Rrugëtimi i Bindjes Demokratike
Bindja Demokratike nuk është, as aventurë dhe, as trill sezo...
Janë të paktën tre rastet kur reagimi i Rinisë Shqiptare dhe shumicës të popullit, votuesve aktiv ose jo, ka qenë vërtet një forcë e madhe opozitare dhe i ka vënë lakun në fyt qeverisë duke i treguar se Shqipëria edhe pse mund të mos ketë një opozitë të besueshme, apo të përdorur nga qeveria, ka popull opozitar.
Dje, disa qindra të rinj, pas thirrjeve të filluara në rrjetet socile nga Brryli Broadway apo edhe faqe të tjera, u mblodhen para ministrisë së Brendshme dhe protestuan. Do të kishin pasur një fitore shumë të madhe në rast se do të qendronin aty duke kërkuar dorëheqjen e ministrit, por turma më pas shkoi tek kryministria dhe më pas u kryen disa akte në rast se mund te quhen, dhune. Ishin ishin mijëra të rinj që tregonin se në Shqipëri ka ende shpresë, ka popull opozitar.
Ka të rinj që nuk e ulin kokën ndaj padrejtësive, që reagojnë, që bërtasin fort, që përplasen kur ndiejnë dhimbjen dhe padrejtësinë. Kështu ndodhi edhe dje, reaguan pas vrasjes së një 25 vjeçari nga policia, dhe me të drejtë revolta filloi e fortë. Shumë mediat tentuan ta devijonin, ta quanin politike, pse shkonte Stresi apo shokët e Stresit. Në fakt, nuk ka asnjë gjë të keqe të shkojë Stresi, pra Arkimed Lushaj, të protestojë. Ai është një njeri, qoftë dhe me PD, ka të drejtë të protestojë ai dhe shokët e tij. E rëndësishme është që u protestua, jo kush protestoi!
Ai është i ri, janë demokratë, nuk ka asgjë të keqe të bashkohen dhe të kërkojnë llogari për një shokun e tyre, për vëllain e tyre të ekzekutuar në mënyrë kriminale nga papërgjegjshmëria e një punonjësi policie. Në fakt ngjarja është bërë më shumë e turpshme pas deklarimeve publike dhenë nga policia e Shtetit dhe zyrtarët e qeverisë.
Rasti i dytë është protesta e studentëve, ishte shpresa e një populli të tërë. Studentëtë treguan se Shqipëria kishte popull opozitar, e ardhmja e saj do të ishte më e mirë. Ata shkuan dhe protestuan për ditë të tëra dhe shumë shpejt ministrja Lindita Nikolla u largua nga detyra. Mirë apo keq shkaku ishin studentët, protesta e tyre, Pasojat çuan në largimin e ministers. Një ligj më i mirë për arsimin e lartë nuk kemi, nuk ishte ndonjë fitore e madhe por qeveria mori një ?dru të mire?. Kështu do të kishte marrë edhe dje Sandër Lleshaj nëqoftë se të rinjtë nuk do të largoheshin nga Ministria e Brendshme, pra do të fokusoheshin aty përpara, nuk do të shpërndaheshin në lëvizjet e tyre.
E treta është protesta e ndodhur në momentet e para të ardhjes së Rilindjes në pushtet, ajo e armëve kimike, ku disa qindra të rinj u mblodhen para kryeministrisë si rastësisht ku 10, 20, 50 njerëz e më pas u bë një turmë e madhe ku nuk kishte komandat. Por mos harroni një të ri protestues i veshur me një uniformë të verdhë i cili bënte diferencën.
Ai quhej, Zirkon Disha, tashmë më i tërhequr në aktivitetet e tij të levizjes civile, por atëherë, ai dhe disa qindra të rinj të tjerë, përfshi këtu edhe neonarkistët e Arlind Qorrit apo marksistët, u mblodhën para kryeministrisë dhe detyruan kryeministrin t?i thoshte jo armëve kimike në Shqipëri. Ishte shpresa e parë dhe reagimi më i fortë që kishte ndodhur pas vitin 1990 ndaj një qeverie, nga të rinjtë, Nga ajo kohë, deri më sot janë të paktën tre raste që na tregojnë se Shqipëria ka popull opozitar, ka të rinj opozitarë, por fatkeqësisht mesa duket nuk ka opozitë.
Ndoshta ky është një nga rastet e ralla në botë kur aktet opozitare të qytetarëve nuk pranojnë ose thënë më qartë refuzojnë në mënyrë direkte të përfaqësohen nga opozita, nga lideri zyrtar i saj. Në rastin e parë Lulzim Basha nuk u pranua por u largua me fërshëllima nga protesta e armëve kimike. Tek studentët nuk tentoi të shkonte, përkundrazi bashkë me Monikën donte që ta merrte nën kontroll protestën duke i krijuar incidente, sherre dhe përplasje dhe përfundimi është ai që e dinë të gjithë.
Kështu ka ndodhur edhe dje, në orën 16:30 protesta e thirrur në rrjetet sociale mblodhi me mijëra vetë. Në orën 22:00 kishte paralajmëruar protestë Lulzim Basha me njerëzit dhe mbështetësit e tij, disa prej të cilëve ka filluar t?i paguajë për të bërë meme apo për të ngritur frymë në rrjetet sociale. Por, u pa qartazi se poplli opozitar, shqiptarët, të rinjtë opozitarë, përfshi këtu edhe ata më ekstremistët brenda frymave politike shkuan në orën 16:30, atëherë kur i thirrën nga rrjetet sociale , jo kur i thirrën ushtarët e Lulzim Bashës. Kjo sërish tregon qartazi se Shqipëria ka popull opozitar, ka të rinj opozitarë dhe ndoshta populli opozitar është më i madh sesa socialistët në pushtet sesa Rilindja apo palët politike edhe të marra të gjitha bashkë.
Nuk shikon, nuk vlerson, nuk pranon kryetarin e vetëshpallur të opozitës, Lulzim Bashën. Populli opozitar reagon fort! Kështu ndodhi dje, kështu ndodhi me studentët, kështu ndodhi me armët kimike! Shqipëria ka të rinj të fortë që ngjallin shpresë, që kanë kurajo, që protestojnë vetëm duke reaguar nga rrjetet sociale, por janë po këta të rinj që braktisin kryetarin e vetëshpallur të opozitës, Lulzim Basha, braktisin thirrjet e tij, protestat e tij, lëvizjet e tij. Nuk e shohin atë si shpresë, por e shohin fatkeqësisht si Edi Ramën, pra të rinjtë opozitarë dhe populli opozitar, Lulzim Bashën e shikojnë njësoj si kryeministrin në detyrë, e shikon si ortakun e tij, e shikon si ish ministrin e Brendshëm të 21 janarit, që atëherë nuk dha dorëheqjen. Ndërsa dje nxiti një protest të dytë duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj kur në fakt kishte qenë në vend të tij dhe nuk e kishte bërë një gjë të tillë.
Sërish Lulzim Basha dje duhet të ketë qenë njeriu më i mërzitur nga gjithë ajo lëvizje, megjithëse një lider opozite duhet të marrë kënaqësi kur qytetarët protestojnë. Luli në fakt ka qenë më i hidhëruari nga të gjithë sepse për herë të tretë radhazi ai pa se në Shqipëri ka të rinj opozitarë, ka popull opozitar që atë e refuzojnë dhe nuk pranojnë që ai t?i marrë nën kontroll dhe t?i përfaqësojë ata. Ata duan të dalin vetë të thirrur nga rrjetet socile, siç dolën dje, siç dolën vetë studentët apo siç ndodhi me protestat e armëve kimike. Populli opozitar nuk e pranon Lulzim Bashën, të vetëshpallurin kryetar të opozitës.
Ndaj ky duhet të jetë një moment reflektimi për demokratët, për të gjithë partitë opozitare, për tu parë në pasqyrë, për të kthyer kokën pas dhe për të mendur se duhet të hedhë vështrimin përpara, cilat janë problemet që ka. Gjithçka fillon nga Lulzim Basha dhe nga pseudoelita opozitare e përfaqësuar nga ai dhe ushtarët e tij. Disa prej tyre mund të ishin të pranueshëm për qytetarët por, Luli kurrësesi. Ndaj edhe është koha që opozita politike të reagojë, e në rast se kanë ngelur disa njerëz të përgjegjshëm me nje fije dinjiteti ta thonë publikisht se Shqipëria ka të rinj opozitarë, ka popull opozitar, por nuk ka lider opozite dhe populli opozitar nuk e pranon Lulzim Bashën.
Ndoshta ky është një rast nga më të turpshmit në botë, kur rinia dhe populli proteston por nuk pranon opozitën. Kështu ka ndodhur dje, protesta tregoi diferencën ashtu siç e kanë treguar protesta e studentëve apo e armëve kimike./CNA.al
Bindja Demokratike nuk është, as aventurë dhe, as trill sezo...
Edhe deputeti Lefter Maliqi i bashkohet zërit të shumë qytet...
Kryeministri Edi Rama njofton se do të mbajë pasdite e sotme...
Djali i ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, Redon Meksi ka d...
Eurodeputeti dhe Raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega,...
Raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos ka prezantua...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhj...
Presidenti Ilir Meta, ka zgjedhur që në ditën e të Drejtave ...
Protesta nga qytetarët në Tiranë u shoqërua edhe me sulme nd...
Analisti Baton Haxhiu ka konfirmuar mbrëmjen e sotme në “Opi...
Zv.kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe ka reaguar për her...
Analisti Agron Gjekmarkaj, është zënë ngushtë mbrëmjen e sot...
Analisti Agron Gjekmarkaj, ka dalë mbrëmjen e sotme më mbroj...
Protesta e mbrëmjes së sotme ëhstë shoqëruar me episode të f...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani gjatë diskutimeve në...
Analisti Andi Bushati, ka folur mbrëmjen ne sotme për vrasje...
Partia Demokratike ka reaguar pas protestës që u zhvillua mb...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur nga ...
Me policin, që i mori jetën 25 vjeçarit, nuk ia vlen shumë t...
Deputetja Rudina Hajdari ka reguar përmes një postimi në rrj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...