Aksidenti me dy viktima në Cërrik/ Policia me reagim zyrtar
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Në vitin 2020, rusët votuan në një referendum kombëtar për të miratuar ndryshime në kushtetutën e tyre, përfshirë një amendament që i jep Presidentit Vladimir Putin të drejtën për ta mbajtur postin deri në vitin 2036. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Charles Maynes nga Moska, pyetja që shtrohet tani është nëse ai do ta bëjë një gjë të tillë.
Pas 20 vjetësh në pushtet, arritja më e madhe politike e Presidentit Vladimir Putin gjatë vitit 2020 ishin reformat kushtetuese që ndryshojnë kufizimet për mandatin e tij presidencial. Një referendum kombëtar i miratuar këtë verë lejon udhëheqësin rus të qëndrojë në Kremlin edhe për një pjesë të mirë të dekadës së ardhshme, megjithëse tani për tani zoti Putin nuk po shprehet për planet e tij.
“Nga një këndvështrim zyrtar, njerëzit kanë folur. A do ta bëj apo jo, do të shohim”, tha ai.
Presidenti Putin e justifikoi reformën duke thënë se shmang statusin e qeverisjes pa kompetenca në mes të mandateve – dhe përplasje në Kremlin – para fundit të mandatit të tij aktual në 2024.
Por është një mandat që ka ardhur me sfida të reja, të papritura, thonë vëzhguesit politikë.
“Sistemi është i orientuar në mënyrë të tillë, që ai të jetë në qendër të tij. Kjo është ajo që e bën atë të ndjehet krenar, që ka qenë ai që i ka dhënë formë vendit?, thotë historiani Alexey Kuznetsov.
Pandemia globale e koronavirusit jo vetëm që ka transformuar jetën e rusëve, por e ka vendosur zotin Putin në një rol të panjohur: Një udhëheqës botëror që iu desh të tërhiqej nga skena globale, për t’u marrë me një krizë shëndetësore kombëtare dhe pasojat e saj ekonomike.
“Ai ishte mësuar të shfaqte një imazh të fortë të Rusisë, duke goditur Shtetet e Bashkuara dhe duke u ngritur në skenën ndërkombëtare. Ai nuk merrej me probleme sociale. pensione dhe kujdes shëndetësor”, thotë analisti politik, Dmitry Oreshkin.
Deri para pandemisë. Në vitin 2020, zoti Putin u përball me pakënaqësinë në rritje lidhur me menaxhimin e koronavirusit, një ekonomi të dobësuar dhe stilin e tij të qeverisjes me grusht të hekurt.
Helmimi që për pak i mori jetën udhëheqësit të opozitës Alexei Navalny në Siberi në gusht, shtroi gjithashtu pikëpyetje rreth kufizimit të lirive politike nën pushtetin e presidentit Putin.
Të rinjtë rusë në veçanti, janë skeptikë ndaj perspektivës së zotit Putin si ‘President i përjetshëm’, sipas sondazheve dhe zërave kryesorë të opozitës.
“Nëse i pyet njerëzit drejtpërdrejt a doni që Putini të qëndrojë deri në vitin 2036, shumica do të thotë ?jo? dhe kjo madje pa qenë nevoja t’i bindësh”, thotë politikani i opozitës, Dmitry Gudkov.
Një mori ligjesh të reja shtypëse – dhe një klauzolë për imunitet për ish-presidentët ? lënë të kuptohet se udhëheqësi rus po i mbulon të gjitha bazat, pasi megjithëse mbetet figura komanduese e politikës ruse tani për tani, vendimet mbi të ardhmen e tij politike thjesht janë shtyrë, nuk janë zgjidhur.
Kjo mesa duket e lë vendin në pasiguri për vitin 2021 e më tej./ VOA
Presidenti Donald Trump dhe Presidenti i zgjedhur Joe Biden ...
Me brohorima dhe entuziazëm e pritën përkrahësit e themelues...
“Për shkak të shifrave ende shumë të larta, është e nevojshm...
Në një lëvizje të natyrës praktike dhe simbolike, qeveria gr...
Britania filloi sot vaksinimin e popullsisë së saj me vaksin...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë kryer 1.050 testime ...
2021 do të jetë një vit i rëndesishëm për Shqipërinë, Kosovë...
Sipas shumicës së standardeve, 2020-a ka qenë një vit i tmer...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka bërë ndryshime në k...
Rastet me koronavirus që kanë gjunjëzuar botën kanë kaluar s...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zbuluar se ai ish...
Nancy Pelosi u zgjodh kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të ...
Një ndryshim i vogël me ndikim të madh: me fillimin e vitit ...
Politikanët drejtues në Gjermani janë pro zgjatjes së masave...
Britania do të nisë sot vaksinimin e qytetarëve me vaksinën ...
Të dielën në Shtetet e Bashkuara u shënuan të dhëna shqetësu...
Hapi i fundit në procesin kushtetues të zgjedhjes së një pre...
Ligjvënësit e rinj të Kongresit amerikan u mblodh të dielën ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...
Të martën garat për dy vende në Senat, të cilat përfunduan n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...