web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pasaportë vaksinimi për udhëtime?/ Manastirliu: Dokumenti do të merret në e-Albania

21 Janar 2021, 21:45, Aktualitet CNA

Personat e vaksinuar do të duhet të pajisen me një ?pasaportë udhëtimi? për të dalë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Për këtë u pyet edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila tregoi se si mund të merret dokumenti që vërteton vaksinimin.

Manastirliu tha se dokumenti mund të nxirret lehtësisht nga e-Albania dhe do të jetë me një kod të skanuar.

Biseda në emisionin ?Opinion?:

Fatos Hakorja: Ne do të pajisemi me ndonjë dokument për udhëtim?

Ministrja Manastirliu: Po, ne kemi planifikuar dhe e kemi gati që nëpërmjet e-Albania të merret formati i vaksinimit. Pra që ke kryer vaksinimin në dozën e parë.

Blendi Fevziu: Dhe ky do të shërbejë për udhëtimet jashtë?

Fatos Hakorja: Çfarë dokumenti do të marrim zonja ministre, se mund të jetë një dokument lehtësisht i falsifikueshëm?

Ministrja Manastirliu: Do të merret nëpërmjet një kodi të skanuar nëpërmjet e-Albania./ CNA.al





Lajmet e fundit nga