Nis protesta e gjashtë në Tiranë kundër qeverisë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës kundër qeverisë në ...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës kundër qeverisë në ...
Adoleshentët dhe të miturit prej disa kohësh janë kthyer në tmerrin e shumë njerëzve në disa qytete.
CNA.al solli sot një video ekskluzive, ku dy të rinj hynë në një dyqan për të vjedhur dhe me ndihmën e njëri-tjetrit morën atë çfarë deshën.
Por duke qenë një fenomen që sa vjen dhe rritet, mendimi dhe opinioni i psikologëve është i rëndësishëm.
CNA.al kontaktoi me psikologen Denada Toçe, e cila u shpreh se vjedhjet nga të miturit janë një aktivitet që sa vjen dhe zhvillohet akoma më shumë, duke u kthyer në një shqetësim për komunitetin.
Psikologia thekson se të miturit dhe adoleshentët shfrytëzohen nga të rriturit që janë pjesë të grupeve kriminale, pasi ligji e ka të ndaluar që të dënohen fëmijët nën moshën 14 vjeç.
?Ky aktivitet ka kohë që zhvillohet, pra nga kriminaliteti, tek të rinjtë, tek paraadoleshentët sidomos është rritur shumë të paktën në këtë dekadën e fundit. Për shkak të shtimit të varfërisë dhe fenomenit social që është kërkesa për të mbijetuar, por kjo nuk e justifikon. Unë mendoj që është rritur edhe krimi brenda grupit të tyre duke u përfshirë në vepra penale të përsëritura, të tipit vjedhje, kanosje, fatkeqësisht ndonjëherë edhe të vrasjes.
Unë nga përvoja ime kur kam punuar në Gjykatën e Tiranës shihje fëmijë të vegjël fare që përfshiheshin në vepra shumë të rënda dhe përfshiheshin në grupe kriminale edhe nga të rriturit, të cilët e dinin që i kapte ligji dhe nuk përfshiheshin vetë në këto vepra, por organizonin grupe të rinjsh, sepse në paraadoleshencë dhe në adoleshencë kërkesa për të qenë te përfaqësimi i një grupi social është e madhe dhe ata përfitonin nga kjo gjë dhe merrnin role duke fituar ekonomi të lehtë.
Pjesa tjetër i shkonte këtyre të rriturve, të cilët shfrytëzonin këta fëmijë për veprat e tyre penale për qëllim përfitimi me vjedhjet nëpër dyqane, butiqe, biçikleta, nëpër bankomate apo edhe makina. Pra është një shfrytëzim i një rrjeti të rriturish që një pjesë të fitimeve të tyre i përdorin për lëndë narkotike dhe një pjesë i çonin tek familjet e tyre që ishin ekstremisht të varfra?, tha Denada Toçe.
Psikologia shtoi më tej se problem vijon të mbetet edhe edukimi dhe trajtimi nga ana e familjes. Sipas saj, shumë prindër nuk shqetësohen për fëmijën e mitur ku i gjen gjithë ato të ardhura.
Por Toçe shton se edhe shteti, si një familje më e madhe, duhet të reagojë dhe të përdorë të gjithë mekanizmat e vet, në mënyrë që në të ardhmen shoqëria të ketë profesionistë të zotë.
?Ajo që të bën përshtypje është e para se ka shumë familje që nuk shqetësohen se nga vijnë këto shuma parash dhe e dyta që bën përshtypje janë familja tjetër që është më e madhe, pra shteti që nuk është preokupuar, që këta adoleshentë që po lirohen çfarë do të bëjnë.
A kanë një edukim të duhur dhe a janë këta fëmijë nga një rrjet social që të marin edukimin e përshtatshëm. Në fund të fundit tia bëjnë me detyrim këtë edukim, të ketë një strategji që adoleshentët të kenë një edukim me qëllim ndërmarjen e një roli funksional në jetë, pra që të kishin një profesion nesër.
Një mënyrë më e mirë që t?i dhurosh një jetë funksionale në komunitet është t?i dhurosh një profesion, të organizosh një grup multifunksional me shërbim social ku i angazhon që të marin këshilla apo leksione motivues për jetën që ata të ndihen të vlerësuar?, u shpreh Denada Toçe për CNA.al.
Për psikologen është e rëndësishme që përveç mbështetjes morale, të miturve dhe adoleshentëve tu ofrohet edhe orientimi profesional, për të ulur kështu rezikshmërinë tek shoqëria.
?Përveç mbështetjes morale, duhet të ofrohet edhe pjesa e orientimit profesional, një aftësi që mund të ketë, mund të bëhet një mekanik i zoti, në një fushë të regullimit të motorave. Shteti i ka haruar komplet nuk e ka menduar që nesër ky mund të jetë një kontigjent i një grupi kriminal shumë i rezikshëm. Kjo e bën shoqërinë që të jetë në një kërcënim shumë të madh.
Unë e pata thënë para shumë vitesh, që nëse ne sot nuk kujdesemi për adoleshentët dhe për fëmijët nesër do të kemi të rritur mjaft të rrezikshëm për shoqërinë tonë. Këtë e thosha pikërisht për lidhjet në veprat penale, sepse të fitosh kaq shumë, thjeshtë dhe pa asnjë lloj ndërshkimi dhe të jesh në adrenalinën e përfshirjes në krim vazhdimisht nuk del dot më nga kjo rrugë?, tha Toçe.
Sipas psikologes, Shqipëria nuk ka akoma një strategji për të rinjtë problematikë, duke shtuar se burgu nuk ka qenë produktiv për rehabilitimin e tyre.
?Fëmijët të cilët më mbrapa kur kthehen potencialisht në rrugën e kapjes së ligjit nga mosha 14 vjecc dhe sipër, pastaj më mbrapa t?i shkon në një teren tjetër. Sepse burgu për këta është një vend tjetër që i mëson këta si të jenë edhe më kriminel. Pra nuk kam parë që jetesa në burg të ketë qenë produktive. Ne nuk kemi një strategji për këta të rinj. Streha e rehabilitimit do të thotë një strehë tjetër për tu zhvilluar në shoqëri. Kjo ?off records? është se ccfarë modeli do t?i ofroj unë sot këtij të riu dhe institucionet që duket t?i edukojnë?, deklaroi psikologia.
Denada Toçe shprehet se dikut ekzistonin shkollat e riedukimit, të cilat përmes disiplinës së rreptë rezultuan famkeqe. Për psikologen e rëndësishme është hapja e shkollave të edukimit, ku të miturit dhe adoleshentët të rehabilitohen dhe të ndryshojnë rrugën e tyre.
?Dikur ekzistonin shkollat e riedukimit dhe ishin shumë famëkeqe sepse kishin një disiplinë shumë të ashpër. Unë nuk dua ndërshkim për ta, por të marrin dëmshpërblimin përmes arritjeve. Të gjendet një pikë motivuese dhe të kenë mundësinë që të rehabilitohen.
Unë kam pasur raste kur kam punuar në gjykatë që i dënonin të miturit. Një rast që mbaj mend ishte se ai jetonte i vetëm, vetëm me gjyshen sepse nuk i kishte prindërit dhe vidhte sepse nuk kishte as të hante bukë.
Gjyqatri i tha do të jap një dënim të lehtë për të mos u kthyer më këtu dhe ai i tha nëse ti më ofron mua në burg një strehë që të ha dhe të ri është shumë më mirë sesa të më nxjerësh sepse unë prar do e përsërit. Ai bëri një deklaratë të sinqertë por të dhimbshme, sepse t?i kërkosh gjyqtarit të të fusë në burg që të kësh diçka për të ngrënë është e tmerrshme.
Ndërkohë që jetesa atje është po aq e tmershme. Për mbijetesë njeriu bën vepra fatale. Por duke i dhënë mundësinë e një të ardhme, duke investuar tek ata, i kthen si indivit të domodoshme për qeverinë?, u shpreh Toçe për CNA.al.
Ka nisur zyrtarisht procesi i vaksinimit anti Covid në ambie...
Kryeministri Edi Rama, ka dalë para mediave disa orë para fi...
Nesër do të nis në Shqipëri vaksina anti Covid.Lajmi është b...
Problemet me rrëshqitjet e dherave vijojnë të krijojnë shqet...
Një person që kishte mbetur i bllokuar në mes të ujit në gry...
Lumenjtë Buna dhe Drini, si dhe Liqeni i Shkodrës janë në pi...
Rreth 3000 abonentë në Skrapar, Poliçan e Urë-Vajgurore janë...
Rreth 30 persona nga Shupenza kanë përfunduar sot në spital ...
Reshjet intensive të rëna gjatë ditëve të fundit kanë shkaku...
30 persona kanë përfunduar në spital të helmuar në Shupenzë ...
Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi thotë se ja...
“Shërbimi i urgjencës në territor është tashmë një shërbim d...
Gjatë ditës së sotme do të mbizotërojë moti i paqendrueshëm....
Situata në Hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe Hec-et e kaska...
Moti i keq dhe reshjet e pandërprera të shiut, kanë bërë që ...
Prurjet e shumta të përrenjve kanë bërë që dhjetra banorë në...
Reshjet e dendura të shiut në dy ditët e fundit kanë shkaktu...
27 familje janë evakuar sot nga banesat e tyre në Lezhë.Resh...
Tre në katër e pacientë të shtruar në spital me Covid-19 vaz...
Arresti kardiaki ka marrë jetën ish ministrit të Transportev...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...