web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bolino si ‘Gjeneral Gramafoni’/ Artan Hoxha e ‘nxjerr zbuluar’, si manipuloi të vërtetën e videos së 21 janarit

23 Janar 2021, 16:38, Politikë CNA

Gazetati investigativ, Artan Hoxha ka nxjerrë zbuluar botuesin Karlo Bolino ku në një rrëfim të gjatë, tregon se si tentoi të manipulojë të vërtetat e 21 janarit.

Në një rrëfim të gjatë për gazetë Dita, Hoxha shkuar se Karlo do ta zhdukte kasetën, siç zhduku filmimin nga celulari i përgjakur i Hekuran Dedës?.

Kisha vendosur të mos merresha më me të, sepse më kishte futur aq miq, botues, biznesmenë, politikanë që të heshtja (ti e di Bollino që une i ruaj provat dhe faktet, mesazhet dhe telefonatat, kompromiset që bën lart e poshtë në këmbim të heshtjes sime).

Fiks pas 10 vitesh nga masakra e 21 janarit 2011, ish-administratori i Neës24, italo-shqiptari, Karlo Bolino, u shfaq në televizionin e tij, me një variant të ri të asaj ngjarje. Në fakt nëse i ndjek reagimet e Bolinos gjate çdo 21 janari te viteve te fundit, gjithnje sjell nje version te ri te ngjarjes, identike si bente ish-kryeministri Berisha pas 21 janarit, kur sajonte planin A, Planin B dhe pastaj planin C te puçit.

Versioni  solli këtë herë Bolino, ua kalonte edhe denoncimeve te ?qytetarit digital?. Më teper se me mosndeshkimin e vrasesve dhe urdheruesve të 21 janarit, ai u mor pikerisht me gazetarin qe denoncoi me ze dhe me figure vrasjet e shteterore te Berishes.

Po pse kaq zell, nga nje ?korife? i medias shqiptare, të harxhonte kaq shume kohe televizive me nje gazetar të thjeshtë?! Çfarë sikleti kishte kete radhe Karlo, qe u shfaq fiks si personazhi Avdi Mamani te filmi ?Gjeneral Gramafoni?, i cili dilte çdo dite në sofatin e shtepise me një shkop të ri të gdhendur me simbole te ndryshme?

Për më tepër pas 10 vitesh, Bollino u kujtua të bente scoop-in e jetes, që për pak ia kishte fshehur ne xhep një gazetar. Dhe si Zeusi, kishte lëshuar rrufe-fermanin e tij nga gadishulli Apenin, përtej detit Adriatik, ne nje lagje te humbur periferie te Tiranes, me emrin Shkoze.

Pasi trillon, sajon, genjen, manipulon, harron qe gjithe stafi i Neës24 me 21 janar 2011, eshte ende gjalle. Harron se ka pas deshmitare, me dhjetera gazetare, montazhiere, moderatore, shofere, madje dhe prokurore te cilet ate mbremje te vone janari pane me syte e tyre cfare ka ndodhur.

Por shqiptaret, dhe me pas mediat e mbare globit, e pane ?me ze dhe me figure?, se kush e ?nxori kaseten nga xhepi?, dhe denoncoi krimin shteteror te 21 janarit. Ky eshte fakt Karlo.

Fakt qe as ti dhe askush tjeter nuk e dinit deri ne oren 23:00 te mbremjes se çfare kishte ajo kasete. Sepse ndryshe do ta zhduknit, ashtu si paturpesisht zhduket filmimin e kryer nga protestuesi i vrare i 21 janarit Hekuran Deda, me celularin e tij.

Po, po e zhduket madje duke e fshire fare nga arkiva, dhe duke me detyruar qe ta publikoja dy dite me vone ne emision Top Story ne Top Channel te gazetari Balla.

Ishte filmimi i bere me celularin qe u pergjak nga gjaku i Hekuran Dedes mbi bulevard.

Gjithsesi rendesi ka qe kaseta doli ne kohen e duhur dhe e beri punen e vet. E ndryshoi rrjedhen e ngjarjeve. Sepse nese ti apo zinxhiri yt do ta dinit se çfare pamjesh kishte ajo kasete nuk do ma kishit lene mua, por do ta merrnit vete gjithe zell ?lavdine?.

Por çuditerisht ata qe dalin sot pas pilafit dhe rrahin gjoksin, ate mbremje u fshehen si minjte neper skuta dhe prisnin furtunen e Berishes.

 





Lajmet e fundit nga