Dr. Fauci rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, në rolin e zëdhënësit për Covid-19
Dr. Anthony Fauci është rikthyer në dhomën e konferencave të...
BE do të aplikojë një certifikatë për vaksinimin, por kjo fillimisht do të vlejë si dokument mjekësor. Se si mund të kushtëzohen avantazhe për lirinë e lëvizjes përmes saj, mbetet të vendoset në muajt e ardhshëm.
Në një video-samit krerët e vendeve të BE-së u konsultuan lidhur me krizën e koronavirusit dhe koordinimin e masave për menaxhimin e saj. Në takim merrte pjesë edhe kancelarja Merkel. Parimisht u pranua ideja për aplikimin e një certifikate vaksinimi. Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, që drejtoi video- konferencën të enjten (21.01), tha se megjithatë BE mbetet e ?rezervuar” sa u përket avantazheve që mund të mundësohen nga certifikata e vaksinimit lidhur me udhëtimin. Udhëheqësit e BE-së e diskutuan idenë e përdorimit të certifikatave të vaksinës si një formë pasaporte udhëtimi, por propozimi është ende në fazat e tij të hershme. Gjatë muajve të ardhshëm mund të vendoset konkretisht nëse ky dokument do ta lehtësojë lëvizjen e lirë në kushtet e pandemisë.
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha pas samitit, se për shkak të mutacionit të virusit janë të nevojshme më shumë testime, edhe ndaj variantit të ri që me gjasë është edhe më ngjitës. Synimi i samitit ishte diskutimi për koordinimin e reagimit ndaj pandemisë, duke përfshirë rregullore më të ashpra udhëtimesh dhe shpërndarje masive të vaksinave.
Takimi i nivelit të lartë lidhej me “çështje shumë praktike?, si për shembull si mund të testohen dhjetëra mijëra udhëtarë dhe si të parandalohet transmetueshmëria e infeksionit nga një kufi në tjetrin. Gjithësesi çështja e ndalimit të udhëtimeve, sikurse kishte propozuar Belgjika, mbetet në dorë të vendeve, tha von der Leyen.
Megjithatë tërhiqet vëmendja që të shmangen udhëtimet jo domosdoshmërisht të nevojshme. Raundi i krerëve të vendeve anëtare të BE-së ishte dakord, që tregu i brendshëm e kësisoj qarkullimi i mallrave të mbahet sa më mirë të jetë e mundur në funksionim.
Lidhur me furnizimin me vaksina von der Leyen u shpreh optimiste, që BE-ja do të sigurojë mjaftueshëm vaksina për popullsinë e BE-së. Eshtë në interesin e vet BE-së që vaksina sa më shpejt të jetë e mundur të ndahet edhe me rajonet e tjera të botës, u shpreh ajo.
Politikanët në Gjermani kundër mbylljes së kufijve
Shefi i stafit të kancelares Angela Merkel tha, se Gjermania mund t’i mbyllë kufijtë e saj nëse shtetet dështojnë të kontrollojnë menaxhimin e koronavirusit. Paralajmërimi erdhi pak përpara samitit të BE-së mbi pandeminë, i cili u përqendrua tek variantet e reja të COVID.
Helge Braun i tha televizionit publik ARD, se Gjermania duhet të marrë masa për të parandaluar shpërthimin e infeksionit, në mënyrë që vendet të mund të mbrojnë veten nga variantet e reja dhe më të transmetueshme të virusit. “Rreziku qëndron në faktin se kur infeksionet në një shtet rriten, atëherë ky mutacion shndërrohet thuajse në variantin e shumicës, e më pas nuk mund të mbahet nën kontroll,? tha ai. “Si pasojë, rregulla akoma më të rrepta janë të pashmangshme për kufijtë. Dhe duke qenë se asnjë s’do ta donte këtë, është e rëndësishme që të veprojmë sëbashku,?shtoi ai. Braun i tha të mërkurën (20.01) Deutsche Welle-s se mbyllja e kufijve në Europë do të ishte “zgjidhja më e keqe? por ndoshta më “e pashmangshmja?, pa një marrëveshje të përbashkët europiane.
Ai tha se kontrolli i zinxhirit të mutacionit të ri duhet të jetë prioriteti kryesor për Bashkimin Europian dhe u bëri thirrje anëtarëve të veprojnë në mënyrë të sinkronizuar për të ndaluar përhapjen e këtij mutacioni sa më shumë që të jetë e mundur.
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass u deklarua kundër kontrollit të kufijve. “Mendoj se duhet të bëjmë gjithçka mundemi për të parandaluar që kjo të ndodhë sërish? ? u shpreh për ARD ministri Mass. “Të parandalojmë kontrollin kufitar dhe radhë në kufij që shkojnë deri në 50 kilometër.?
Franziska Brantner, zëdhënësja e Partisë së Gjelbër, i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP se vendet anëtare duhet të përqendrohen në vendosjen e rregullave të përbashkëta për udhëtimet. “Kontrolli i kufijve nuk është zgjidhje, por vetëm sa ndërlikon më shumë situatën në pikat kufitare,? tha ajo. Vendet e BE-së duhet të adresojnë bashkërisht prodhimin e vaksinës kundër COVID, në mënyrë që të arrijnë nivelin e synuar të vaksinimit prej 70%, deri në verë? shtoi ajo.
Braun tha se ndihej i sigurt se “me ardhjen e pranverës dhe vaksinat, ne do të kthehemi në normalitet dhe se nuk do të ketë më probleme ? të paktën jo nga një mutacion viral ngjitës – i cili më pas do të jetë edhe më i vështirë për t’u kontrolluar”.
Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve raportoi të enjten (21.01) të dhënat 14-ditore të rasteve të reja të raportuara të COVID-19, për 100 mijë banorë. Shifrat e fundit treguan se Gjermania raportoi një normë infeksioni prej 319.4.
Vendet e tjera të BE-së regjistruan normat si më poshtë: Austri 299.6; Belgjikë 248.3; Danimarkë 364.9; Francë 380.9; Greqi 79.3; Itali 374.1; Hollandë 555.4; Spanjë 804.5; dhe; Suedi 669. Ndërkohë, Britania e Madhe raportoi një normë prej 1112.1./DW
Dr. Anthony Fauci është rikthyer në dhomën e konferencave të...
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ...
Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny, apeloi vendimin e gjyk...
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ka arsye për optimi...
Hungaria bëhet vendi i parë në Bashkimin Evropian që jep mir...
Gjermani ka paralajmëruar mbyllje te kufijve me vendet fqinj...
Ndër 17 urdhërat ekzekutivë të nënshkruar gjatë orëve të par...
Joe Biden, një figurë e rëndësishme e Partisë Demokrate në s...
Katër persona kanë mbetur të vdekur nga një shpërthim në një...
Ish Presidenti Donald Trump respektoi një traditë tre-dekadë...
Zyrtarish Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kenë preside...
Presidenti Donald Trump ndoshta do të mbahet mend më së shum...
Pas vendimit të Serbisë për marrjen e vaksinës kineze, deput...
Një alarm për bombë është raportuar në Gjykatën e Lartë në S...
Presidenti në ikje i SHBA, Donald Trump ka mbërritur në bazë...
Ish presidenti i SHBA, Donald Trump është larguar nga Shtëpi...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është cer...
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka shpërthyer nd...
Qindra mijëra spektatorë vijnë zakonisht në ceremoninë e mar...
Serbia është vendi i parë në Europë që ka nisur fushatën e v...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...