web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U ekzekutua me 8 plumba/ Zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë mbrëmë në mes të Brukselit

28 Nëntor 2020, 10:54, Kronika CNA

Zbulohet identiteti i 38 vjeçarit shqiptarit të vrarë në Bruksel , mbrëmjen e djeshme.

Bëhet fjalë për Ardit Spahiun nga Elbasani, i cili humbi jetën në vend pas ekzekutimit mafioz. Sipas mediave belge ai u qëllua me 8 plumba në zonën e njohur, Molenbeek.

Spahiu ka qenë i arrestuar më parë për vrasjen e 52 vjeçarit Gëzim Alikaj në Elbasan në vitin 2010, ndaj edhe policia belge dyshon se vrasja e 38 vjeçarit mund të jetë bëtrë për motive hasmërie./CNA.al





Lajmet e fundit nga