Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Disa dhjetëra mijëra infektime, qindra të vdekur në ditë nga Corona. Në Gjermani situata e pandemisë po bëhet dramatike, zërat për një mbyllje të plotë të jetës publike edhe para krishtlindjeve janë shtuar.
Gjermania që konsiderohej si nxënësja shembullore në Europë për shkak të menaxhimit të mirë të pandemisë, tani po përballet jo vetem me shifra të larta infektimesh me virusin Corona, por edhe të vdekjeve. Instituti ?Robert Koch” bëri të ditur të shtunën më shumë se 28.000 infektime në ditë, kurse numri i vdekjeve është rritur me 496 vetë. Masat e marra në nëntor qartazi nuk e arritën efektin e tyre. Tani për shkak të shifrave në rritje të infektimeve janë rritur kërkesat, që të kufizohet jeta publike edhe para krishtlindjeve.
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier e cilësoi situatën ?shumë serioze”. ?Nëse si tani do të vazhdojnë të infektohen dhjetëra mijëra vetë me virusin, nëse vdesin qindra vetë në ditë nga virusi, atëherë kjo do të thotë, se urgjentisht ne duhet të forcojmë përpjekjet tona në luftë kundër pandemisë.? ?Kemi nevojë për një përgjigje të përgjithshme gjermane”, tha edhe kryeministri i landit Renani Veriore-Vestfali, Armin Laschet të premten në Dyseldorf. ?Ne nuk duam një mozaik në të gjithë Gjermaninë, ku secili land ndjek rrugën e vet.”
Mbyllje e plotë, për shkollën vendosin prindërit
Në Gjermani flitet për një mbyllje deri më 10 janar, në të njëjten kohë duhet të mënjanohen blerjet masive. Detyrimi për shkollën do të mbetet, por do të hiqet detyrimi për mësimin me prezencë në shkollë. Që nga e hëna faktikisht prindërit mund të vendosin në landin me popullsinë më të madhe në Gjermani, Renani Veriore-Vestfali nëse do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë apo do t’i lenë në shtëpi.
Të dielën kancelarja gjermane, Merkel dhe kryeministrat e landeve do të debatojnë për mënyrën e veprimit të mëtejshëm në kuadër të pandemisë. Me shumë gjasa pritet një mbyllje e jetës publike, ajo që diskutohet është koha, kur duhet të fillojë ajo dhe sa do të zgjasë. Para konsultimeve të federatës dhe landeve, ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmeier kërkoi që të veprohej shpejt edhe para krishtlindjeve. ?Gjendja e pandemisë është përshpejtuar shumë keq në tre ditët e fundit. Ne jemi sërish në një fazë të rritjes eksponenciale dhe po shohim, se repartet e parat të trajtimi intensiv po arrijnë kapacitetet e trajtimit”, tha Altmeier për rrjetin redaksional ?Deutschland”. Nuk mund të presim deri në kohën e krishtlindjeve, tha ai. ?Duhet të sqarojmë tani, si duhet vepruar, ndryshe humbasim kontrollin mbi pandeminë.”
Kush nuk e do mbylljen e plotë?
“Ajo që është e qartë, është se edhe tregtia e pakicës duhet të mbyllet. Ne duhet të kufizojmë maksimalisht kontaktet?, tha kryeministrja e landit të Pomeranisë-Meklenburgut, Manuela Schwesig. Kurse eksperti socialdemokrat për shëndetësinë, Karl Lauterbach tha se “kemi nevojë që në javën e ardhshme për një mbyllje të fortë në të gjithë federatën përfshirë edhe mbylljen e shkollave?, tha ai për “Rhenische Post?. Ndërkohë që tani disa lande kanë vepruar. Kryeministri i landit Baden-Vyrtemberg, Winfried Kretschmann ka vendosur që nga e shtuna kufizime të përgjithshme për daljen edhe gjatë ditës. Saksonia fillon nga e hëna një lockdown të plotë. E diela do të vendosë, si do të veprohet më tej./DW
Një automjet hyri në një turmë prej rreth 50 vetash gjatë nj...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 13 paci...
BE do të dhurojë vaksina për vendete Ballkanit Perëndimor. P...
Kompromisi i arritur është pa dyshim një arritje e madhe e p...
Efekti mbrojtës i vaksinës anti-Covid nis 15 ditë pas injekt...
Megjithë vlerësimet e eurodeputetëve në Parlamentin Europian...
Gjermania ka regjistruar gati 30,000 raste të reja me korona...
Një grup këshillimor i qeverisë amerikane rekomandoi të enjt...
Franca do të shtyjë rihapjen e lokacioneve kulturore dhe do ...
Një studim i Grupit Këshillues për Politikat Publike, Ballka...
Vijojnë të mbeten të larta shifrat e viktimave dhe të infekt...
Vogëlushi 8-vjeçar Giannis është pritur me lot gëzimi dhe n...
Ndonëse formalisht nuk është në agjendën e samitit të Bashki...
Presidenca gjermane e BE në këtë gjashtëmujor nuk u zhvillua...
Kanadaja është bërë vendi i tretë në botë që miraton vaksinë...
Debati aktual për buxhetin e vitit të ardhshëm do të duhej t...
Kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania partnere...
Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë shtuan përgatitjet për nj...
Revista amerikane, Forbes, ka bërë të ditur emrat e grave më...
Avokatët e fushatës zgjedhore të Presidentin Donald Trump si...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...