web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dordolec i komanduar dhe i pafuqishëm”/ Demokrati i hakërrehet Bashës: Si arrite deri këtu…

11 Dhjetor 2020, 08:59, Politikë CNA

Një tjetër demokrat ka shprehur zhgënjimin e tij nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Ejon Vrani i ka kërkuar ?llogari? Bashës për të cilin thotë se i vrau idealet demokratike. Sipas tij, Basha nuk e kupton revoltën e këtyre ditëve, pasi nuk është pjesë e saj.

Vrani e cilëson Bashën si një dordolec të komanduar dhe të pafuqishëm.

Faleminderit Z. Basha. Nuk jam ndier kurrë, kurrë kaq keq sa sot.

Nëse ka ditë të vështira në opozitë, janë këto të sotmet.

Unë aspiroja që e djathta të sillte revolucion në brezin post komunist sepse besoja se familjet që dikur kanë vuajtur sistemin komunist do luftonin me zemër për të mbrojtur të ardhmen morale dhe ideale të shqiptarëve.

Sot në pikat e fundit kjo aspiratë vdiq.

Unë si i djathtë me zemër, nuk jam më i djathtë…

Si arrite deri këtu o Z. Basha të vrasësh idealet demokratike të mia, kam arrsim të lartë, kam biznes që rropatem ta mbaj më këmbë në këtë sistem, kam familje që përpiqem ta edukoj që ta duan vendin e tyre, kam shoqeri që sot më shikojnë shtrembër, Pse o Z. Basha?

Si arrin ti Z. Basha që me njerës pa moral më del në protestë dhe nxit vëllavrajse…

Stresi – pa moral në shoqëri normale,
Pinxhot E PALARË të Radenecit të jenë zëri i protestës për një krim banal.

Nuk kam asgjë që gjith Shqipëria të digjet për padrejtësinë e kryer, por ky zjarr të vihet nga njerës që bazohen mbi një vlerë dhe drejtim logjik se kush duhet dënuar dhe kush jo…..

Po pse o Z. BASHA bredhi që ju vu zjarri është fajtori?
Xhamat e dyqaneve janë fajtorët?
Koshat e përmbysur duhet të flasin për një të ri që nuk është më prej fodullëkut të policisë?

Por e kuptoj që kot revoltohem, kot shkruaj, ti nuk e ndien këtë revoltë, nuk e kupton, nuk je pjesë e kësaj revolte… ti je një dordolec i komanduar dhe i pafuqishëm.

Ju që merreni me PR në partinë demokratike, një sugjerim kam për ju “rrobt ku ti keni o idiotë”

Injoranca dhe paaftësia juaj qofshin udhëtarët tuaj brez pas brezi.

Rroftë partia demokratike. Pratia demokratike Vdiq.

Protesta nga njerës që nuk kanë zbatuar ligjin kurrë në jetën e tyre, sot protestojnë.
Protestojnë që ligji të zbatohet.

Çudira që vetëm një personazh mundet ti artikulojë…“, shkruan Ejon Vrani./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga