Publikohen pamjet/ Punëtori i rrugës rreh me sende të forta priftin ortodoks në Lezhë
Kryetari i FRPD-së në Lezhë, Albert Loçi ka publikuar videon...
Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse duhet gati edhe 3 muaj.
Fushata ka filluar dhe palët bëjnë llogaritë. Nga jugu në veri palët numërojnë votat e pritshme të përkthyera në mandate.
CNA.al sjell një analize të plotë të votave dhe mandateve në këto 3 qarqe, duke sjellë shifrat e 3 zgjedhjeve të fundit, që kur ka filluar të votohet me sistemin propocional rajonal. Shifrat janë sipas të dhënave zyrtare në faqen e KQZ-së.
Një raport më shifrat, por edhe situatën dhe pritshmëritë në këto 3 qarqe që duket të jenë fushë betejat elektorale të 25 prillit. Kanë jo pak por 64 mandate deputetësh, gati gjysma e mandateve parlamentare dhe më shumë se gjysma e popullsisë në vend.
Edi Rama dhe PS synon të ruajë 74 mandatet, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe aleatët e tyre duan përmbysjen dhe opozita e re Patozi-Topalli, kërkojnë të jenë faktorë parlamentarë.
Në shumë qarqe nga veriu në jug rezultatet janë thuajse të pritshme dhe të njohura si në Kukës, Korçë, Shkodër, Lëzhë, Gjirokastër, Vlorë, Dibër etj.
Llogaritë elektorale në shumë pak zona presin përmbysje dhe beteja duket e fokusuar në 3 qarqe kryesore, Elbasan, Durrës dhe Tiranë, të cilat kanë edhe shumicën e votuesve por edhe mandateve.
Në këto zona edhe kampet elektorale kanë filluar fushatën, kanë emëruar të deleguarit dhe kanë filluar fushatën.
Këto tre qarqe kanë disa të përbashkëta. Kanë numrin më të madh të popullsisë, rrjedhimisht edhe numrin më të madh të mandateve.
Kanë numër çift mandatesh, disa vota më shumë për njërën palë diku është dy mandate diferencë. Qeverisen nga kryebashkiakë të majtë, në Durrësi komanduar.
Kanë edhe specifikat e tyre elektorale, ku Elbasani si qark shihet me votë majtas dhe në 3 palë zgjedhjet e fundit socialistët kanë fituar 2 herë dhe njëherë kanë dalë barazim. Këtu PD ka çuar Gazment Bardhin dhe LSI Monika kryemadhin, por opozita ka humbur PDIU dhe forcën elektorale të Aqif Rakipit i cili duket në distancë nga dyshja Basha ? Kryemadhi.
Socialistët kanë Taulant Ballën që historikisht është zgjedhur deputet në këtë qark. Demokratët nuk duket se synojnë fitoren por barazimin që mund të shpallej fitore, pasi rikuperojnë 2 mandate. Në zgjedhjet e fundit PD plus LSI morën vetëm 5 nga 14 mandate. Dy mandate u morën nga PDIU nën drejtimin e Aqif Rakipit, i cili është larg koalicionit Luli-Mona.
Socialistët do kërkojnë të ruajnë mandatet ekzistuese dhe mos lejojnë opozitën e Bashës të rikuperojë në këtë qark por të këtë një fitore me 2 mandate diferencë minimalisht .
Në vitin 2009 në Elbasan, dy kampet politike janë ndarë në barazim, ndërsa në 2013 ka fituar thellësisht koalicioni i majtë, ku mandatet janë 8 me 6 dhe PS ka gati 30 mijë vota më shumë se PD. Avantazh elektoral është edhe pushteti vendor, i cili drejtohet nga socialistët në këto zgjedhje.
Në 3 zgjedhjet e mepardhme PS ka pasur drejtimin e bashkisë Elbasan më e madhja në qark, por PD kontrollonte shumë nga komunat dhe bashkitë e vogla të këtij qarku, të cilat u ndryshuan pas reformës administrative dhe ju ?falën? socialistëve në tavolinë nga Lulzim Basha i cili bojkotoi zgjedhjet lokale.
Durrësi, shihet si bastion i fortë për PD, ku Basha e Kryemadhi, shpresojnë të sigurojnë jo vetëm barazimin por dy mandate shtesë.
Socialistet do tentojnë të ruajnë fitoren, pasi në zgjedhjet e fundit 2017, PD mori vetëm 4 mandate dhe LSI 2, Rilindja siguroi 8 mandate duke e dërrmuar opozitën.
Durrësi është një nga zonat ku Edi Rama dhe socialistët po punojnë më intensivisht se në çdo qark tjetër, kjo edhe me rindërtimin për shkak të pasojave që la tërmeti i 26 nëntorit te vitit 2019.
Socialistët në Durrës, llogaritë iu kanë ?fitore? edhe me barazimin, pasi ky qark shihet si bastrion i të djathtës dhe ka treguar që PD-në mund ta sjellë në pushtet si në vitin 2005. Por sot duket të jemi në një tjetër situatë.
Basha shkon në durës me figura të ricikluara dhe konsumuara politikisht si Edi Paloka apo Ferdinand Xhaferraj. Vetë PD lokalisht duket e përçarë dhe ende me qejf mbetje, ndërkohë që socialistët kanë siguruar në ekipin e tyre edhe shërbimet e Lefter Kokës që dobëson LSI dhe forcon votat e së majtës. PD ka shtesë votat e Agron Dukës.
Në vitin 2017, socialistët
ishin 8 mandate, 4 plus PD dhe 2 plus aleancës së sotme PD+LSI. Në 2013 e majta ka fituar me 10 mijë vota diferencë në këtë qark. Në 2009 PD dhe forcat qeverisëse siguruan 7 mandate, 5 PS dhe 1 LSI, në ato zgjedhje Durrësi kishte 13 mandate. Në 25 prill do ketë një mandat më shumë, por llogaritë tashmë janë ndryshe. Socialistët kanë nën kontrroll pushtetin lokal, ?dhuruar? nga mos futja e Bashës në zgjedhje në të gjitha njësitë vendore. Në 2 nga 3 përballjet e fundit socialistët drejtonin Bashkinë kryesore Durrësin, por PD kishte kontrrollin e shumë komunave në këtë qark.
Shfaqja politike nuk është kaq komedi, Durrësi mund të jetë një dramë për të dyja palët. Lulzim Basha frikën e tij e shfaqi në daljen e fundit televizive kur sapo u përmend Durrësi filloi me kërcenime ndaj kundërshatrëve elektoralë, gjë që nuk e bëri gjatë gjithë emisionit.
Tirana është epiqëndra e betejës politike, janë 36 mandate në garën elektorale, në dy zgjedhjet e fundit parlamentare opozita ka pësuar humbje të forta elektorale deri ne trauma. Në 2017 PD nuk mundi të merrte më shumë se 11 mandate, asnjë më shumë se në 2013 e vetme. Tashmë duke i shtuar dhe ato 5 të LSI në një mbledhje matematikore nuk del fituese. PS e vetme siguroi 18 nga 34 mandate në 2017.
Në 2013 sërish Tirana ishte një disfatë e turpshme, por Sali Berisha në atë kohë u kujdes ta minimizonte për shkak se drejtuei i fushatës Lulzim Basha ishte zgjedhur si ?trashëgimtar? në krye në PD. Demokratët morën në koalicion 13 mandate, ndërsa socialistet në koalicion 19 nga të cilat 3 mandate ishin të LSI. PS kishte 5 mandate dhe gati 50 mijë vota më shumë se PD.
Duke parë rezultatin e zgjedhjeve të viti 2009 PS dhe PD janë barazim, por dy mandatet e tjera ( në atë kohë kishte 32 mandate qarku Tiranë), janë marrë nga Ilir Meta e Fatmir Mediu, i pari i vetëm i dyti në koalicion me PD.
Qarku Tiranë, në disa nga zgjedhjet e fundit ka pasur bashki por edhe komuna në 2013 e 2009, të drejtura nga PD, si Kamza, Vora, Kavaja etj, që tashmë janë në duart e socialistëve.
Llagaritë elektorale në Tiranë nuk mund të bëhen edhe pa Erion Veliajn i cili qartazi ka marrë në dorë flamurin e fushatës dhe është vërsulur cep më cep, jo vetëm në kryeqytet por edhe në Kavajë e Rrogozhinë. Ndërkohë që opozita e sulmon ditë pas dite a thua se po garon Veliaj me Bashën e jo Rama.
Opozita shpreson së tepërmi tek konsumi politik i kryeministrit, tek bëmat dhe gjëmat e socialistëve në këto 8 vite pushtet, ku 4 kanë qenë me aleatin kryesor të PD sot LSI.
Rama dhe socialistët e shikojnë opozitën të pafuqishme, të dështuar dhe pa ide dhe do tentojnë të ruajnë apo dhe shtojnë mandatet për të qeverisur vendin dhe 4 vite, enigma zgjidhet në 25 prill pikërisht në 3 nga 12 qarqet që ka shqipëria.
Ekucioni me të panjohura X,Y dhe Z i ka në Elbasan, Durrës dhe Tiranë./CNA.al
Kryetari i FRPD-së në Lezhë, Albert Loçi ka publikuar videon...
Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Aleksandër Biberaj thotë ...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar listën e godi...
Ish-deputeti dhe pedagogu i njohur Mark Marku është zgjedhur...
Kreu i PD Lulzim Basha kujton mëngjesin e sotëm ditëlindjen ...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka reaguar pas dekl...
Në Gjirokastër, një qytet që mbrohet nga UNESCO, tre projekt...
Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama hapi fushatën e vaks...
Në zonat cilat nuk kanë më shumë se 300 banorë mbi 18 vjeç, ...
Deputetja socialiste e qarkut Gjirokastër, Artemis Malo sulm...
Dokumentari i gazetarit Marin Mema për fshatin Dropull, ku p...
Prej disa ditësh në Shqipëri ka filluar fushata e vaksinimit...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe ajo suedeze Elsa ...
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka lajmëruar se nesër në orë...
Kur kanë mbetur vetëm tre muaj nga data e përballjes elektor...
Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim në Elbasan, Anisa B...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi me disa...
Largimi i emrave me peshë nga LSI që i janë bashkuar PS kanë...
Përmes një postimi në rrjetin social Facebok, Topalli ka rea...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa ka publik...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...