LISTA/ Ja kush janë anëtarët e diasporës në Këshillin Kombëtar të PD-së
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat...
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat...
Kthimi i masave kufizuese në tremujorin e fundit të vitit mund ta ketë ngadalësuar rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare. Pas mbledhjes së fundit të Këshillit Mbikëqyrës për vitin 2020, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se këto masa, sado që jo shumë të shtrënguara, mund të japin efektin e tyre negative në ekonomi.
?Treguesit e disponuar erdhën në përmirësim gjatë muajve të verës, duke pasqyruar frenimin e përhapjes së epidemisë, relaksimin e distancimit social, si dhe efektin pozitiv të masave lehtësuese fiskale, monetare dhe financiare. Në përgjigje të tyre, ecuria e të ardhurave buxhetore dhe ajo e tregtisë me jashtë u përmirësua. Po ashtu, përmirësim shënoi dhe tregu i punës, sikurse ilustrohet nga rritja tremujore e punësimit dhe reduktimi në 11.6% i shkallës së papunësisë.
Të dhënat e disponuara për tremujorin e katërt janë ende paraprake. Megjithatë, përkeqësimi i situatës epidemiologjike dhe rivendosja e pjesshme e kufizimeve gjatë tremujorit të katërt sugjerojnë një rikuperim më të ngadaltë të aktivitetit ekonomik në këtë periudhë. Ky vlerësim mbështetet nga rënia e besimit të bizneseve dhe ilustron brishtësinë e zhvillimeve ekonomike në afatin e shkurtër,? tha ai.
Pavarësisht nga kjo, Sejko tha se në skenarin bazë pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë për të ardhmen ngelen pozitive. Miratimi i vaksinave të para do të ketë një efekt psikologjik në pritshmëritë për një përfundim gradual të pandemisë. Sidoqoftë, ai nënvizoi se rimëkëmbja ekonomike ka ende nevojë për masa nxitëse, duke lënë të kuptohet se kursi i politikës monetare do të vazhdojë të jetë stimuluese. Guvernatori konfirmoi përfundimet se sektori financiar dhe ai bankar gjatë këtij viti kanë shfaqur një ecuri edhe më të mirë se parashikimet. Sipas Guvernatorit, rritja e kredisë në lekë është një zhvillim pozitiv për të rritur efikasitetin e politikës monetare të bankës Qendrore.
?Normat e interesit për familjet dhe bizneset kanë qëndruar në nivele të ulëta, kursi i këmbimit ka rezultuar i qëndrueshëm, ndërsa sektori bankar ka vijuar të kreditojë ekonominë. Kredia për sektorin privat shënoi një rritje mesatare vjetore prej 6.7% gjatë vitit 2020, e mbështetur kryesisht nga zgjerimi i kredisë për biznese dhe rritja e kredisë në lekë. Paralelisht me rritjen e portofolit të kredisë, ecuri pozitive ka pasur dhe struktura e këtij portofoli. Rritja në 50.2% e peshës së kredisë në lekë ndaj totalit, jep sinjale inkurajuese për rritjen e efektivitetit të politikës monetare dhe rritjen e qëndrueshmërisë financiare të vendit. Sektori bankar ka dhënë një kontribut pozitiv në përballimin e krizës. Rritja e kreditimit ka ndihmuar me likuiditet bizneset dhe familjet në vështirësi të përkohshme, si dhe ka mbështetur vijimin e investimeve. Po ashtu, shtyrja e pagimit të kësteve të kredisë për kategori të caktuara huamarrësish dhe ristrukturimi i kredive për kategori të tjera, ka zhvendosur një pjesë të barrës financiare të krizës në bilancet e këtij sektori,? tha Guvernatori.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 0.5%. Banka e Shqipërisë pret rritje graduale të inflacionit gjatë vitit të ardhshëm dhe kthimin e tij në objektiv brenda vitit 2020. Megjithatë, njëlloj si në deklaratat e fundit, Banka e Shqipërisë u shpreh se rreziqet për rimëkëmbjen e ekonomisë ngelen të larta, të lidhura kryesisht me ciklin e pandemisë dhe me dëmtime eventuale permanente që ajo mund të sjellë në ekonominë reale.
?Këshilli Mbikëqyrës vëren se zhvillimet e pritura makroekonomike janë të rrethuara nga pasiguri dhe të ekspozuara ndaj rreziqeve. Në veçanti, rreziqe të kahut të poshtëm burojnë nga: përkeqësimi i situatës epidemiologjike dhe thellimi i ndikimit të saj në ekonomi; shkalla e dëmtimit të kapaciteteve prodhuese dhe mundësia e një rikuperimi më të ngadaltë të kërkesës së brendshme dhe asaj të huaj; lindja e vështirësive në mekanizmin e transmetimit të politikës monetare, në formën e rritjes së normave të interesit dhe kostove të financimit të sektorit privat, në formën e rritjes së ngadaltë të kredisë bankare, apo në formën e luhatjeve të forta të treguesve të tjerë të tregut financiar.Këshilli Mbikëqyrës vëren se materializimi i këtyre rreziqeve do të kërkonte lehtësimin e mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare,? tha Sejko në fjalën e tij./Monitor
Qeveria ka miratuar ditën e sotme Aktin Normativ për rishiki...
Përgjatë vitit 2019 Shqipëria konsumoi sa 39 % e mesatares s...
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka rrëzuar dekretin e p...
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj deklaroi se për buxhet...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi se...
Rënia e të ardhurave nga kriza e shkaktuar në ekonomi nga Co...
Në tremujorin e tretë të këtij viti, të punësuarit me pagë q...
Karantina e dytë, në shumicën e vendeve të BE-së, rrezikon t...
Raporti i Varfërisë dhe Prosperitetit të Përbashkët 2020 (PS...
Pas heqjes së masave të karantinës punësimi shihet të jetë p...
Emigrantët kanë sjellë më shumë para në shtëpitë e tyre në t...
Shitjet dhe eksportet e mandarinave po përballen me krizë kë...
Nevojat buxhetore të Shqipërisë për të financuar funksionet ...
2020-a ka qenë një vit që ka goditur jo vetëm buxhetin e qev...
Pas vlerësimit në “B1” dhe me perspektivë “TË QENDRUESHME” n...
Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi të enjten e kësaj jav...
Duke analizuar zhvillimin e qëndrueshëm global të përcaktuar...
Shumica e bashkive rreth 42 prej tyre nga 61 gjithsej janë n...
Në këto kohë të COVID-19, është interesante të dini se sa po...
Mënyra se si qeveritë tona i shpenzojnë fondet publike në ko...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...