Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Rritet numri i viktimave
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Socialistët jo vetëm kanë emëruar drejtuesit e qarqeve, por mund të themi se kanë zhvilluar një tur të parë elektoral në shtator-tetor ku kanë prekur të gjithë bazën. Drejtuesit në qarqe janë përcaktuar, Erjon Veliaj, Elisa Spiropali, Belinda Balluku etj në Tiranë, Ilir Beqja në Shkodër, Ardian Çela në Durrës, Niko Peleshi në Korçë, Taulant Balla në Elbasan, Damian Gjiknuri në Vlorë apo Gramoz Ruçi në Fier dhe Olta Xhaçka në Dibër.
Këta janë emrat që do drejtojnë qarqet për socialistët. Nga ana tjetër, Rilindasit e Ramës kanë ndërtuar edhe shtabet në nivele lokale ku kanë edhe avantazhin e administrimit të pushtetit vendor në të gjithë vendin përjashto Shkodrën.
Ende nuk është mbyllur lista e kandidatëve pasi pritet që Rama të shkundë deputetët aktualë dhe shumë prej tyre do të largohen nga listat për tu zëvendësuar me emra të rinj. PS duket qartazi që ka ecur mjaft me fushatën paraelektorale jo vetëm me organizimin politik por edhe propagandën dhe aktivitetet publike.
Demokratët e Lulzim Bashës duken më të ngadaltë, ndoshta me ritmin e gjumit të Lulit. Janë shpallur drejtuesit për vetëm 3 qarqe, pa u mbledhur asnjë strukturë drejtuese në qendër apo nivel lokal. Serish Basha po i vendos mes pazaresh emrat që do drejtojnë PD-në në qarqet e vendit dhe deri tani nuk ka asnjë emër surprizë, zyrtarë të vjetër, por edhe të shumë akuzuar të opozitës.
Bujar Leskaj në Vlorë, ish-deputet, ish-ministër, më pas kreu i KLSH mbuluar me skandale, shkon në Vlorë si risi e Lulzim Bashës pa asnjë konsultim.
Në Fier, Enkelejd Alibeaj, humbësi serial i këtij qarku, kandidat i humbur edhe si kryesues i listës së deputetëve, edhe si kandidat për kryebashkiak, tani serish në krye të listës. Në Fier humbësi serial riciklohet. Në Shkodër Helidon Bushati ish-deputet gjatë qeverisë Berisha, më pas në listën Bashan në 2017 përfundon në fund, ai dorëhiqet dhe kap një ofiq zyrtar në shtet që e mban gjatë opozitës për tu rikthyer si kryesues i qarkut të Shkodrës.
Asnjë qark tjetër nuk është prezantuar nga Basha i cili po përpiqet mes llogarish por edhe pazaresh që i ka pasion të gjejë më ?të mirët?, jo për të fituar sot por për të ruajtur karrigen e kryetarit nesër.
Emra të shumtë janë përfolur për në Durrës, Elbasan, Korçë, Kukës e Dibër, nga Edi Paloka, Edmond Spaho, Enno Bozdo, Flamur Noka etj. Por shumë prej ish-drejtuesve të opozitës Basha 2013-2017 tashmë po ngelen pa zona si Fatbardha Kadilli, Arben Ristani apo dhe personazhet e skualifikuara nga komisioni Ruli- Nishani, si Salianji & Co.
PD duket shumë prapa me organizimin, asnjë lëvizje në nivel loklal përveçse një votimi formal për gjoja skualifikimin e kandidatëve të padëshiruar nga baza, i cili përfundoi në një falsifikim masiv dhe hoqi vetëm Astrit Velinë.
Shtabet nuk janë funksionale në asnjë nivel, kryesitë e degëve duken të shpartalluara ajo që funksionon është vetëm komunikimi i Lulzim Bashës nga Facebook-un e tij, vetëm aty ka punë dhe organizim, strukturat e tjera duken të shpartalluara.
LSI-ja
Partia e Metës dhe Monës, duket midis PD dhe PS në nivel organizimi. Një hap para Lulit dhe një hap pas Ramës.
Në shumicën e qarqeve janë çuar drejtuesit, Mona vetë luan me efektin surprizë. Aktualisht Luan Rama kandidon në Vlorë, Endrit Brahimllari në Korçë, Ardit Çela në Berat, në Durrës kandidat i LSI është ish kreu i SHISH Bahri Shaqiri etj.
LSI duket më lëvizëse dhe në disa qarqe ka organizuar strukturat e saj duke lëvizur fort për të zëvendësuar edhe largimet masive drejt PS. Kështu ka ndodhur në Tiranë ku janë larguar 3 drejtues njëkohësisht por edhe deputetë si rasti i Nasip Naços në Berat, Leftër Kokës në Durrës, apo Alqi Bllakos që braktis LSI për të kandiduar për PS në Tiranë.
Partitë e reja dhe opozita Topalli-Patozi
Një faktor tjetër elektoral është edhe Bindja Demokratike e Astrit Patozit por edhe Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit. Këto dy forca pritet të jenë bashkë në koalicion, ku pritet të bashkohen minimalisht edhe 6 forca të tjera politike.
Topalli me një grup emrash të rinj, të pa përfshirë në elitat politike por personazhe që vijnë nga jeta akademike dhe publike, Patozi duket të ketë krijuar një tjetër grup me të rinj por edhe personazhe të forta nga PD, si Fabjan Topollaj, Leonard Olli, Andi Përmeti, Ardian Kollozi dhe shumë emra të tjerë që janë shkeputur nga PD për shkak të përjashtimeve apo kundërshtive ndaj Bashës, janë thuajse e gjithë linja e plotë e cila mbështeste Sokol Olldashin në garën me Lulin.
Janë dhe disa parti të tjera si Nisma Thurje apo partia e Myslym Murrizit që pritet të kenë kandidatët e tyre por duken pa peshë dhe nuk duket se do kenë surpriza, ndoshta një përjashtim mund të jetë vetë Murrizi në qarkun e Fierit.
Partitë e tjera të vogla nën sqetullën e PD, pritet të marrin nga një vend komod dhe asgjë më shumë, në të kundërt do bashkohen me koalicionin e Topallit dhe Patozit të cilët kanë mundësinë të jenë opozita reale në vend përballë Ramës dhe Lulzim Bashës që pret të shkojë në qeveri me Rilindjen.
Kjo është një panoramë e situatës elektorale dhe veprimeve të partive politike ku duket qartë që Rilindja në pushtet i ka future një marsh shpejtësie fushatës duke krijuar dhe distancë, ndjekur nga PD mjaft ngadalë dhe me pasiguri, pa harruar hallakatjet e LSI dhe aksionin e partive të reja opozitare./CNA.al
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një bas...
Ish deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma u shpreh se i...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas nisjes së vaksi...
një padi ndaj Bashkisë së Tiranës me qëllim për të shfuqizua...
Avokati Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratave të kryeminis...
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me zgjerimin e Greqi...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj në një dalje te...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një kërkesë Drej...
Kryeministri Rama i ka konsideruar si ‘llum nacional-folklor...
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ishte i ftuar pasditen e sotme ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për marrëveshjen e ...
Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu, ka publikuar foto nga tak...
Kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me n...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar vënien ...
Dy ditë më parë është bërë një denoncim nga ish kryeministri...
Gazetari Blendi Fevziu i ka treguar mbrëmjen e sotme kryetar...
Gazetari Blendi Fevziu paralajmëroi mbrëmjen e sotme se nëse...
Jozefina Topalli njihet si zonja e hekurt dhe si femra e par...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka folur mbrëmjen e ...
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka sul...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...