Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Banka e Shqipërisë do të rifillojë këtë vit ankandet e blerjes së valutës, në funksion të menaxhimit të rezervës valutore.
Për këtë qëllim janë planifikuar 14 ankande, ku shuma e parashikuar për t?u blerë në raundin e parë është mes 4 dhe 6 milionë eurosh në secilin ankand. Në total, shuma e parashikuar për t?u blerë është midis 56 dhe 84 milionë eurove.
Megjithatë, shuma e blerë në ankande mund të jetë edhe më e madhe, sepse në shumicën e rasteve Banka e Shqipërisë ushtron opsionin e blerjes në një raund të dytë, në shuma më të mëdha. Ankandi i parë për blerjen e valutës në tregun e brendshëm valutor pritet të zhvillohet më datë 19 shkurt.
Ankandet për vlerjen e valutës u anulluan nga Banka e Shqipërisë në mars të vitit të kaluar, pasi ekonomia dhe tregjet u prekën nga efektet e pandemisë së Covid-19. Anullimi u bë për të mos krijuar kërkesë shtesë për euro në tregun valutor, cka në teori mund të sillte presione për mbiçmimin e monedhës europiane. Në muajin mars, euro pati shënuar një forcim të shpejtë, që u neutralizua falë ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë në tregun valutor. Pas këtij momenti, kursi u shfaq përgjithësisht i qëndrueshëm, madje në gjysmën e dytë të dhjetorit preku nivelet më të ulëta që prej muajit mars. Kthimi i kursit në normalitet ka bërë që edhe Banka e Shqipërisë të rikthejë programin e blerjes së valutës në treg.
Rritja graduale e rezervës valutore ka nisur që prej vitit 2013, me këshillimin e institucioneve ndërkombëtare, si një masë për të forcuar garancitë rreth stabilitetit financiar të vendit. Euorizimi i lartë i sistemit financiar, në teori, mund të krijojë nevoja për likuiditet në monedhën europiane dhe Banka e Shqipërisë synon që të jetë e përgatitur për një eventualitet të tillë.
Shumat e blera në ankande nga Banka e Shqipërisë u rritën ndjeshëm pas vitit 2017 dhe arritën shifrën rekord të gati 155 milionë eurove në vitin 2019. Për vitin e kaluar,banka qendrore zhvilloi vetëm dy ankande me një shumë totale të blerë prej 13.7 milionë eurosh, ndërsa kishte planifikuar të blinte një shumë prej rreth 102 milionë eurosh, mbështetur në kalendarin vjetor të ankandeve.
Në fund të muajit nëntor, rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë kishte vlerën e 3.87 miliardë eurove, në rritje vjetore me 17.2%. Rezerva arriti vlerën rekord të 4.17 miliardë eurove në muajin qershor, pas depozitimit të fondeve të eurobondit nga qeveria shqiptare, ndërsa erdhi gradualisht në rënie të lehtë në gjysmën e dytë të vitit. Në pjesën dërrmuese, rezerva valutore mbahet në obligacione dhe në depozita, ndërsa një pakicë konsiston në rezerva ari dhe të drejta tërheqjeje (SDR) në Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Qëllimi kryesor i rezervës valutore është mbulimi i nevojave emergjente që mund të ketë ekonomia për valutë të huaj. Por, ajo mund të përdoret edhe si instrument rregullues në raste të çregullimit të kursit të këmbimit ose në funksion të objektivave ligjorë të Bankës së Shqipërisë, për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe stabilitetit financiar./Monitor
Vala e re e emigracionit po përfshin jo vetëm familjet por e...
Në shekullin ku jetojmë udhëtimet gjithnjë e më shumë po mar...
Zhvillimet në sektorin e pagave pas karantinës së parë trego...
Viti 2021 do të sjellë ndryshme në taksa dhe do të rritet pa...
Vaksinat dhe testimet e lira dhe të shpejta duhet të sjellin...
Sektori fason shënoi një rritje të ndjeshme të ardhurave në ...
Nga 1 janari i këtij viti, paga minimale për efekt të llogar...
Ndonëse në periudhë pandemie, rënie ekonomike dhe konsumi të...
Masat ekstreme që mori Shqipëria në muajin mars, përveç frik...
Javët e fundit, misionet e FMN-së kanë zhvilluar vizita onli...
Pandemia e Covid-19 ia ka dhënë një goditje të fortë ekonomi...
Pavarësisht një paralizimi të jetës sociale me qëllim frenim...
“Kapja e shtetit: “Një lloj korrupsioni politik sistemik, në...
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia Covid-19 këtë vit kr...
Ekonomia shqiptare ka qëndruar në territor negativ edhe në t...
Qarqet e Shkodrës, Vlorës dhe Korçës panë rritjen më të lart...
Ekonomia vendase ka rezultuar e dobët edhe në tremujorin e t...
Në Shqipëri buxheti i vitit 2021 ka marrë vëmendje të veçant...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ditën e sotme në seancë ple...
Grupi “Kastrati”, më i madhi në vend, është në negociata për...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...