Faktet/ Pse Veliaj vonon procesin gjyqësor dhe frika që ka nga drejtësia
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny është ndaluar nga forcat policore në aeroportin Sheremetyevo të Moskës, pak minuta pasi ai arriti nga Gjermania. Avokati i tij, që kishte udhëtuar me Navalnyn nga Gjermania për në Rusi, nuk është lejuar që ta shoqërojë atë.
Gjatë një transmetimi direkt, Navalny u pa teksa u mor nga autoritetet derisa ai po qëndronte pranë kabinës së kontrollit të pasaportave. Gruaja e tij, Yulia Navalnaya, e cila udhëtoi së bashku me të nga Gjermania, u lejua që të kalojë kontrollin e pasaportave.
Autoritetet e Shërbimit Korrektues rus kanë konfirmuar ndalimin e Navalnyt, raporti Interfax. Në deklaratën e këtij shërbimi u tha se Navalny është ndaluar për shkak të “shkeljeve të shumta” të kushteve të pezullimit të një dënimi të tij më 2014 për përvetësim fondesh. Pak para se të ndalohej, Navalny u tha gazetarëve se ishte “i lumtur” që është kthyer në Rusi dhe se u shpreh se është i bindur se nuk do të arrestohej.
Navalny kishte qëndruar për disa muaj në Gjermani, ku kishte marrë trajtim mjekësor pas një helmimi, për të cilin i ka fajësuar autoritetet ruse.
Ai ishte paralajmëruar nga autoritetet për mundësinë e arrestimit me të arritur në Rusi.
Avioni me të cilën po udhëtonte Navalny ateroi më 17 janar në aeroportin Sheremetyevo të Moskës, ndonëse paraprakisht ishte paraparë që të ateronte në aerportin Vnukovo.
Por, autoritetet ruse mbyllën për fluturime aeroportin Vnukovo.
Teksa po prisnin Navalnyn në aerportin Vnukovo, dhjetëra persona u arrestuan.
Në mesin e të arrestuarve është edhe Lyubov Sobol, avokat në Fondacionin Anti-korrupsion të Navalnyt; Ruslan Shaveddinov menaxher projektesh në këtë fondacion dhe gazetari i Novaya Gazeta, Vlad Dokshin. Raportohet se në mesin e të arrestuarve ka edhe gazetarë të tjerë.
Navalny u nis më herët gjatë 17 janarit nga Gjermania drejt Rusisë dhe para nisjes u pyet nga gazetarët rreth mundësisë së arrestimit.
?Unë, të arrestohem? Unë jam i pafajshëm?, tha Navalny për gazetarët para se të hipte në avionin e Pobedas, që është në pronësi të kompanisë shtetërore, Aeroflot.
Më 13 janar, Navalny njoftoi se do të kthehej në Rusi, pavarësisht paralajmërimeve nga Shërbimi Korrektues Federal se do ta arrestojnë atë.
Muajin e kaluar, ky shërbim kërkoi që Navalny të rikthehej menjëherë nga Gjermania ose do të përballej me burgim në Rusi, pasi thanë se Navalny ka shkelur kushtet e dënimit me kusht, lidhur me një dënim më 2014 për mashtrime.
Navalny është njëri nga kritikët më të zëshëm të presidentit rus, Vladimir Putin.
Pasi u ulë në ulësen e tij në aeroplan, Navalny tha se është i lumtur që po kthehet në shtëpi.
?Ky është momenti më i mirë në këto pesë muajt e fundit. Ndihem mirë, më në fund po kthehem në qytetin tim?.
I pyetur nëse mendon se autoritetet ruse do ta arrestojnë, ai tha se është i pafajshëm.
?Pse të frikësohem? Çfarë e keqe mund të më ndodh mua në Rusi. Besoj se ndihem si çdo qytetarë i Rusisë që ka të drejtë të kthehet në shtëpi?, tha ai.
Sipas dokumenteve të një gjykate ruse, Navalny mund të përballet deri me tre vjet burgim.
Navalny në këtë fluturim u shoqëruar nga gruaja e tij Yulia dhe nga zëdhënësja e tij.
Në gusht të vitit 2020, ai u sëmurë teksa po udhëtonte nga qyteti Tomsk për në Moskë.
Testet e kryera në Gjermani, Francë dhe Suedi erdhën në përfundim se Navalny ishte helmuar me agjentin nervor Noviçok. Navalny e ka fajësuar direkt presidentin rus, Vladimir Putin për helmimin. Por, Kremlini ka mohuar se qëndron prapa helmimit të opozitarit rus.
Më herët, mbështetësit e tij thanë se do ta presin Navalnyn në aeroportin Vnukovo të Moskës, pavarësisht se temperatura të ulëta dhe shifrave të larta të rasteve me koronavirus që po regjistron Rusia.
Zyra e Prokurorit të Moskës paralajmëroi se tubimet në aerportin e Moskës janë joligjore dhe ka u ka thënë mbështetësve të Navalnyt që të mos dalin në aeroport, ose në të kundërtën ata mund të arrestohen ose gjobiten.
Navalny, i cili pret që të ketë sukses në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në shtator, po ashtu mund të përballet edhe me tri procese gjyqësore, të cilat, sipas tij, janë të motivuara politikisht./rel
Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexey Navalni u nis të dielën d...
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 1530 t...
Një kontigjent i madh trupash të Gardës Kombëtare mbërritën ...
Serbia ka marrë dozën e dytë të vaksinave Pfizer.Mediat vend...
Situata nga Covid në Kosovë po vjen drejt normalizimit. Gjat...
Twitter mbylli llogarinë e presidentit të SHBA Donald Trump ...
Teksa po përgatitet që të përfundojë një mandat të trazuar k...
Një burrë agresiv pa maskë ka kërcënuar një patrullë policie...
Autoritetet në të 50 shtetet amerikane janë në alarm për pro...
Nga sot ka nisur aplikimi i kufizimeve të reja anti-COVID në...
Presidenti amerikan Donald Trump pritet ta lërë Shtëpinë e B...
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publike listën përfundimtare të...
Të nervozuar, pa zgjidhje, të dëshpëruar, me shpresë, të dor...
Në mesin e pandemisë së Coronës, Armin Laschet i premtoi par...
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar gjashtë viktima si pas...
Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Alex Azar, jep dorëheqjen...
Armin Laschet arriti në raundin final pas largimit të kandid...
Kongresi i CDU-së po zhvillon punimet në mënyrë virtuale. Në...
Prokurorët amerikanë që ndjekin në mënyrë intensive autorët ...
Në Kosovë, janë regjistruar shtatë viktima të reja nga koron...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...