Numër i lartë viktimash në Kosovë/ Regjistrohen 271 të infektuar në 24 orë
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë 12 pac...
Gjermania e disa shtete të BE kanë kufizuar transportin me Britaninë e Madhe, për shkak të variantit të ri të koronavirusit. Të mërkurën Franca i rinisi kontaktet me Britaninë e Madhe, por me kushte, shkruan Auron Dodi.
Në Berlin dhe në shtete të tjera të BE nuk besojnë se varianti i ri i virusit mund të pengohet të hyjë në BE, duke ndërprerë transportin me Britaninë e Madhe. Përpjekja për izolim synon vetëm ngadalësimin e përhapjes në Evropë të variantit të ri të koronavirusit, jo më tepër.
Azia, që e frenoi koronavirusin, me sukses më të madh se Evropa, nuk bëri gjë tjetër më mirë, veçse mbylljes drastike (dhe ndjekjes së kontakteve), që në krye. Këtë bëri edhe Gjermania, në valën e parë të infektimit. Varianti i ri i koronavirusit dihet që tashmë ka mbëritur në vende të tjera të Evropës, jo vetëm në Britaninë e Madhe.
Sipas virologut kryesor të Gjermanisë, Christian Drosten, varianti i ri i virusit ka mbërritur në Itali, Holandë, Belgjikë dhe në Danimarkë. Në Gjermani deri sot nuk është konstatuar, por nuk ka arsye të mendohet, që këtu nuk ka ardhur. Meqenëse ky mutacion i koronavirusit është 70 përqind më infektues se variantet e mëparshme, është e kuptueshme përpjekja për izolim sa më të madh nga burimi, nga Britania e Madhe.
Kushtet e Francës për qarkullimin me Britaninë e Madhe
Qytetarët e BE si dhe britanikët, si dhe shtetas të vendeve të tjera, por që banojnë në BE, që prej së mërkurës mund të rihyjnë nga Britania e Madhe në Francë. Dhe pjesërisht në Belgjikë. Kushti, është paraqitja e një testi negativ për infektimin me Covid-19. Testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë dhe duhet të testojë edhe variantin e ri të koronavirusit. Ministri britanik i Transportit, Grant Shapps tha se në rajonin e Kentit, në kufi me Francën është dërguar një numër i mjaftueshëm testesh, që e tregojnë rezultatin brenda 30 minutash.
Edhe Belgjika rilejon, që prej së mërkurës, hyrjen në Belgjikë të njerëzve nga Britania e Madhe, me shtetësi belge ose me banim kryesor në Belgjikë. Brukseli lejon edhe udhëtimet me nevojë urgjente, që nuk mund të shtyhen.
Kurse Gjermania vendosi prej së martës (22.12.), deri në 6 janar, një ndalim të përgjithshëm transportimi të udhëtarëve nga Britania e Madhe. Kjo vlen edhe për Afrikën e Jugut, ku është konstatuar një mutacion i ri i koronavirusit.
Në të njëjtën kohë, shoqëria ajrore gjermane e fluturimeve Lufthansa nisi të mërkurën (23.12.) furnizimin me fruta e perime të supermarketeve britanike. 80 tonë fruta e perime priteshin të premten të mbërrinin në aeroportin britanik Doncaster Sheffield në Anglinë e Mesme. Për shkak të bllokimit të kamionëve në kufi me Francën, shumë produkte ushqimore mund të prishen dhe të lindin vështirësi për tregjet britanike. 80 përqind të ushqimeve Britania e Madhe e importon nga BE.
Varianti i ri i koronavirusit dhe rreziku për njeriun
Sipas virologëve gjermanë, për këtë variant të virusit ka shumë gjëra të paqarta. Dihet për momentin se ky variant ka pësuar 17 mutacione, pra ndryshime, nga varianti i zakonshëm që njohim. Kjo i ka habitur shkencëtarët, pasi në përgjithësi, Covid-19 konsiderohet një virus i plogësht, që ndryshon relativisht pak.
Por kryesorja: sipas asaj që dihet deri tani, ky variant nuk e bën më të rëndë një infektim me Covid-19. Kjo është e rëndësishme.
Shefi i Biontechut, firmës që shpiku vaksinën, Ugur Sahin tha se nuk pret që ky mutacion i virusit, me emrin B.1.1.7, ta bëjë vaksinën më pak të efektshme. Prandaj për momentin ai nuk e sheh të nevojshme përshtatjen e vaksinës. Deri tani vaksina u ka rezistuar varianteve të tjera të virusit.

Për çdo rast, BionTechu ka nisur testime. Dhe për dy javë e di me siguri, nëse duhet të përshtatet vaksina.
Mendohet se mutacionet e shumta të variantit të ri të virusit janë krijuar te një pacient i sëmurë për kohë të gjatë me virusin, për shkak të një imuniteti të dobët te ai pacient. Virusi ka qëndruar në trupin e pacientit gjatë, në sajë të imunitetit të tij të dobët dhe ka bërë aty shumë mutacione, për t’i shpëtuar mbrojtjes së trupit. Kështu që virusi besohet se ka dalë nga ai pacient dhe është përcjellë tek të tjerë më i aftë për të mbijetuar se më parë.
A u krijua virusi në Britaninë e Madhe?
Sipas shkencëtarëve gjermanë, fakti që virusi u konstatua në Britani dhe jo diku tjetër mund të ketë të bëjë me analizat më rrënjësore për virusin në Britani. Me faktin se Britania bën sekuencim gjenetik të virusit më shumë se çdo shtet tjetër. Britanikët kanë bërë sekuencim gjenetik për 120.000 prova, shifër 100 herë më e lartë se numri i provave në mjaft shtete të tjera të BE. Varianti i ri i virusit u konstatua në 20 shtator në Britaninë e Madhe, por shumë ai u përhap vetëm në dhjetor, në Anglinë e Jugut. Gjithsesi, në Britaninë e Madhe vazhdojnë vaksinimet me vaksinën e Biontech/Pfizerit, që mendohet se e lufton edhe mutacionin e ri. Deri tani, në Britaninë e Madhe janë vaksinuar mbi 500.000 vetë.
Të mërkurën (23.12.) nisi edhe në Gjermani shpërndarja e vaksinave në qendrat e vaksinimit. Firma Biontech po kërkon qendra të tjera për ta prodhuar vaksinën, që të rritet sa më shpejt numri i vaksinimeve. Në 6 janar në BE pritet të licensohet edhe vaksina e Modernas.
Këto janë rreze shprese në prag të kësaj Krishtlindjeje, e ndryshme nga vitet e tjera./DW
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë 12 pac...
Kompania e medias sociale Twitter bëri të ditur se nuk do t’...
Zëvëndëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka parla...
Bashkimi Evropian e ka proceduar pagesën prej 24.05 milionë ...
Më shumë se 4.6 milionë raste të infeksioneve me COVID-19 ja...
Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive, doktor Anthony Fauc...
Presidenti Donald Trumpka falur 15 persona, përfshirë aleatë...
Njohësit e zhvillimeve politike thonë se Kosova s’e ka luksi...
Tre policë humbë jetën dhe një i katërt u plagos gjatë një n...
Një tërmet i fuqishëm është regjistruar para pak minutash në...
Maqedonia e Veriut do t’i marrë falas nga Bullgaria dozat e ...
Qeveria në detyrë e Kosovës miratoi të martën masa të reja p...
Në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veriut ka konfirmuar 785 ra...
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli zgjedhjen e ...
Zyrtarët amerikanë po shqyrtojnë mundësinë e nxjerrjes së nj...
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka reaguar sot për vend...
Kosova ka shënuar një ulje të ndjeshme të numrit të personav...
Dhunohet gazetari kosovar, Valon Syla, në afërsi të lagjes “...
Varianti britanik me mutacione i koronavirusit të ri ka shka...
Dhjetëra llogari emaili të punonjësve në Departamentin e The...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...