Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Në një video-samit krerët e vendeve të BE-së u konsultuan lidhur me krizën e koronavirusit dhe koordinimin e masave për menaxhimin e saj. Në takim merrte pjesë edhe kancelarja Merkel. Parimisht u pranua ideja për aplikimin e një certifikate vaksinimi. Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, që drejtoi video- konferencën të enjten (21.01), tha se megjithatë BE mbetet e ?rezervuar” sa u përket avantazheve që mund të mundësohen nga certifikata e vaksinimit lidhur me udhëtimin. Udhëheqësit e BE-së e diskutuan idenë e përdorimit të certifikatave të vaksinës si një formë pasaporte udhëtimi, por propozimi është ende në fazat e tij të hershme. Gjatë muajve të ardhshëm mund të vendoset konkretisht nëse ky dokument do ta lehtësojë lëvizjen e lirë në kushtet e pandemisë.
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha pas samitit, se për shkak të mutacionit të virusit janë të nevojshme më shumë testime, edhe ndaj variantit të ri që me gjasë është edhe më ngjitës. Synimi i samitit ishte diskutimi për koordinimin e reagimit ndaj pandemisë, duke përfshirë rregullore më të ashpra udhëtimesh dhe shpërndarje masive të vaksinave.
Takimi i nivelit të lartë lidhej me “çështje shumë praktike?, si për shembull si mund të testohen dhjetëra mijëra udhëtarë dhe si të parandalohet transmetueshmëria e infeksionit nga një kufi në tjetrin.
Gjithësesi çështja e ndalimit të udhëtimeve, sikurse kishte propozuar Belgjika, mbetet në dorë të vendeve, tha von der Leyen. Megjithatë tërhiqet vëmendja që të shmangen udhëtimet jo domosdoshmërisht të nevojshme. Raundi i krerëve të vendeve anëtare të BE-së ishte dakord, që tregu i brendshëm e kësisoj qarkullimi i mallrave të mbahet sa më mirë të jetë e mundur në funksionim. Lidhur me furnizimin me vaksina von der Leyen u shpreh optimiste, që BE-ja do të sigurojë mjaftueshëm vaksina për popullsinë e BE-së. Eshtë në interesin e vet BE-së që vaksina sa më shpejt të jetë e mundur të ndahet edhe me rajonet e tjera të botës, u shpreh ajo.
Politikanët në Gjermani kundër mbylljes së kufijve
Shefi i stafit të kancelares Angela Merkel tha, se Gjermania mund t’i mbyllë kufijtë e saj nëse shtetet dështojnë të kontrollojnë menaxhimin e koronavirusit. Paralajmërimi erdhi pak përpara samitit të BE-së mbi pandeminë, i cili u përqendrua tek variantet e reja të COVID.
Helge Braun i tha televizionit publik ARD, se Gjermania duhet të marrë masa për të parandaluar shpërthimin e infeksionit, në mënyrë që vendet të mund të mbrojnë veten nga variantet e reja dhe më të transmetueshme të virusit. “Rreziku qëndron në faktin se kur infeksionet në një shtet rriten, atëherë ky mutacion shndërrohet thuajse në variantin e shumicës, e më pas nuk mund të mbahet nën kontroll,? tha ai. “Si pasojë, rregulla akoma më të rrepta janë të pashmangshme për kufijtë. Dhe duke qenë se asnjë s’do ta donte këtë, është e rëndësishme që të veprojmë sëbashku,?shtoi ai. Braun i tha të mërkurën (20.01) Deutsche Welle-s se mbyllja e kufijve në Europë do të ishte “zgjidhja më e keqe? por ndoshta më “e pashmangshmja?, pa një marrëveshje të përbashkët europiane.
Ai tha se kontrolli i zinxhirit të mutacionit të ri duhet të jetë prioriteti kryesor për Bashkimin Europian dhe u bëri thirrje anëtarëve të veprojnë në mënyrë të sinkronizuar për të ndaluar përhapjen e këtij mutacioni sa më shumë që të jetë e mundur.
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass u deklarua kundër kontrollit të kufijve. “Mendoj se duhet të bëjmë gjithçka mundemi për të parandaluar që kjo të ndodhë sërish? ? u shpreh për ARD ministri Mass. “Të parandalojmë kontrollin kufitar dhe radhë në kufij që shkojnë deri në 50 kilometër.?
Franziska Brantner, zëdhënësja e Partisë së Gjelbër, i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP se vendet anëtare duhet të përqendrohen në vendosjen e rregullave të përbashkëta për udhëtimet. “Kontrolli i kufijve nuk është zgjidhje, por vetëm sa ndërlikon më shumë situatën në pikat kufitare,? tha ajo. Vendet e BE-së duhet të adresojnë bashkërisht prodhimin e vaksinës kundër COVID, në mënyrë që të arrijnë nivelin e synuar të vaksinimit prej 70%, deri në verë? shtoi ajo.
Braun tha se ndihej i sigurt se “me ardhjen e pranverës dhe vaksinat, ne do të kthehemi në normalitet dhe se nuk do të ketë më probleme ? të paktën jo nga një mutacion viral ngjitës – i cili më pas do të jetë edhe më i vështirë për t’u kontrolluar”.
Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve raportoi të enjten (21.01) të dhënat 14-ditore të rasteve të reja të raportuara të COVID-19, për 100 mijë banorë. Shifrat e fundit treguan se Gjermania raportoi një normë infeksioni prej 319.4.
Vendet e tjera të BE-së regjistruan normat si më poshtë: Austri 299.6; Belgjikë 248.3; Danimarkë 364.9; Francë 380.9; Greqi 79.3; Itali 374.1; Hollandë 555.4; Spanjë 804.5; dhe; Suedi 669. Ndërkohë, Britania e Madhe raportoi një normë prej 1112.1./DW
Varianti i ri i koronavirusit që u shfaq në Kent vitin e kal...
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të Shteteve të Bashkuara d...
Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me k...
Mbi 50,000 persona kanë humbur jetën pas infektimit me koron...
Kompania amerikane, Pfizer dhe ajo gjermane, BioNTech kanë r...
Një skandal është raportuar sot nga mediat italiane, për vak...
Kabineti i presidentit të ri amerikan Joe Biden reflekton la...
Republikanët në Senatin amerikan të enjten u kërkuan demokra...
BE do të aplikojë një certifikatë për vaksinimin, por kjo fi...
Dr. Anthony Fauci është rikthyer në dhomën e konferencave të...
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ...
Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny, apeloi vendimin e gjyk...
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ka arsye për optimi...
Hungaria bëhet vendi i parë në Bashkimin Evropian që jep mir...
Gjermani ka paralajmëruar mbyllje te kufijve me vendet fqinj...
Ndër 17 urdhërat ekzekutivë të nënshkruar gjatë orëve të par...
Joe Biden, një figurë e rëndësishme e Partisë Demokrate në s...
Katër persona kanë mbetur të vdekur nga një shpërthim në një...
Ish Presidenti Donald Trump respektoi një traditë tre-dekadë...
Zyrtarish Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kenë preside...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...