web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha emëron drejtuesin politik të qarkut Korçë

18 Janar 2021, 14:47, Politikë CNA

Kreu i PD, Lulzim Basha ka konfirmuar Edmond Spahon si drejtues politik në qarkun e Korçës. CNA.al e kishte raportuar më herët se në Korçë ishin në garë Eno Bozdo me Edmond Spahon.

Gjithashtu, ditën e sotme Basha zyrtarizoi edhe Mark Markun si drejtues politik në qarkun e Lezhës.

Kreu i PD filloi lëvizjet për çaktimin e drejtuesve politikë në qarqe vetëm pak javë më parë. Deri tani janë caktuar më shumë se gjysma e drejtuesve të qarqeve duke filluar nga Shkodra ku drejtues politik i PD-së, në këtë qark do të jetë Helidon Bushati.

Drejtues i PD në Fier, do të jetë Enkelejd Alibeaj dhe në Vlorë Bujar Leskaj. Ditën e sotme u konfirmuan edhe drejtuesit e qarkut të Elbasanit ku do të jetë Gazmend Bardhi si dhe drejtuesi i qarkut të Durrësit, Edi Paloka./CNA.al
 





Lajmet e fundit nga