web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohen prapaskenat te Laçi/ Ja pse dështoi akordi me trajnerin austriak

12 Dhjetor 2020, 12:35, Sport CNA

Shpëtim Duro do të jetë trajneri i Laçit. Klubi kurbinas ka zyrtarizuar dje në mbrëmje trajnerin 60 vjeçar, duke i besuar stolin një emri të njohur në Shqipëri. Drejtuesit e bardhezinjve për një kohë të gjatë kanë negociaur edhe me Peter Pacult, austriakun që më herët ka drejtuar Kukësin në vitin 2017.

Kërkesat e larta ekonomike, stafi i zgjeruar dhe akomodimi kanë prishur gjithçka. Pacult, veç rrogës afro 5 mijë euro në muaj ka kërkuar nga drejtuesit e Laçit edhe shofer personal për të lëvizur në Shqipëri, gjë që është parë e pamundur nga kurbinasit, që i kanë besuar Duros projektin e këtij sezoni. Pas largimit të Armando Cungut dhe Stavri Nicës, Laçi gjen më në fund stabilitet pas shtatë javësh Superligë.





Lajmet e fundit nga