web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i trefishtë në aksin Elbasan- Librazhd/ Makinat bëhen ‘copë’, dy të plagosur

31 Janar 2021, 08:22, Kronika CNA

Një aksident i trefishtë është regjistruar në aksin Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot Fushë, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Në aksident janë përfshirë një kamionçinë dhe dy autovetura dhe si pasojë e përplasjes mes tyre kanë pësuar dëmtime të rënda.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti i trefishtë ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar të njërës prej autoveturave.

Përkohësisht është bllokuar qarkullimi, ndërsa policia ka dokumentuar provat në vendin e ngjarjes për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet që sollën këtë aksident.

 





Lajmet e fundit nga