web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Najada Selmani/ Mallakastra krenare, përulur nga skamja!

21 Dhjetor 2020, 20:18, Sociale CNA

Rrugëtimi për në fshatrat e Mallakastrës është një sfidë më vete! Por kur sfida ka marrë fund mrekullia që të rrokin sytë të përshpërit në shpirt që ia ka vlejtur!

Kështu të paraqiten para syve malet krenarë, kodrat bleruar dhe bagëtia e dlirë! Njerëzit buzëqeshur dhe krahëhapur të presin me dashuri dhe dritë në sy! Aty asgjë nuk ka ndryshuar, vetëm se fshatrat rroken për të arritur ngapak civilizim!

Sheh tek tuk ndonjë makinë benz ose fuoristrad, modele te vjetra që më së shumti të përballojnë rrugën e veshtirë të këtij terreni të egër dhe t?u shërbejë banorëve për të kryer punët e tyre dhe të fqinjëve përreth!

Ismet Beqiraj deputeti i Partisë Socialiste është figura më e papëlqyer per fshatrat e Mallakastrës të zonës mbi urën e Povlës! As ujë, as rrugë nuk kanë këto fshatra për gjithë këto dekada. Dy nga kushtet themelore që i duhen fshatit edhe sot e pas 30 vitesh nuk janë realizuar dot!

Në fshatrat Aranitas, Gjerbës, Selit , Kapaj, Povël, Fratar dhe Gudas njerëzit duan vetëm ujë dhe rrugë! Kaq kërkojnë, kryesisht, në çdo zonë të vendit! Banoret tregojnë se ujin mund ta sigurojnë fare kollaj, duke shfrytëzuar rezervuaret dhe burimet me ujë të pijshëm!

Rruga është kryesorja që u nevojitet për të zhvilluar ekonominë e vendit. Kështu mund të transportojnë në qytet produktet e tyre blektorale dhe bujqësore! Por rruga që kalon nga Ballshi për në fshatrat, që përmendëm më sipër, është e shtruar vetëm me çakull dhe kjo falë zotit Agron Kapllani ish kryetar i bashkisë i Partisë Demokratike.

Ndërsa nga ura e Povles rruga është shtruar nga i ndjeri Sokol Olldashi, i cili ndërtoi edhe autostradën Kakavi-Levan! Vetëm kaq, dhe në këto 8 vite pasues krejt treva është lënë në harresë të plotë! Në këtë zonë kultivohen të gjitha frutat dhe perimet!

Mollët, dardhët, ftonjtë, shegët, fiqtë, arrat, bajamet, lajthitë, por tregu për t?u shitur mungon! Ullinjtë nga varietet më të reja e deri tek ata 3 mijë vjeçar prodhojnë aq sa tepëron! Vaji i ullirit mbetet stok, pasi nuk ka mundësi fshatari ku ta shesi. Rakija e koçimares dhe mjalti i koçimares, një bimë që rritet krejt e egërr nëpër të gjithë zonë nuk kanë ku të tregetohen! Gjithë hapësirën që ta rrok syri këto fshatra e kanë të veshur me dru frutor dhe ullinj! Por, veres frutat e pjekur bëhen marmelatë në tokë dhe dimrit ullinjtë e vaji i ullirit mbeten stok!

Asnjë suvencionim, asnjë mbështetje nga pushteti vendor dhe Qeveria! Këta njerëz punëtor, që kurrë nuk i hoqën çizmet e llastikut nga këmbët dhe duart i kanë vrraga- vrraga nga puna, të shohin në dritë të syrit dhe kërkojnë mundësi për jetën në fshat! Duan mundësi shkollimi për fëmijët e tyre, për ato pak familje që kanë mbetur! Pasi shumë janë detyruar dhe e kanë lënë fshatin për një jetë më të mirë, kush në qytetet e zonës e kush jashtë kufijëve të vendit.

Klasat mësimore organizohen të grupuara. Fëmijë të klasave të para, të dyta dhe të treta e zhvillojnë mësimin në një klasë me një mësuese, pasi nuk arrijnë të plotësojnë numrin. Po kështu veprohet edhe me klasat e ciklit nëntëvjeçar!. Ashtu si gjithë Shqipëria edhe Mallakastra po shpopullohet! Vendasit ende e punojnë tokën me forcën e krahut, e mbjellin dhe e korrin po me forcëne krahut. Dukshëm këtë e tregojnë faqet e rreshkura nga dielli i verës dhe acari i dimrit! Gratë e fshatit ende mbajnë rradhë te çezma e fshatit për të mbushur ujin e pijshëm e për ta çuar në shtëpitë e tyre duke e mbajtur në krahë! Rrugët dimrit janë të mbuluara nga balta dhe verës nga pluhuri. Por këta njerëz janë të lidhur shpirtërisht me këtë tokë, ASHTU SIKURSE DHE UNË, dhe nuk ka zot që t?i bëj ta leshojnë atë!

Nisur nga ky realitet që më ka shoqëruar sot e tri dekada, që fëmijë rritur mes këtyre maleve të babait tim, natyrshëm më lind thirrja për deputetin e zonës! -Mallakastriotët mes maleve kërkojnë vetemy ujë dhe rrugë zoti Ismet Beqiraj! Por ti nuk ua dhe dot! Ndaj ata ishin të lumtur që po bënit gati valixhen, (kështu u shprehën vendasit) për të ikur që mos të ktheheni më!

Mallakastriotët duan t?i dëgjosh, t?i shtrosh mendimet me ata dhe ta bëjnë zgjidhjen bashkë! Deri më sot askush nuk i ka dëgjuar, vetëm u kanë premtuar dhe gënjyer! Aty mes maleve zokonet dhe doket e shqiptarëve, ndër shekuj, janë më të gjalla se kurrë! Mikëpritja dhe respekti nuk janë zhvokur asnjëhere!

Është fare e thjeshtë, fshatarët mes malesh duan të ndryshojnë kushtet minimale të jetesës! Ata kërkojnë ndryshimin për të ardhmen, për fëmijët e tyre! Dhe ndryshimi do të vijë!

 





Lajmet e fundit nga