Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pak disident
12 dhjetor 1990. E mërkurë.
Ora 9:00. Mbledhje e tensionuar në redaksinë e gazetës ?Bashkimi?. Një nga shefat e redaksisë propozoi të merrnim në intervistë anëtarët e Byrosë Politike që u shkarkuan. Një tjetër tha të bëjmë një reportazh.
-Dërgojmë një gazetar në Qytetin Studenti, -propozova unë. ?Ai të japë vetëm informacion. Artikullin, para botimit, ta dërgojmë në sektorin e shtypit të KQ të Partisë. Në qoftë se ky informacion nuk botohet, atëherë unë do të jap dorëheqje si shef i sektorit të ekonomisë.
I thashë kryeredaktorit, Qemal Sakajevës, që për këtë vendim të vërë në dijeni sektorin e shtypit në KQ të Partisë. Dolëm nga mbledhja. Në korridor takova Sali Berishën.
-Doktor! Po të keni ndonjë problem me programin ekonomik, unë mund t?ju ndihmoj.
-Unë jam dakord! Por mos thotë gjë Gramoz Pashko…
-Nuk besoj, sepse ai më ftoi që mbrëmë…
Ora 11.30
Në klubin e gazetarëve hyri një djalë. M?u drejtua mua: ?Të kërkon Sali Berisha??
Ngjitëm shkallët e godinës 15 në Qytetin Studenti. Atje u njoha edhe me Eduard Selamin dhe Edmond Trakon. Të dy pedagogë. ?Kemi përgatitur programin e Partisë?, – më tha Berisha. ??Kemi ngecur në një paragraf. Është fjala për qëndrimin ndaj tokës. Cili është mendimi yt???
I hodha një sy statutit. Zgjedhja dhe mandati i kryetarit të PD-së: ?Zgjidhet për dy vjet me të drejtë rizgjedhjeje edhe një herë.? Në dhomë hynë edhe disa gazetarë. Berisha, pasi përfundoi me mua, iu drejtua atyre:
-Tani ju duhet të shpërndaheni kudo. Idetë e këtij programi të prekin mendjet e shqiptarëve. Nga shtypi nuk mund të presim asgjë. Ka censurë. Këtë punë mund ta bëni vetëm ju…
-Problemi nuk është kaq i thjeshtë, – ndërhyra unë. -Gazetarët nuk mund ta bëjnë hapur këtë mision. Ndryshe do të humbasin vendet e punës.
Pastaj i tregova për mbledhjen tonë në gazetë dhe për presionin që kishin bërë tipografët: ?Në qoftë se nuk botohej informacion nga Qyteti Studenti, ata nuk do të lejonin botimin e asnjë gazete?.
-Lajm i mirë, – tha Berisha…
?Keqardhja? e Nexhmie Hoxhës
U ktheva në shtëpi. Ra telefoni. Ishte kryeredaktori: ?Më mori në telefon Sofo Lazri, dora e djathtë e Ramiz Alisë… I tregova për vendimin e tipografëve. Pastaj për mbledhjen tonë. Po kush është ky shefi, që dashka të largohet nga puna, më pyeti shoku Sofo… Mitro Çela… Nuk hezitova, sepse kjo ishte edhe kërkesa jote. Po pse me zor qëndron shef ky Mitroja, vazhdoi Sofo. Në qoftë se ka mall të largohet, nuk e pengon njeri… Pas pak më ra përsëri telefoni… Jam Nexhmie Hoxha, më fal, shoku kryeredaktor! Po si është puna e tipografëve?… Po gazetarët… diçka më tha Sofo Lazri… Mitro Çela? Po më habit! Ne kishim menduar që ai të bëhej deputet, si kandidat i Frontit Demokratik…?
Ironi e fatit
13 dhjetor. E enjte
Ora 15. Në shtëpi erdhi Guga, shofer i gazetës.
?Je i arrestuar, -tha ai me humor. ?Vishu!
Në makinë gjeta Luçie Doçin (sekretare e kolegjiumit të gazetës), Genc Tiranën, Gëzim Sinematin dhe Arben Rukën. Të tre gazetarë. Më thanë se i kishte nisur kryeredaktori. Do të bëhej një mbledhje në kinoteatrin ?Studenti?.
Salla ishte plot. Në presidium dallova Pashkon, Berishën, Azem Hajdarin dhe Arben Imamin… Në rreshtin e parë një burrë me mustaqe, veshur me xhakavento. Më shumë bënte shenja sesa fliste. Më thanë se ishte Aleksandër Meksi. Në fillim foli Berisha. Pastaj Azem Hajdari, Zef Brozi, Edmond Budina. Ishin përgatitur dokumentet për në ministrinë e Drejtësisë. Duheshin edhe 300 firma për të legalizuar Partinë Demokratike.
?Sa të merren firmat në sallë?, -tha dikush nga presidiumi, -do të zgjedhim një komision nismëtar. Mendohet të ketë 14 anëtarë: 6 studentë, po kaq intelektualë. Dy do të jenë nga klasa punëtore.?
Po lexoheshin emrat e intelektualëve, me një karakteristikë të shkurtër. Kur përmendej emri, kandidati ngrihej në këmbë. Në fillim studentët: Azem Hajdari, Blendi Gonxhe, Edmond Budina, Shinasi Rama, Arben Lika, Alma Bendo.
Pas studentëve, intelektualët. U ngritën Sali Berisha, Gramoz Pashko, Eduart Selami, Meksi, Preç Zogaj… i fundit…
-Mitro Çela, gazetar dhe ekonomist i njohur. Punon në gazetën ?Bashkimi?…
Instinktivisht u ngrita në këmbë. Buzëqesha dhe u ula, duke ngritur supet. ?Sa i fshehtë?, – tha Gëzim Sinemati duke më uruar. Më shtrënguan dorën edhe të tjerët. Unë isha befasuar. Nuk dija gjë. Nuk më kishin pyetur?
?Tani duhet të zgjedhim dy përfaqësues të punonjësve?, – tha dikush nga podiumi.
Ra qetësi. Nuk ishim mësuar me këtë lloj demokracie. Kandidatët i gatuante piramida e Mihal Bishës, mjeshtri i madh i kuadrit. Kishte raste që nuk fuste duart Sigurimi i Shtetit. E vërteta ishte që vendimin e merrnin masat: Ç’do partia bën populli… U ngrit një djalë i ri.
?Jam pedagog në Institutin Bujqësor. Quhem Eduard Zaloshnja. Unë do të bëj një propozim. Do të duket jashtë logjike, por propozoj të zgjidhet motra ime, Merita Zaloshnja! Është ekonomiste në ndërmarrjen artistike ?Migjeni?. Shkollën e ka mbaruar natën…
Pati ilaritet. Disa ngritën supet. Diçka ngeci, por akullin e theu presidiumi: ?Le të vazhdojmë me kandidatura të tjera. Në fund janë votat ato që vendosin…? Merita Zaloshnja fitoi. Së bashku me të edhe Ilir Myftari, inxhinier në minierën e Valiasit? Më vonë, në komisionin nismëtar u shtuan edhe Arben Demeti, Arben Sula, Bardhyl Reso, Zenel Hoxha, Sokrat Nesuri, Petrit Dodbiba.
Sali Berisha propozoi që Azem Hajdari të ishte Kryetar i PD-së. Procesverbalet e mbledhjes i ka mbajtur studentja Ilenja Mëhilli. (Në mes të vitit 1991 Ilenja emigroi në Itali si shumë studentë shqiptarë.)
Pse u zgjodh Azem Hajdari kryetar?
Më parë kërkon përgjigje pyetja, kush ishte Azem Hajdari. Deri më 8 dhjetor 1990 ishte një njeri i zakonshëm. Student si gjithë studentët e tjerë. Ndoshta diçka më pak: vinte nga provinca, nga Tropoja e largët.
Kur nisi shtrëngata, Azemi u zgjua. Ku ishte rreziku, printe Azemi. Me fjalën e Azemit studentët vranë frikën. Me fjalimet e tij u ndezën qindra zemra. Ndoshta Azemi ishte pasardhësi i fundit i një plejade të tërë heronjsh me ideale lirie, që u shkon për shtat fjala e Fan Nolit: ?Trimi i mirë duhet a të rrojë si burrë, a të vdesë si burrë?.
Tani le të kthehemi te pyetja pse u zgjodh Azem Hajdari kryetar i parë i Partisë Demokratike? Sipas pikëpamjes sime, për dy arsye. Së pari sepse e meritonte: ishte simboli i idealeve të Dhjetorit. Së dyti ishte një zgjedhje kompromisi (ku ka kompromis, ka demokraci). Kur nisi mbledhja e parë e komisionit nismëtar, zgjedhja e Azemit qetësoi, përkohësisht, gjakrat e trazuara të liderëve të ardhshëm të politikës shqiptare.
Vonesa e Edi Ramës
Fati e desh që ato ditë dhjetori Edi Rama të ishte në Greqi. Në Tiranë mbërriti më 13 dhjetor. Kur arriti në Qytetin Studenti, ishte bërë zgjedhja e komisionit nismëtar. I vonuar, u fut në mbledhjen e parë të komisionit nismëtar. Gjëja e parë që bëri – sherr me Berishën. Pas ndërhyrjes me takt të Pashkos, Edi Rama u largua nga mbledhja.
Rama bëri edhe përpjekje të tjera për t?u futur në drejtimin e PD-së. Kur dështoi, vendosi ta sfidojë PD-në duke krijuar Partinë Popullore Fetare në bashkëpunim me Spartak Ngjelën, Ardrian Klosin, Kasëm Trebeshinën dhe Gavrosh Lubonjën. Sipas platformës ?Rama? partia do të kishte disa fraksione, duke filluar me ballistë, zogistë, antikomunistë, demokristianë, ish të burgosur politikë etj. Pas shumë përpjekjesh, të ndihmuar edhe nga Sejfi Protopapa, emigrant në SHBA, në fillim të qershorit të vitit 1991 u bë mbledhja e parë e partisë në Pallatin e Kulturës në Tiranë.
Më 22 qershor 1991 ishte parashikuar që Tiranën do ta vizitonte Sekretari Amerikan i Shtetit, Bejker. Rama vendosi ta shfrytëzojë këtë shans për të bërë presion për legalizimin e partisë. Rama propozoi të shkonte në takim Ardian Klosi, si njohës i mirë i gjuhës angleze. Mirëpo Klosi rridhte nga një familje e njohur komuniste. U ngritën të përndjekurit. Sha të shajmë… Normale. Jetonim në demokraci. Dhe Ardian Klosi u ?përjashtua? nga takimi. Në këmbë të tij shkoi një i përndjekur, që bëri një vërë në ujë? Pas këtij dështimi erdhi goditja në Parlament. U diskutua ligji që ndalonte krijimin e partive me baza fetare. Dhe ëndrra e Edi Ramës për të drejtuar Partinë Popullore Fetare nuk u bë kurrë realitet?
Lajm mbi lajm
19 dhjetor. E mërkurë. Ora 16.30
Salla e kinoklubit ?Studenti?. Konferencë shtypi. Në podium Preç Zogaj dhe Genc Pollo. Ishte konferenca e parë dhe bëhej për organizimin e shtypit. Mendimet ishin nga më të ndryshmet. Brenda dhe jashtë kohe. Racionale dhe irracionale. U ngritën edhe disa shkrimtarë.
-Nuk kemi folur kurrë shqip, -tha një piktor i TVSH-së. ?Kemi folur në të gjitha gjuhët, por shqip jo!
Dikush u afrua në presidium.
-Më falni, -tha Preçi, -kemi një lajm të gëzuar: Në Ministrinë e Drejtësisë u bë legalizimi i Partisë Demokratike.
Zhurmë. Britma. Lotë. Përqafime. Parrulla. Pas tyre këngë… Oratorë që flisnin… Lajmi i madh i theu rregullat e demokracisë. Mbledhja u kthye në anarki…
Epopeja e bashkëpunëtorëve të Sigurimit
20 dhjetor ?90. E enjte. Ora 14
Kafja e gazetarëve ishte e boshatisur. Unë bëja muhabet me banakieren, Gonin. Në sallë hyri H.SH., sekretar i parë i Komitetit të Partisë në Berat. E kisha njohur kur ishte mekanik në uzinën ?Partizani?. Ishte novator dhe unë kisha shkruar për novacionet e tij. Kur ai u ngjit lart, ne e ruajtëm miqësinë.
U ulëm ballë për ballë. Qëndronte në heshtje. Mos vallë ishte në sëkëlldi për faktin se unë isha bashkuar me Partinë Demokratike?!
?Sot na thirri në një sallë Ramiz Alia. Ishim të gjithë sekretarë të parë. Na tha, a e dëgjuat lajmin për legalizimin e PD-së? Sigurisht. Ajo është parti djall, është mace e zezë që do të shkatërrojë idealet socialiste. Por nuk do ta lejojmë. Partia e Punës ka dalë nga zjarri i luftës. Ka kockë të fortë. Prandaj do të hidhemi në sulm. Që sot të shkoni në rrethe. Do të keni punë me regjistrat. Jo të gjendjes civile. Regjistrat e bashkëpunëtorëve të Sigurimit. Do t?i lexoni një për një. Pastaj do t?i thërrisni. Kuptohet, në mes të natës. Me fshehtësi. T?u jepni detyrën të futen në radhët e Partisë Demokratike. Të mbështesin njëri-tjetrin. Informatorët tanë duhet të jenë në komisionet drejtuese. Ata duhet të mbushin listat e kandidatëve për deputetë. Nëse ky aksion përfundon me sukses, dhe suksesi varet nga puna juaj, atëherë Partia Demokratike do të kthehet në një simotër të Partisë së Punës…?
Iku sekretari i parë. Unë mbeta. Në errësirë, edhe pse ishte ditë… Isha tronditur. Çfarë ishte kjo bisedë? Provokacion?! Dezinformim?! Paralajmërim?!
Shënim
Disa vite më vonë. Fillimi i vitit 1996. Bëheshin konferencat e PD-së në rrethe. Unë isha i deleguar në Patos dhe Ballsh. Listat e kandidatëve për në kryesitë e degëve të partisë verifikoheshin në qendër. Skandal: gjysma e kandidaturave ishin të “sëmurë”… Kjo “sëmundje” ngjitëse kishte prekur edhe disa deputetë, që nuk u futën në listat e kandidatëve për në Kuvendin Popullor në zgjedhjet e 26 majit ’96.
Pa folur për ndonjë bandill, që SOT nuk lë seminar pa folur e pa marrë pjesë, që DJE u bë ministër i qeverisë Meksi, si beniamin i Berishës, që PARDJE, kur ende i kishte buzët me qumësht, pa u diplomuar, për hir të interesave kombëtare, u regjistrua ushtar i bindur në armatën e madhe të “Veshit vigjilent të Partisë së Punës”.
Do të luhen ditën e sotme ndeshjet e fundit të Ligës së Kamp...
Kreu i FRPD Belind Këlliçi u ka bërë thirrje të gjithë qytet...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikur një foto të 30 vit...
Të rinjtë e FRPD kanë dalë në protestë para Ministrisë së Br...
Ka ditë më parë kryeministri Edi Rama lajmëroi se ishte nisu...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka denoncuar një skandal q...
Presidenti Ilir Meta ka “përthyer” në akuza ndaj qeverisë Ra...
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar pas lëvizjes së S...
Parlamenti gjerman debaton këtë javë për buxhetin e vitit 20...
Ish drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj ka komentuar ngja...
Kreu i Partisë për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule tha pë...
Presidneti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për situatën ...
Në Shqipëri vitin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet parl...
Presidenti Ilir Meta ka kritikuar mbrëmjen e sotme Komitetin...
Presidenti Ilir Meta ka rezerva ndaj mënyrës së menaxhimit t...
Presidenti Ilir Meta, tha se ndihet krenar për qëndrimin e t...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta fajëson qeverinë për shty...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se pavarësisht...
Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka përkujtuar 30-vjeto...
Një ngjarje e rëndë tronditi sot Tiranën pasi 25 vjeçari Klo...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...