web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Artan Hoxha "masakron" Karlo Bolinon/ Shton e fshin emra sipas konjukturës

23 Janar 2021, 11:23, Politikë CNA

Gazetari Artan Hoxha ka ?masakruar? botuesin Karlo Bolino lidhur me rrëfimin e ish presidentit Bamir Topi, për 21 janarin 2011 dhe fshirjen e emrit të gazetarit.

Sipas Hoxhës dëshmia e ish-presidentit është censuruar vetëm për një detaj, pasi emri i tij ishte aty. Në një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, Hoxha nënvizon me Bolino ka hequr e ka shtuar shumë emra të tjerë, sipas konjukturës së momentit.

Mes të tjerash gazetari shkruan se ky akt i kujton censuren në rregjimin komunist.

?Sot, me duket se eshte turp, te kesh turp…
?Une profesionalisht jam krenar që tregoj të vërtetën dhe më vjen turp çdo herë, qe nuk mund të kuptoj të vërtetën?…
Keto fjale, i tha ne intervisten e tij, mbremjen e se enjtes, botuesi Bollino. Teorikisht je per t?u pire ne kupe.
Nuk te heq asnje presje. Por, a nuk kthehemi ne praktike, ne realitet. Aty ku gjithmone ke kembengulur se duhen fakte. Po te jap vetem nje fakt. Taze fare, te dites se fundit. Portali yt, per diten e sotme, ka ne balline te tij, rrefimin e ish-presidentit Bamir Topi, per 21 janarin 2011.
Materiali voluminoz eshte shkeputur nga libri i ish-presidentit, ne vitin 2019. Ku qendron problemi ketu?! Pjesa e shkeputur nga libri i ish-presidentit, qe hedh drite mbi 21 janarin, ka nje nentitull, ?Levizja e dyte e Berishes?. Ne shkrimin qe botohet sot ne portalin Shqiptarja.com, deshmia e Topit, eshte shkurtuar, ndryshuar, madje censuruar gati teresisht. Nese kjo do te ishte thjesht nje lapsus, nuk do kishte fare problem. Por faktet, dhe vetem faktet flasin te kunderten. Deshmia e ish-presidentit eshte censuruar vetem per nje detaj.

Aty ndodhet emri im. Ne ato radhe ish-presidenti me ka permendur mua. Dhe ky fakt ty te erreson shikimin. I bie shkurt. Ti ?parimori?, qe gjithnje ?tregon te verteten? dhe ?te vjen turp te mos tregosh te verteten?. Ne kete rast ke marre ate ?vendimin e veshtire? prej profesionisti mediatik. Ke urdheruar te retushohet dhe te fshihen krejt paragrafet deshmi e presidentit, vetem e vetem se aty eshte emri Artan Hoxha.
Dikush mund te me thote, se kete lapsus e ka bere kolegu, qe ka firmosur shkrimin. Jo. Ne asnje menyre. Ai koleg nuk do ta bente kurre, pa urdherin nga lart.

?Fshije nga faqja e librit dhe e portalit ate Artan Hoxhen?. Deri ketu, serish je ne te drejten tende, sepse je ne median tende, ne pronen tende.
Si ke hequr e ke shtuar shume emra te tjere, sipas konjuktures se momentit. A duhet te kesh turp, sepse nuk ke thene te verteten???!!!
Po censuron dhe manipulon deshmine e presidentit te Republikes ne 21 janarin e vitit 2011. Ky shkrim mban daten 22 janar 2021, publikuar ne oren 17:21.
Dhe ti mund te thuash se keshtu eshte teksti, sepse nga ty e kane huazuar edhe disa portale te tjera, nga ata qe te mbajne ison.
Por, si na ke sugjeruar dhe vete, shekullin e kaluar, para viteve 2000, kur ishe gazetar, jo biznesmen.?Duhen fakte, fakte dhe vetem fakte?.
Ti mund ta urresh, mund ta zhdukesh nga portali jot emrin tim, por nuk mund te tjetersosh deshmine e presidentit.

Sepse te njejten deshmi kane publikuar dhe media te tjera. Te cilat ndryshe nga ty, i kane qendruar besnike librit, duke treguar saktesisht te verteten.
Vetem nja dy cope po ti tregoj ketu se nuk ia vlen te publikoj 100 portale, sepse aq shume gjeta. Me e bukura, nuk eshte kjo. Jane faktet qe te nxjerrin zbuluar, ndryshe nga çfare pretendon. E njejta media, me te njejtin botues, ne momentin kur eshte botuar libri i presidentit Topi, me 12 maj 2019, ne oren 09:05, ka botuar te njejten pjese deshmie te shkeputur nga libri. Dhe çuditerisht, ne 12 maj 2019, une nuk isha akoma nje ?stalker me pagese?, ashtu si me etiketon ti tek koleget e mi, ne ato bisedat imformative tek per tek, te zyra ne fund te korridorit. Madje nuk isha zbuluar akoma si nje zhdukes kasetash te 21 janarit. Pikerisht ne kete dite maji, ne ballinen e shqiptarja.com, afishohet shkrimi per librin e presidentit.
Brenda ne shkrim, eshte shkeputur e njejta deshmi per 21 janarin. Por aty nuk ka as censure, as manipulim, as shtremberim faktesh.
Aty i ke qendruar pike per pike te vertetes. Sigurisht emri im dhe gjithe paragrafet qe ke zhdukur me vone, jane te rreshtuar njeri mbi tjetrin. Emri Artan Hoxha brenda pak radheve, permendet kater here!!!!! Si eshte e mundur profesor???!!!

Ne 12 maj 2019-en, une kam qene ne librin e presidentit Topi dhe ne median tende. Kurse ne 22 janar 2021, me ke zhdukur nga deshmia e presidentit dhe me ke fshire nga faqja e dheut!!! Sikur nuk vete kjo pune Bollino?! Sikur e verteta eshte e vertete, dhe nuk duhet cenuar, na ke sugjeruar dikur.
Apo ?beni si them une, mos beni si bej une?… Ky akt, thjeshte me kujton censuren në rregjimin komunist, eshte zhgenjyes. Aq me teper, kur e ben ti, qe je rritur dhe formuar si njeri i lire, në perendim. Po i huazoj nje shprehje aktorit te madh Agim Qirjaqi. I cili thote: ?Veshin e pashait, e kane shurdhuar tringellimat e grosheve te argjende…? Qe te jemi te ndershem deri ne fund. E nise vetë kete valle. Duke sulmuar piset, poshte brezit….
Gjithnje e ke nenvleresuar integritetin e gazetareve shqiptare. Shume kohe te ka ecur, por tashme populli yne thote, ?ndalu beg se ka hendek?…
Intervisten e mbremjes se 21 janarit 2021, e mbylle me frazen:

?Faji i një gazetari eshte; kur hesht, kur fut në xhep provat, ose kur gënjen.
Këto janë krimet profesionale të një gazetari dhe unë nuk mendoj se e kam bërë ndonjëherë?… Pas fotove qe po te publikoj me poshte, ku e sheh veten?!
Te cili nga paragrafet, qe ke renditur po vetë?!

Si perfundim, per te qene korrekt me lexuesit, dhe me te verteten, ?Ose publikoje deshmine e presidentit Topi ashtu si eshte ne te vertete.
Ose hiqe fare. Do te ishte me e ndershme. Thjeshte, do te ishte e verteta e nje deshmie…..?, shkruan Hoxha./CNA.al





Lajmet e fundit nga