web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e 25 vjeçarit/ Topalli: Dorëheqja e Lleshajt duhet të ndodhte në mënyrë të menjëhershme

10 Dhjetor 2020, 21:50, Politikë CNA

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli u shpreh se dorëheqja e Sandër Lleshajt ishte diçka që duhet të ndodhte në mënyrë të menjëhershme.

Gjatë një interviste për ?Politikon?, Topalli tha se kjo është një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe se sipas saj kërkon përgjegjësi morale dhe ligjore.

“Ishte një dorëheqje që duhet të ndodhte në mënyrë të menjëhershme. Opinioni publik është i shokuar për këtë ngjarje dhe kërkon përgjegjësi morale, ligjore dhe institucionale. Nëse Lleshaj e ka dhënë dorëheqjen me vonë sigurisht që nuk është e justifikueshme.

Jo gjithmonë ndodh në vendin tonë dorëheqja, por ishte një rast i paimagjinueshëm. Unë po lexoja fjalët e nënës që i kishte dhënë lekë për cigare dhe më pas i kishin thënë se është vrarë”, tha Topalli./CNA.al





Lajmet e fundit nga