Sondazhi/ Këto janë tre problemet kryesore të shqiptarëve
Papunësia, Korrupsioni dhe emigracioni janë 3 problemet më k...
Në sytë e 62.7% të shqiptarëve vendi ka një ekonomi të keqe. Ky ishte zbulimi i një sondazhi të Euroneës Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB.
38.8% e shohin ekonominë e vendit si disi të keqe, ndërsa 23.9% si shumë keq.
Vetëm 13.2 për qind e të anketuarve mendojnë se ekonomia është disi mirë ose shumë mirë.
Duke marrë shkas nga këto përgjigje, ndjenja kryesore që ngjall ekonomia e vendit tek shqiptarët është shqetësimi. Por nuk mungojnë as optimistët dhe ata që besojnë se situata do të përmirësohet. Mërzia, acarimi, frika, neveria, nervoziteti janë disa nga ndjesitë e tjera me të cilat shqiptarët përshkruajnë ekonominë e vendit tonë.
Krenaria e gëzimi ishin ndjesitë me përqindjen më të vogël të atyre që u përgjigjën 5.4 dhe 4.8 për qind.
Ndërsa shqetësimi ndahet nga të gjitha grupmoshat, më të shqetësuarit shfaqen të rinjtë 25-35 vjeç, pasuar nga mosha 45-54 vjeç.
Femrat janë më optimistet, ndërsa dozat e fundit të krenarisë dhe gëzimit raportohet t?i kenë mbetur moshës 65-75 vjeç.
Rreth gjysma e shqiptarëve mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar, ndërsa 40.24% besojnë se po shkon në drejtimin e duhur, ku meshkujt janë më të vendosurit në përgjigjen e tyre për mirë ose keq, ndërsa femrat llogariten se kanë përqindje më të lartë perceptimi të pandryshuar.
Sa i takon të dhënave për ekonominë familjare 24.7% janë shprehur se ajo është shumë mirë ose disi mirë, 36.2% as mirë, as keq ndërsa 39.1% se ekonomia familjare është disi/shumë keq.
Nga krahasimi i të dhënave rezulton se teksa 13.2% e shqiptarëve mendojnë se ekonomia e vendit është e mirë, kjo shifër është më e lartë, 24.7 % për ekonominë familjare.
Shifrat e atyre që janë shprehur as mirë as keq për situatën familjarë 36.2% ia kalojnë të njëjtës gjendje për situatën ekonomike në vend, e cila shprehet në shifrën 24.2%.
Për situatën ekonomike të vendit 62.7% shprehen se ajo është keq, ndërsa 39.1% mendojnë se e njëjta situatë shfaqet edhe për ekonominë familjare.
Metodologjia
3 muaj përpara zgjedhjeve, 1600 shqiptarë janë përgjigjur ballë për ballë në një intervistim në shtëpitë e tyre dhe 2000 të tjerë në mënyrë telefonik, se cilat janë shqetësimet e tyre, si e vlerësojnë ata ekonominë, punën e qeverisë apo të opozitës dhe sa vota do të marrin partitë politike, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë javë. Janë 5 sondazhe në total që do të zhvillohen periodikisht deri në ditën e zgjedhjeve.
Studimi u shtri në 12 zona elektorale, periudha e intervistave ishte 22 dhjetor 2020 -13 janar 2021 ku metodologjia e kampionimit ishte shtresëzim me shumë faza/kampione të rastësishëm. Persona me të drejtë vote, të ndarë në mënyrë të barabartë sipas gjinisë u janë përgjigjur 43 pyetjeve.
Qëllimi i sondazhit është hulumtimi i mendimeve dhe qëndrimeve të qytetarëve shqiptarë për zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Rezultatet e para u prezantuan në emisionin Barometri Politik nën moderimin e gazetares Ilva Tare, ku qenë të pranishëm një panel prej 6 analistësh, si dhe drejtori i kompanisë MRB, z. Dimitri Mavros./CNA.al
Papunësia, Korrupsioni dhe emigracioni janë 3 problemet më k...
Bashkimi i të gjitha partive opozitare do t’i kthente zgjedh...
Deputeti socialist Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të for...
Qeveria shqiptare e shpalli diplomatin rus Alexei Krivosheev...
Personat e vaksinuar do të duhet të pajisen me një “pasaport...
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Bledi Çuçi, i ftuar në Abc...
Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshi...
Ministrja e Shëmndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur mbrë...
Prostitucioni vijon të mbetet një temë e nxehtë dhe ngjall d...
Një memorandum mirëkuptimi u nënshkrua sot mes Zyrës së Insp...
Eugena Tomini emërohet zëvendës ministre e Shëndetësisë.Vend...
Zbardhen kërkesat e policisë ndaj Prokurorisë për rihetimin ...
Gazetari i njohur shqiptar, Sokol Balla, ka botuar në 10-vje...
Dhjetë vite më parë, 4 protestues të pafajshëm, Ziver Veizi,...
Deputeti i Partisë Socialiste njëherësh kreu i Komisionit të...
Kryeministri Edi Rama së bashku me familjarët e viktimave të...
Kryeministri Rama gjatë një fjalimi përballë familjarëve të ...
Drejtoria e Përgjithshme detare ka paralajmëruar përkeqësim ...
Ditën e djeshme qarkulloi në rrjet një foto ku shfaqej kryet...
21 janar 2011 – 21 janar 2021Plot 10 vite pa drejtesi. Nje k...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...