Frikë nga përhapja e variantit të ri të Covid/ Gjermania do zgjasë izolimin deri në mes të shkurtit
Kancelarja gjermane Angela Merkel është e vendosur të dakord...
Trajtimi i pacientëve me COVID -19 me plazmë konvalescente mund të rezultojë me efekte të mira te pacientët që e marrin këtë trajtim në kohën e duhur, thotë për Radion Evropa e Lirë, infektologu Sali Ahmeti.
Pas nënshkrimit të udhëzuesit për trajtim me plazmë konvalescente të pacientëve me sëmundjen COVID-19 si terapi mbështetëse, nga ana e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, tash janë duke u shikuar anët teknike se si do të realizohet kjo metodë, thotë Ahmeti njëherë kryesues i grupit punues për hartimin e protokollit për përdorimin e plazmës konvalescente.
Data e fillimit të përdorimit të kësaj metode ende nuk është e caktuar. Por, sipas infektologut Ahmeti, kjo metodë do të nisë shumë shpejt, pasi të bëhet edhe grumbullimi i plazmës nga vullnetarët, persona që tani kanë kaluar sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi.
Trajtimi i pacientëve me COVID -19 me plazmë konvalescente bëhet duke marrë plazmën e gjakut nga pacientët e shëruar nga koronavirusi, pasi që gjaku i tyre ka antitrupa që luftojnë virusin. Transfuzioni i antitrupave besohet se krijon atë që njihet si ?imuniteti pasiv? te të prekurit me COVID-19.
Ndarja e gjakut nga plazma bëhet në transfuzionin e gjakut.
Kjo metodë e trajtimit përmes plazmës është aplikuar në vazhdimësi për shumë sëmundje brenda Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Bukurije Zhubi, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut (QKKTGJ), tha për Radion Evropa e Lirë, se ky institucion është i gatshëm të fillojë me grumbullimin e plazmës konvalescente.
?QKKTGJ-ja është e gatshme që të grumbullojë plazmën nga personat që e kanë kaluar dhe janë shëruar nga COVID-19 dhe që të njëjtit plotësojnë kushtet e dhuruesit të zakonshëm?, tha Zhubi.
Sali Ahmeti thotë se në bazë të informacioneve që ata kanë, efektshmëria e mjekimit me plazmëm konvalescente, sipas përvojave të vendeve tjera, është e ndryshme, diku me efekte më të mëdha e diku më pak.
Megjithatë, sipas tij, efektshmëria varet jo vetëm nga dhënia e saj, mirëpo edhe nga pacienti i cili e merr dhe koha më e përshtatshme e aplikimit të kësaj metode.
Dhënia sa më e hershme e kësaj plazme, shton Ahmeti, ka efekte më të mira.
?Efektshmëria më e mirë e saj është nëse ajo jepet së paku nga dita e shtatë deri në ditën e 15-të, pasi që ajo është një plazmë e zakonshme e cila dallon prej plazmës rutinore, për faktin se përmban antitrupa të gatshëm të cilët do t?i kundërvihen virusit?, thotë Ahmeti.
Në Kosovë, trajtimi për personat e infektuar me koronavirus vazhdon të jetë si terapi mbështetëse dhe përfshin dhënien e vitaminave të ndryshme, trajtimin me okigjenoterapi dhe me ilaçe antipiretike dhe analgjetike.
Ndryshe, shumë vende të botës tani më kanë bërë trajtimin e pacientëve me COVID-19 me plazmën e gjakut të pacientëve të shëruar nga kjo sëmundje.
Ndërkaq, sipas BBC-së, Britania ka ndërprerë përkohësisht këtë formë të trajtimit të pacientëve me koronavirus.
Sipas disa të dhënave të fundit, të një studimi të bërë nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, në bashkëpunim me Universitetin e Oxford-it, thuhet se trajtimi i pacientëve me COVID-19 me plazmën konvalescente, nuk ulë numrin e vdekjeve te pacientët e shtrirë në spital.
Sipas këtyre të dhënave të analizimit për 1,873 raste që kanë përfunduar me fatalitet në Britani, trajtimi me plazmën e gjakut ?nuk ka bërë ndonjë diferencë të madhe?.
?Tetëmbëdhjetë për qind e pacientëve që janë trajtuar me plazmën konvalescente kanë vdekur brenda 28 ditësh ? që është shifra e njëjtë me pacientët që kanë marrë trajtim standard për koronavirus?, thuhet në të dhënat paraprake të studimit.
Ndërkaq, në janar të këtij viti, Komisioni Evropian njoftoi se do të mbështesë një sërë projektesh, për trajtimin e koronavirusit me plazmën konvalescente.
Trajtimi përfshin transfuzionin e plazmës konvalescente te pacientët e sëmurë, në mënyrë që t?ua përmirësojë imunitetin dhe aftësinë e tij për të luftuar virusin. Po ashtu, kjo formë e trajtimit do të mund t?i ofronte industrisë së shëndetësisë që të pastrojë antitrupat dhe të bëjë një produkt shëndetësor për COVID-19 (imunoglobinën)
?Për efikasitetin e këtyre dy qasjeve po kryhen hetime në mbarë botë, përfshirë edhe nga projektet që BE-ja financon. Këto dy lloje të trajtimeve mbështetjen në grumbullimin e sasive të mëdha të plazmës konvalescente nga pacientët e shëruar nga COVID-19?, tha Komisioni Evropian.
Sipas këtij institucioni të BE-së, rezultatet e para janë premtuese, me pak të dhëna që tregojnë për raste kur ka pas efekt të kundërt. Rezultatet e tjera priten të dalin pas provave klinike.
?Rezultatet e deritashme sugjerojnë se transfuzioni më i hershëm (i plazmës së gjakut) nga donatorët, kanë më shumë antitrupa dhe ofrojnë më shumë efikasitet në uljen e vdekshmërisë te pacientët me koronavirus?, thotë BE-ja.
Rastet e para me COVID-19 në Kosovë janë shënuar me 13 mars të vitit 2020. Që atëherë janë regjistruar 56.412 persona të infektuar. Prej tyre, 1.420 kanë vdekur, ndërsa 49.713 pacientë janë shëruar./rel
Kancelarja gjermane Angela Merkel është e vendosur të dakord...
Qeveria gjermane e kancelares Angela Merkel dhe udhëheqësit ...
Të martën (19 janar) parlamenti në Athinë vendos mbi zonën-d...
Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, planifikon të shpalosë një...
Zyrtarët e sigurisë në Shtetet e Bashkuara thonë se po marri...
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se bota ës...
Në Rusi, një gjykatës dha urdhër për ta dërguar kritikun e K...
Bota është në prag të një “dështimi moral katastrofik”, sa i...
Rënia e numri të të infektuarve, ka bërë që shteti fqinj, Gr...
Me situatën në Gjermani ende kritike, Kancelarja Angela Merk...
Fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, dhe...
Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe ka...
Arrestimi i kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalny pas mbërr...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka marrë dozën e dytë ...
Ligjvënësit britanikë nga radhët e Komisionit për të Drejtat...
Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka p...
Nga Yann RusoTokio – Është një nga misteret më të mëdhenj të...
Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny është ndaluar nga f...
Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexey Navalni u nis të dielën d...
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 1530 t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...