web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjendet kufoma e një shqiptari në Greqi/ Dyshimet e para

31 Janar 2021, 07:28, Kronika CNA

Kufoma e një shtetasi shqiptar është gjetur dje në ishullin Paro të Greqisë.

Sipas mediave fqinje, bëhet fjalë për një shtetas të moshës rreth 35-45 vjeç.

Kufoma, me shkallë të lartë dekompozimi u gjet nga kalimtare të rastit në Agio Anargiron të cilët më pas sinjalizuan policinë.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se viktima ka plagë në kokë.

Po vijon ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse është vrarë apo ka rënë nga ndonjë lartësi.

 





Lajmet e fundit nga