ishte kjo?
Të dy krerët e lartë të politikës pendimore u shprehen qartë këto ditë në bisedën e tyre kur thanë: “do largojmë Rusinë nga Serbia dhe nga i gjithë Ballkani Petëndimor”. Por, pikërisht për këtë, brenda këtij qëllimi, qëndron edhe lufta kundër kurrupsionit të lartë në Shqipëri, sepse dihet tani që korrupsioni shqiptar mbështetjen politike e ka në Moskë.
Përfundimisht, duke i sjellë në arsyetimin tonë të gjitha argumentet që trajtuam më lart, duke parë realisht dhe të gjitha shenjat dhe ndërhyrjet që po bën përditë politika amerikane në lidhje me antikorrupsionin, shkojmë te bindja që, personat që janë me rekorde kriminale dhe të korruptuarit, nuk do të kenë mundësi ligjore që të mund të kandidojnë për deputet në zgjedhjet e prillit të këtij viti.
Për këtë rast, na duhet të theksojmë gjithashtu se: të gjjthë personat e korruptuar janë të identifikuar me provat e ardhura nga shërbimet speciale, në dosje të veçanta,
Kjo mendoj se është edhe përgjigjia e saktë e pyetjeve të ngritura përgjatë këtej punimi të shkurtër.
Atëhetë, na duhet të konkludojmë se: Shqipëria po ndodhet në pragun e pastrimit të madh ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar?, shkruan Ngjela në rrjetet sociale./ CNA.al
Kreu i FRPD Belind Këlliçi ka qenë ditën e sotme në Berat, n...
Pas fotos pranë oxhakut, kryeministri Edi Rama ka postuar në...
Flutura Açka, ka reaguar pas lajmit tronditës në Divjakë, ku...
Ish-deputetja Jorida Tabaku zhvilloi sot një takim me biznes...
Dosja e incineratorit të Tiranës në Ministrinë e Mjedisit ës...
Kryeministri Edi Rama, publikoi sot një foto ku tregonte se ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar edhe sot...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar sot programin ...
Gazetari Artan Hoxha, nuk i ndahet kryeministrit Rama, pasi ...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të dielë me një foto p...
Eksperti i Ekonomisë së PD, Dorjan Teliti i është përgjigjur...
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ishte i ftuar pasditen...
Ish deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, përmes një video ka sh...
Ish-kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira paralaj...
Ardian Civici, pedagog dhe ekspert ekonomie në një intervist...
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në T...
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka qenë I ...
Numri dy i PS-së, Taulant Balla ka vijuar edhe sot takimet n...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka ‘shp...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka zhvilluar sot një bash...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...