“Rast me pasuri të konsiderueshme”/ Braho paralajmëron goditjen e radhës nga SPAK-u
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, tha sot se p...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, tha sot se p...
Ndërsa imunizimi kundër koronavirusit pritet të nisë këtë të diel në vendet e Bashkimit Evropian, doktor Tobias Welte, nga Qendra gjermane për Sëmundje Infektive, nuk është optimist se normaliteti do të kthehet përpara verës.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Welte thotë se vaksina Pfizer/BioNTech është e sigurt dhe parandalon sëmundjen e rëndë nga koronavirusi, por ai paralajmëron se jo gjithçka është ?bardh e zi? dhe se efektet afatgjate të vaksinës duhet të monitorohen.
Welte porosit ata që kundërshtojnë vaksinimin se parandalimi i përhapjes së koronavirusit ?është përgjegjësi sociale?.
Ai po ashtu tregon se çfarë ka shkuar keq me Gjermaninë, e cila sot thyen rekorde të të infektuarve. Ky vend,ka qenë dikur model i trajtimit të krizës me koronavirus.
Doktor Welte, rregullatorët e Bashkimit Evropian e kanë miratuar vaksinën Pfizer/BioNTech më 21 dhjetor, gati tri javë pasi rregullatori britanik ia ka dhënë asaj dritën jeshile. A jemi vonuar?
Tobias Welte: Duhet bërë dallim midis asaj që ka bërë SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar dhe asaj që ka bërë BE-ja. SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë bërë të ashtuquajturin pranim emergjent të vaksinës. Në këtë rast, nëse paraqiten efekte anësore, ju si pacient që jeni vaksinuar, jeni vetë përgjegjës. BE-ja, në anën tjetër, ka bërë pranimin profesional të vaksinës. Kjo do të thotë se për çfarëdo efekti anësor, përgjegjëse janë kompanitë farmaceutike. Nga perspektiva epidemiologjike, tri javë më herët ose tri javë më vonë nuk bëjnë ndonjë ndryshim.
Por, vendi juaj, Gjermania, dhe të tjerë kanë bërë presion që të nisë vaksinimi. Pra, jeni të bindur se të gjitha kontrollet e sigurisë janë kryer?
Tobias Welte: Mendoj se nuk është bardh e zi. E dimë se në një periudhë afatshkurtër, vaksina është e sigurt, është efikase. Por, ne nuk kemi të dhëna afatmesme apo afatgjate. Çdo herë mund të ndodhin efekte anësore. Gjatë pandemisë së gripit të derrave, vaksina suedeze Pandemrix ka shkaktuar narkolepsi te të rinjtë dhe të rejat dhe ajo është paraqitur 6 deri në 12 muaj pas vaksinimit.
Këto janë gjëra që tani për tani nuk i dimë, andaj duhet ta përcjellim me kujdes programin e vaksinimit kundër koronavirusit. Ajo që mund të themi është se me përvojën që kemi tani, vaksina është e sigurt. Ajo që do të vijë më vonë, duhet të vëzhgohet.
Shpërndarja e vaksinës në vendet e BE-së pritet të fillojë brenda ditësh. Ju, në Gjermani, a do ta nisni vaksinimin sapo t?i merrni dozat e para, apo do t?i prisni edhe vendet e tjera për të nisur në të njëjtën kohë?
Tobias Welte: Plani në Gjermani është që të nisim të dielën ose të hënën. Gjermania ka vendosur të nisë vaksinimin vetëm në shtëpi të pleqve. Për fat të keq, numri i dozave që priten në dhjetor, nuk është aq i lartë. Nuk do të kemi doza të mjaftueshme për të gjithë ata që jetojnë në shtëpi të kujdesit. Gjendja do të duhej të jetë më e mirë në janar, por unë jam pak i kujdesshëm, të presim dhe të shohim. Po ashtu duhet kujtuar se për të qenë e efektshme vaksina, duhen dy doza. Dhe, për dallim nga vendet e tjera, Gjermania nuk u ka dhënë prioritet punëtorëve të kujdesit shëndetësor, gjë që ka shkaktuar debat. Unë personalisht mendoj se është një vendim i gabuar, por në rregull. Deri në 60 milionë të vaksinuar në Gjermani deri në verë
Kur mendoni se publiku i përgjithshëm do ta marrë vaksinën?
Tobias Welte: Programi zhvillohet javë pas jave, muaj pas muaji. Këtu në Gjermani nis me të moshuarit mbi 80 dhe 90 vjeç. Është rekomanduar që në shkurt ose mars të vazhdojë me pacientët onkologjikë. Do të jetë verë kur shumica e popullsisë do të vaksinohet./REL
Mjeku i njohur Pëllumb Piepro ishte i ftuar mbrëmjen e sotmë...
Vijon të mbetet shqetësues numri i rasteve të reja me Covid ...
Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHP1.Pse shq...
Këngëtarja Xhesika Polo ka reaguar pas kritikave të shumta p...
Kim Kardashian ka publikuar në Instagram një foto në grup të...
Yndyra e brendshme e barkut nxit inflamacionin , një shkakta...
Veshja e këngëtares Xhesika Polo në festivalin e RTSH ka nga...
Modelja e njohur Chrissy Teigen, tre muaj pas abortit spotan...
Ditën e sotme Komisioni Evropian njofton se ka nisur shpërnd...
Mbrëmjen e djeshme u mbyll nata e tretë e Festivalit të Këng...
Pandemia e Covid-19 shkaktoi panik dhe frikë në të gjithë bo...
Nga nisja e pandemisë deri tani në vendin tonë kanë rezultua...
Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho, ka reaguae sërish n...
Dasha e ka nisur karrierën e saj si modele duke pozuar për m...
Elisa de Panicis është një modele italiane shumë e përfolur ...
Modelja seksi, Kejvina Kthella është rikthyer sërish me poza...
Oriola Marashi është nga të paktat modele shqiptare që ka fi...
Kejvina Kthella është një nga modelet që ka pushtuar mediat ...
Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHPA ishin e...
Abby Dowse është një nga modelet më seksi të Instagramit. Bj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...