web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Vllaznia si Tirana ime", rrëfehet Arbi Laçi: Skuadra e Egbosë më e bukur se e Nevilit

15 Dhjetor 2020, 18:52, Sport CNA

?Tirana është e imja?, Arbi Laçi e thotë dhe e rithotë disa herë publikisht dashurinë e tij për ekipin bardheblu. I larguar disa muaj më parë nga posti i drejtorit sportiv të këtij ekipi, tashmë 32-vjeçari ka nisur një aventurë të re, jo larg fushës së blertë.

Si shef i sektorit të garave në Ligën Profesioniste, ai foli sot kryesisht për skuadrën e Tiranës, analizoi shkurtimisht Vllazninë si dhe tregoi diferencat mes Egbo-së dhe Nevil Dedes. S?preferon të dalë nga kornizat dhe për gjatë gjithë intervistës për Sport Time flet me diplomaci.

? Si iu duket ky sezon futbollistik i Superiores?
Kampionati më duket mirë. Ka nisur me vonesë. Një kampionat i çuditshëm, i çuditshëm edhe për shkak të post-pandemisë për faktin që u detyruam të mbyllnim vonë kampionatin që lamë pas dhe u detyruam të nisnim vonë këtë që nisëm për shkak të bojkotit.

Ka nisur mirë, shoh që në 10 ditët e fundit, skuadrat po gjejnë ritmin që do të donin prej fillimit. Është normale duke qenë se vera u mbyll vonë dhe kampionati nisi me vonesë. Shoh që tani kanë gjetur ritmin për të bërë detyrat për objektivat respektive që kanë. Shoh një numër të madh skuadrash që kanë pretendime madhore.

Një pjesë prej tyre e kanë gjetur, një pjesë prej tyre jo. Më argëton Vllaznia shumë, nëse do ta dëgjosh (i drejtohet Lei Krajës), edhe nëse nuk do nuk ka problem. (Qesh). Më argëton, jo vetëm për faktin që luan futboll shumë të bukur, gjë që e thonë dhe shohin të gjithë, por shoh që kanë një detaj shumë të ngjashëm me Tiranën time vjet. Realisht kanë dëshirën dhe entuziazmin, gjë që i bën shumë të bashkuar.

E përcjellin, e transmetojnë në përditshmëri. Festojnë bashkë, i kam parë që e kaluan, e superuan atë momentin e humbjes me Kukësin. Shoh që vërtetë kanë një kimi, stafi, lojtarët dhe gjithë ingranazhet e klubit pavarësisht se mund të ketë problematika, që më mirë mos t?i përmendim se nuk është se i zgjidhim.

Nëse nuk zgjidhen, do të vijë një moment që do të interferojë, do jetë shumë e dëmshme dhe do më vinte shumë keq nëse do të ndodhte ashtu. Ky unitet, kjo formulë që kanë gjetur, uroj që të zgjasë sa më shumë dhe të jetë pse jo, një realitet si pretendues për titullin dhe pastaj ta fitojë kush ta meritojë.

? Thatë ?Tirana ime?? Akoma je tifoz me Tiranën?
As nuk kam forcë ta heq. As nuk kam forcë ta ndërroj. Përmenda termin ?Tirana ime?, ishte Tirana ime e vjetshme. Kjo është Tirana ime, por s?është më e imja pavarësisht se mund të duket lojë fjalësh. Unë jam i Tiranës, pavarësisht se sot kam një status mbi të cilin duhet të jem profesionist sepse punoj në një institucion që merret me organizimin e garës. Tirana është e imja. Tirana do të jetë gjithmonë e imja.

? Do të kthehesh përsëri te Tirana?
Pse jo? Nëse gjërat ndryshojnë, pse jo?

? Të argëton Tirana e këtij viti apo jo?
Në 3-4 javët e fundit kanë nisur të luajnë mirë futboll. Pavarësisht se vetëm në dy ndeshjet e fundit kanë fitore. Kanë ndryshuar, më ngjajnë pak me atë të sezonit të kaluar. Kuptoj që ka një koncept ndryshe, por fizionomia është e njëjtë. Ngjan me skuadrën e verës të këtij viti. Nuk janë aq argëtues, por po mësojnë të bëhen pragmatist, gjë që i duhet për momentin. Për të superuar situata disi të vështira, duhet të mësosh të fitosh edhe pa argëtuar, e më pas të bëhesh argëtues. I shoh mirë, në rrugën e duhur. Nuk më ngjajnë me atë të sezonit të kaluar, por mund të bëjnë një tjetër Tiranë kampione në këtë vit që mund të jetë padiskutim e ndryshme me atë një viti më parë.

? Cilat janë përshtypjet e tua për Egbo-në?
E kam shprehur edhe në studio të ndryshme përpara që të ndodhte ajo që ndodhi. E kam mbështetur vërtetë shumë, sepse e kam vlerësuar që ka kriteret e nevojshme për të qenë një drejtues teknik te Tirana. Për më tepër që kishim po njësoj vite bashkë që punonim aty, pasi kemi filluar në të njëjtën kohë, që prej 2014-tës. Unë besoj që është padyshim një nga njerëzit që meriton komplimenta për gjërat që bëri një vit më parë. Vjet, kur po shijonim kampionatin, javë pas jave, i thoja stafit, lojtarëve: Vitin e ardhshëm do kuptojmë se sa i bukur është ky kampionat që po përjetojmë. Dhe po më ngjan që është e vërtetë. Edhe për efekt nostalgjie, se gjërat që kalon, të duket akoma më e bukur. Besoj se Egbo do të drejtojë shumë shpejt një skuadër, por që nuk më takon mua ta them.

? Sa e vlerëson Nevil Deden?
Nevili po bën mirë. Di që ka një kontratë dy-vjeçare, kështu që s?kam ç?të them për kontratën e tij. (Qesh) Shoh që po bën një punë të mirë. Nuk e di deri ku mund të shkojë. Këtë s?mund ta them në këtë moment. Por, nuk më ngjan me mënyrën e skuadrës të një viti më parë. Luan futboll tjetër, ka një modul tjetër. Disa emra mungojnë për një arsye ose tjetër. Për mua skuadra e vitit të shkuar ishte më e bukur se kjo aktuale. Megjithatë kjo është shije personale.





Lajmet e fundit nga