web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Duhet të më kërkojë falje”/ Leonora Jakupi tregon se nuk flet me Nora Istrefin

27 Dhjetor 2020, 08:20, Lifestyle CNA

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, ka qenë e ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin e Luana Vjollcës ku i ka habitur të gjithë ndjekësit me deklaratën e saj.

Teksa është bërë pjesë e rubrikës “Ndaje ose Pi” ajo është pyetur se cilët nga personazhet e njohur e ka shok për kokë dhe me cilin nuk flet.

Duke u shprehur se nuk mbante inate, personi me të cilin ajo nuk fliste është këngëtarja Nora Istrefi.

Ajo tregon se ka arsye të forta që nuk flet me këngëtaren dhe se ajo i detyrohet një falje prej gabimit të madh që ka bërë kundrejt saj.

?Janë arsye goxha të forta. Të paktën mendoj se dikush që është nga një brez më i ri se unë duhet të më kërkoj falje për një gabim shumë të madh që ka bërë kundrejt meje?, u shpreh Jakupi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga