Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Qeveria në Gjermani do të jetë e përgatitur për pandemitë e ardhshme dhe synon krijimin e 19 depove me material mjekësor. Ekspertët dhe politikanët kërkojnë, që t?i kushtohet vëmendje cilësisë.
Në rast pandemie të mos kemi më mungesa sikurse ndodhi me fillimin e kësaj pandemie! Këtë synim ka shpallur ministri gjerman i Shëndetësië, kristiandemokrati Jens Spahn. Kur nisi pandemia në pranverë, doli në pah, që në Gjermani u konstatuan mungesa për mbrojtjen ndaj infeksioneve dhe trajtimin mjekësor, sepse parpitur nuk kishte maska mjaftueshëm, veshje mbrojtëse dhe aparatura respirimi. Këto mungonin si në klinikat, spitalet e në shtëpitë e kujdesit. Disa javë madje mungonin edhe maskat e thjeshta mbrojtëse, të cilat me vështirësi gjendeshin online duke u ofruar me çmime të majme. Pastaj qeveria vendosi blerjen e maskave. Shumë shpejt mungesat u kompensuan. Megjithatë qeveria tani synon që për të ardhmen të jetë e përgatitur më mirë me rezerva të këtij lloji.
Ndaj kabineti qeveritar vendosi këtë javë, që deri në fund të vitit të ardhshëm të krijohet një rezervë shtetërore. Fillimisht do të depozitohen maska. Më pas do të depozitohen rezerva me produkte mjekësore në vend. Rezervat duhet të mbulojnë nevojën për një muaj. ?Në këtë mënyrë ne në rast emergjence mbështesim kryesisht ata që punojnë nëpër spitale, shtëpitë e kujdesit dhe në klinikat private. Një kujdes i mirë shëndetësor nuk duhet të dështojë për mungesë materialesh”, tha ministri Spahn.
Diskutime të tilla që prej 19 vjetësh
Është vendosur kësisoj qysh në qershor krijimi i një strukture të ?Rezervës Kombëtare për Mbrojtjen e Shendetit”. Por deri tani nuk është bërë shumë në këtë drejtim, sikurse konstatohet në një kërkesë për shpjegim të paraqitur nga grupi parlamentar i partisë Liberal-Demokrate (FDP) në opozitë: “Diskutimet për mënyrën dhe volumin e materialeve për rezervën e ardhshme po vazhdojnë, ndërkohë që është ende e hapur çështja për kostot e menaxhimit dhe sigurimit të këtyre materialeve”, theksohet në përgjigjen e qeverisë ndaj kërkesës së FDP-së.
Ekspertja për mbrojtjen nga infeksionet e partisë ekologjiste, Kordula Schulz-Asche, e përshëndet nismën e qeverisë, por sjell në vëmendje, që prej shumë vitesh ka pasur debate për krijimin e një rezerve të tillë emergjence, madje qysh në fillim të shekullit me shpërthimin e pandemisë Sars. “19 vjet kanë kaluar qysh atëherë, ndaj tani koha nuk pret më, këto plane duhet të vihen në jetë”, tha për DW Schulz-Asche. Ajo nënvizon më tej, se tani ?që depot janë të mbushura ministri Shëndetësisë Spahn e ka të lehtë të vendosë krijimin e një rezerve strategjike””. Por sipas Schulz-Asche rëndësi ka, që t’i kushtohet vëmendje cilësisë: ?Duhet të përcaktohen parametra, se për çfarë lloj rreziku apo krize financiare do të jenë të përshtatshëm këto materiale. Tani për tani ne ndodhemi në valën e pandemisë Corona. Por a të mbrojnë maskat edhe prej pandemive të tjera si p.sh. Ebola? Ose a është krijimi i kësaj rezerve i përshtatshëm të përdoret vetëm gjatë gripit, apo pra gjatë pandemsië Corona?”. Sipas Schulz-Asche nga planet e ministrit Spahn ende nuk po shihet ndonjë transparencë.
“Jo të gjitha maskat janë të përshtatshme për depozitim”
Cilësia e materialit, që do të depozitohet, është e rëndësishme, sikurse theksojnë edhe ekspertët e organizatës së mjekëve “Marburger Bund”. Zëdhënësi Hans-Jörg Freese i tha DW-së, se jo të gjitha maskat janë të përshtatshme të ruhen afatgjatë. ?Ne e dimë prej kohësh, që në sasi të tilla të mëdha jo të gjitha maskat janë efektive ndaj infeksioneve prej viruseve.” Ka edhe maska speciale për punëtorët e zejtarisë p.sh, që mbrojnë nga grimcat e imëta në atmosferë, por që në fakt nuk kanë efekt mbrojtës nga virusi. Megjithatë krijimi i një rezerve është i nevojshëm: ?Më mirë vonë se kurrë, ky plan duhej realizuar prej kohësh. Ne në pranverë pamë, se çfarë ndodh nëse nuk je i përgatitur mirë.”
19 qendra në mbarë vendin
Planet ndërkohë janë konkretizuar: Në 19 qendra të shpërndara në mbarë vendin do të depozitohet material mjekësor ndër të tjera edhe në Hamburg, Dortmund Halle e Augsburg. Rezervat federale do të krijohen pasi të jenë konsumuar materialet ekzistuese nëpër spitale, klinika private apo në shtëpitë e kujdesit. Në planin e qeverisë parashikohet, që ?Rezervat duhet të mbahen edhe më tej edhe në institucionet mjekësore dhe në lande. Përdorimi i rezervave të federatës është një zgjidhje në rast mbingarkese.” Në përgjithësi politika dhe ekspertët e përshëndesin parimisht krijimin e kësaj strukture në formë të decentralizuar.
Rezerva shtetërore ka pasur edhe më parë
Veçanërisht në pjesën perëndimore të Berlinit ka pasur rezerva të ngjashme në kohët që tashmë janë kapërcyer: Pas bllokadës së Berlinit në vitet 1948 dhe 1949 tri komandat e qytetit të Berlinit Perëndimor autorizuan senatin e qytetit të depozitonte ushqimet bazë, medikamente, qymyr, karburant dhe sende të tjera të nevojshme në rast emergjence. Një gjysmë viti këto mallra duhej të ruheshin për të garantuar një jetë pa shqetësime deri në gjashtë muaj, në rast se qyteti sërish mund të rrethohej. Miliona tonë mallra ishin depozituar në mbi 700 depo të shpërndara nëpër qytet, vendndodhjen e të cilave e dinin vetëm shumë pak persona. Këto depozita kushtonin rreth 1.8 miliardë Euro. Pas rënies së Murit të Berlinit dhe fundit të RDGJ-së rezervat u shpërbënë ? disa dekada pas krijimit. Rezerva e planifikuar tani për produkte mjekësore duhet të jetë pjesë e rezervës europiane, për të cilën ranë dakord në maj të këtij vitit Berlini dhe Parisi. Një miliardë euro do t’i kushtojë Gjermanisë kjo rezervë shtetërore, e cila do të garantojë një përgatitje më të mirë për t’i bërë ballë ndonjë pandemie të mundshme./DW
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së thotë se dëmi që COVID-19 ...
Pak ditë më parë u raportua në media se Britani e Madhe do t...
Daniel Benaim, ekspert, profesor dhe ish-këshilltar i Joe Bi...
Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar je...
Epidemia COVID-19 mbetet e brishtë në të gjithë rajonin Evro...
Vazhdon me ritme të frikshme të rritet numri i viktimave nga...
Bilanc tragjik i COVID-19 është regjistruar në Kosovë, gjatë...
Qeveria italiane ka marrë masa të reja anti Covid që pritet ...
Qeveria greke ka shtyrë afatin e masave kufizuese anti Covid...
Tre ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Cl...
Italia u godit rëndë nga vala e parë e pandemisë COVID-19, m...
Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve vendosë...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thyer sërish rekorde sa...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se ...
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka përditës...
Një kompani e kujdesit shëndetësor në Florida thotë se është...
“Brigada sulmuese 44”. Emri i saj tingëllon shumë ushtarak, ...
Vijon të mbetet shqetësuese situata nga koronavirusi në Koso...
Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallër Rihter ka tronditur ...
Zyrtarët britanikë autorizuan të mërkurën një vaksinë për CO...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...