Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi ka risjellë dhe një herë në vëmendje mesazhin që kryeministri Rama i ka dërguar ish futbollistit dhe trajnerit të njohur serb, Sinisha Mihajlloviç.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Këlliçi shkruan se me një lexim të plotë të mesazhit, përpos adhurimit të kryeministrit tonë për personalitetin sportiv të Mihajlloviç, bie në sy orvatja për t’u shfaqur mendjehapur, shoqëruar nga një mbidozë inferioriteti dhe mungesë e pamasë e figurës së shtetarit.
Më tej kreu i FRPD-së shkruan se nuk e kemi parë kurrë kryeministrin tonë të shfaqë kaq përulje përballë një sportisti shqiptar, apo të respektojë një shqiptar të çfarëdo profesioni pa manifestuar marrëdhënien vertikale pushtetar-qytetar, tonin e zërit autoritar dhe prezencën e tij gjatoshe veshur okë e pikë.
?Duke filluar nga 25 prilli, prezantimet si miku i Vuçiç do t’i bësh si qytetar i thjeshtë, jo si përfaqësuesi i Shqipërisë? , ka përfunduar Këlliçi.
Postimi i plotë i Belind Këlliçit
MESAZHI I FUNDIT
Këto ditë vjeshte Tirana gumëzhin nga lajmi se kryeministri Rama i kishte dërguar një mesazh të gjatë ish futbollistit dhe trajnerit të njohur serb, Sinisha Mihajlloviç. E parë sipërfaqësisht, një mesazh urimi për shërim të shpejtë nuk ka pse të bëjë lajm, as të ngjallë ububunë nacionaliste që ushqen urrejtjen ndëretnike. Dialogu ndëretnik lufton paragjykimet dhe krijon hapësira për bashkëpunim.
Cilido prej nesh mund të ketë një shok, koleg, ortak apo fqinj serb. Nuk janë të paktë shqiptarët që pëlqejnë këngët e Lepa Brenës, lojën virtuoze të tenistit Novak Gjokoviç apo rakinë e kumbullës Shljivovica. Nuk është mëkat të kesh miq serbë, as të martohesh me ta e as të duash të jetosh në paqe me serbët. Deri këtu shumë mirë.
Ndodh që gjatë leximit të përhumbesh mes rreshtave, t’i rikthehesh një paragrafi apo të ndërpresësh leximin me mendimin se nuk është e nevojshme t’i shkosh deri në fund, pasi thelbin e ke kuptuar. Me një lexim të plotë të mesazhit, përpos adhurimit të kryeministrit tonë për personalitetin sportiv të Mihajlloviç, bie në sy orvatja për t’u shfaqur mendjehapur, shoqëruar nga një mbidozë inferioriteti dhe mungesë e pamasë e figurës së shtetarit. Nuk e kemi parë kurrë kryeministrin tonë të shfaqë kaq përulje përballë një sportisti shqiptar, apo të respektojë një shqiptar të çfarëdo profesioni pa manifestuar marrëdhënien vertikale pushtetar-qytetar, tonin e zërit autoritar dhe prezencën e tij gjatoshe veshur okë e pikë.
I kam ndjekur kronikat e kryeministrit me qytetarë, fshatarë, artistë, futbollistë e mjekë. Kanë një emërues të përbashkët: shpërfilljen. Ai nuk i sheh në sy teksa flasin, ndonjëherë as nuk u hedh sytë, shpesh i ndërpret, i përqesh, ironizon apo u vendos epitete. Dikujt i komenton flokët, celularin, gruan; dikujt burrin, prejardhjen, dialektin ose të dyja bashkë. Kryeministrit nuk i pëlqejnë ankesat, as argumentet. Ai merret me formën. Përmbajtja është sport i vështirë për të.
Kur dikush ankohet se punët nuk venë mirë, kryeministri e kthen në tabelë qitjeje.
E kështu zhvendoset vëmendja. Shqiptarët vihen përballë njëri-tjetrit me armët që u jep kryeministri i tyre. Armë si biografia, mentaliteti kolektiv dhe përkatësia partiake.
A ju kujtohen fjalët e kryeministrit kur studentët e lodhur nga fjalët boshe, linin sallën në shenjë proteste?
“Edukatën!”.
“Kujdes edukatën!”. E thënë nga njeriu që paraardhësit të tij i thoshte gjatë seancës plenare “o rrotë k…” apo kur si kryebashkiak i Tiranës para kamerave thonte “S’ka bir nëne e bir ku..”.
Kjo sepse politikani Rama e njeh shumë mirë elektoratin e tij besnik. “Kush je ti që kundërshton kryeministrin?”, “Kush je ti që i flet ashtu kryeministrit?”, “Nga je ti që fliske kështu?”, e pyetje të kësaj natyre që synojnë të kategorizojnë shqiptarin e pakënaqur.
Kur një student shpreh pamundësinë e tij për të paguar tarifën e masterit, veteranët besnikë të kultit të udhëheqësit gjejnë 1001 e të zeza te studenti. Vërshojnë lumenjtë me epitete nga uniteti i çeliktë Parti-elektorat. Asociohet figura e studentit me “kafenetë” me komente e kritika që lëshohen po nga kafenetë. Elektorati i papunë që dergjet kafeneve të Tiranës, i bindur në supremacinë e tij morale, kritikon njëzëri studentët për mungesën e edukatës.
Kryeministri që rrëmonte të kaluarën e çdo studenti protestues për të gjetur ndonjë njollë në biografi, nuk arriti të gjente diçka sado të vogël në karrierën kriminale të deputetëve të tij.
Skena të ngjashme ishin dhe ato me artistët e Teatrit Kombëtar. Kush guxonte të shprehte një mendim ndryshe nga kryeministri, zhvishej në sekondë nga profesioni. Ju kujtohen parrullat “Artist i thënçin!”, “Gjoja artist”, për të përfunduar me “Nuk ju takon të merreni me politikë!”, a thua se të merresh me politikë quhet ende “Agjitacion e
Propagandë kundër pushtetit”. Ndaj kryeministri gjen terren për t’i parë shqiptarët nga koka te këmbët. Ata nuk vishen dot si ai. Nuk jetojnë si ai.
Kryeministri lodhet kur dëgjon ankesa nga banorët e prekur nga tërmeti, nga banorët që presin t’u bëhet rruga e t’u ndriçohet lagjja. “Jeni të paduruar” thotë. Duhet edhe një mandat. Edhe një tjetër.
Kur Rama flet me kompetencë për shëndetësinë, mjeku duhet të hesht. Kur Rama flet për pallatet e kartonit të Gjushit në Durrës, inxhinieri specialist duhet të hesht. Kur Rama flet për teatrin,
artisti duhet të hesht. Kur Rama flet për arsimin, studentët duhet të heshtin. Kur Rama flet për Kosovën, Haradinaj duhet të hesht. Duhet të flasë vetëm ai, që prezantohet si miku i Vuçiç, për t’i bërë elozhe një sportisti që nuk e fsheh admirimin për Arkanin famëkeq.
Miku i Vuçiç që nuk mendohet dy herë për të paditur Ramushin, shqetësohet shumë për shëndetin e një sportisti serb. Nuk e kemi parë kryeministrin tonë të shqetësohet po kaq për shëndetin e një ish sportisti shqiptar.
T’i dërgojë një mesazh adhurimi dikujt nga vendi i tij.
Atij që thotë “Nuk keni parë gjë akoma” i themi se kemi parë boll. Duke filluar nga 25 prilli, prezantimet si miku i Vuçiç do t’i bësh si qytetar i thjeshtë, jo si përfaqësuesi i Shqipërisë./CNA.al
Kryetari i partisë Demokratike ka folur nga Shkodra pas taki...
Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas deklaratës ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një ta...
Gati 60 milionë njerëz në botë janë infektuar me koronavirus...
Një ngjarje e pazakontë ka vënë në alarm policinë gjermane. ...
Operacioni Forca e Ligjit filloi një vit më parë me shumë zh...
Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni komentoi shtyrjen...
Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka akuzuar...
Një grup deputetësh nga mazhoranca i kanë dërguar kreut të K...
Ish-drejtoresha e Tatimeve e qeverisë Rama, Briseida Shehaj,...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ishte e ftuar mbrëmjen ...
Duke folur për zgjedhjet brenda partisë, kryetarja e LSI, Mo...
Raporterja e Parlamentit Europian për Shqipërinë Isabel Sant...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila shpeshherë ka de...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, është pyetur sontë në ‘...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi foli mbrëmjen e sotme pë...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbrëmjen e sotme ...
Qeveria do të shtyjë afatin e punës për Operacionin Forca e ...
Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit krahas partive histo...
Evald Serreqi, anëtari i Lëvizjes për Ndryshim, ka folur mbr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...