Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ndonëse formalisht nuk është në agjendën e samitit të Bashkimit Evropian, procesi i zgjerimit pritet që të diskutohet në margjinat e samitit që mbahet të enjten dhe të premten në Bruksel.
Kështu kanë thënë burimet diplomatike në Bruksel, të cilat presin që kancelarja gjermane, Angela Merkel ? shteti i së cilës më 31 dhjetor përfundon kryesimin e presidencës së BE-së ? të angazhohet personalisht në takime bilaterale me disa kolegë nga shtetet e tjera, me qëllim që të zhbllokohen vendimet e lidhura me procesin e zgjerimit.
Bllokada kryesore është ajo që Bullgaria i ka bërë kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut.
Tri opsionet e Gjermanisë
Burimet diplomatike thonë se presidenca gjermane ende po i mban të hapura tri opsione.
Opsioni i parë është miratimi i konkluzave për procesin e zgjerimit dhe atë të stabilizim-asocimit si dhe miratimi i dy kornizave negociuese: për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Opsioni i dytë, sipas burimeve, është miratimi vetëm i konkluzave të Këshillit të BE-së.
Ndërkaq, opsioni i tretë, për të cilin besohet se ka më pak gjasa të ndodhë, është miratimi i konkluzave të zgjerimit për të gjitha shtetet, ndërkaq korniza negociuese t?i jepet vetëm Shqipërisë. Shumë shtete e kundërshtojnë këtë ide, që vetëm Shqipëria të përparojë në anëtarësimin në BE, pasi ky shtet duhet të plotësojë disa kushte shtesë para nisjes së negociatave të anëtarësimit.
Burimet diplomatike në Bruksel thonë se përshkallëzimi i retorikës mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ditëve të fundit, i ka dëmtuar edhe më shumë gjasat që të arrihet sukses.
Bllokada bullgare për Maqedoninë e Veriut
Më 9 dhjetor, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria shkëmbyen akuza, pasi kjo e fundit bllokoi sërish kornizën negociuese për Shkupin zyrtar.
Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev e kritikoi Sofjen për politikë irracionale dhe fyese ndaj maqedonasve, pasi Bullgaria po konteston identitetin dhe gjuhën maqedonase, duke thënë se ato kanë rrënjë bullgare.
?Pozicioni i Bullgarisë është plotësisht irracional dhe fyes për maqedonasit dhe gjithë kombin tonë. Në shekullin 21, nuk është as evropiane dhe as demokratike t?i thuash tjetrit se si të ndihesh, si të përcaktohet vetvetiu. Nuk është evropiane të shkruash historinë e një kombi tjetër. Nuk është evropiane që t?i vendosni një identitet një populli tjetër dhe të bindni ata se duhet ta pranojnë atë?, është shprehur Zaev.
Por, Ministria e Jashtme bullgare i ka thënë Maqedonisë së Veriut se me ?histori totalitare të trashëguar është e vështirë të gjesh mbështetje nga Bullgaria?.
?Është koha që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të braktisë tezën manipuluese se Bullgaria konteston të drejtën e vetëvendosjes dhe identitetin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose të drejtën për të emërtuar gjuhën e tyre?, ka thënë MPJ e Bullgarisë.
Në mesin e nëntorit, Bullgaria njoftoi se vendos veto për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shkupit në bllokun evropian.
Që korniza negociuese të kalojë për vendet që aspirojnë anëtarësimin në BE, duhet votë unanime nga të gjithë anëtarët e BE-së.
Konkluzat e Këshillit të BE-së
Gjatë samitit në Bruksel pritet të diskutohet dhe konkluzat për procesin e zgjerimit dhe atë të stabilizim-asocimit të Këshillit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes së cilat u kërkohet shteteve të bëjnë reforma dhe të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Në draftin e konkluzave, të cilin e ka parë REL, Kosovës i kërkohet të shtojë përpjekjet për përmirësimin e sundimit të ligjit, të shtojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe të bëjë reforma në administratën publike.
Kosovës po ashtu i kërkohet që vazhdojë të jetë e përkushtuar ndaj Dhomave të Specializuara në Hagë në përputhje me obligimet ndërkombëtare dhe ligjet vendore.
Po ashtu, Kosovës dhe Serbisë i kërkohet që të vazhdojnë angazhimin e tyre në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të respektojnë dhe zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në këtë proces.
Ndërkaq, në konkuzat e Këshillit nuk ka asnjë të re sa i përket liberalizimit të vizave.
Sa i përket Maqedonisë së Veriut dhe Shqiprisë, ndonëse në këtë dokument përmendet edhe pritja që ?sa më parë? të nisin negociatat e anëtarësimit mes BE-së dhe këtyre dy shteteve, aty nuk përmendet ndonjë datë se kur mund të ndodhë kjo./REL
Presidenca gjermane e BE në këtë gjashtëmujor nuk u zhvillua...
Kanadaja është bërë vendi i tretë në botë që miraton vaksinë...
Debati aktual për buxhetin e vitit të ardhshëm do të duhej t...
Kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania partnere...
Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë shtuan përgatitjet për nj...
Revista amerikane, Forbes, ka bërë të ditur emrat e grave më...
Avokatët e fushatës zgjedhore të Presidentin Donald Trump si...
Situata në Kosovë nga Covid duket se nuk është aspak e qetë....
Kanë kaluar 11 muaj që kur autoritetet shëndetësore në Vuhan...
72.1 milionë euro është ndihma e radhës e Gjermanisë për Kos...
Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit S...
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dalë me një thirrje të ...
Shtëpia e Bardhë zhvillon sot (e martë) një takim me ekspert...
Administrata e Presidentit Trump la pa shfrytëzuar gjatë ver...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë raportoi se gjatë 24 orëv...
Në SHBA, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) i hapi so...
Ekspertët indianë besojnë se kanë zbuluar shkakun “e sëmundj...
Autoritetet shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar filluan pë...
Bashkimi Europian do të lehtësojë mekanizmin e sanksioneve, ...
Markus Söder tha se Gjermania duhej të veprojë “më mirë shpe...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...