Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka shkuar sot në Kryevidh të Rrogozhinës dhe ka hedhur akuza ndaj qeverisë për situatën në të cilën bëjnë mësim nxënësit e shkollës 9-vjeçare ?Rreth Greth?.
Vokshi deklaroi se për shkak të kushteve të kësaj shkolle që edhe në mesjetë mund të mos gjendeshin, gjysma e fëmijëve janë larguar për në fshatra të tjerë.
Bashkë me të ka qenë edhe ish-drejtori i shkollës Mark Gjeka, i cili thotë se nxënësit dhe mësuesit janë lënë në mëshirë të fatit.
?Unë jam prej shumë kohësh këtu. Kam punuar edhe si drejtor edhe si mësues por kjo ka ardhur drejt lënies në mëshirë të fatit, pa kushte, pa ambiente, pa banjo. Edhe ngrohja ka qenë e dobët, ndërkohë që nuk ka as bazë materiale, nuk ka kompjuter. Internet nuk bëhet fjalë?, u shpreh ai.
Ndërkohë, ish-deputetja deklaroi se janë edhe dhjetëra shkolla të tjera që gjenden në të njejtat kushte, në të njejtën situatë të mjeruar mesjetare. Demokratja tregon se i ka kërkuar leje drejtorit të shkollës të hyjë brenda ambjeteve, por pretendon se ky i fundit me urdhër nga lart refuzoi të jepte leje.
“Kjo gjendje është sepse Edi Rama ka dështuar me buxhetin në arsim. Premtoi 5% në Prodhimin e Brendshëm Bruto që do ti alokonte për arsimin. Jo vetëm që nuk është 5%, por në vitin 2019 buxheti për arsimin ka qenë 2.4%, pra më pak se gjysma e asaj që Edi Rama ka premtuar si buxhet për arsimin. Në vitin 2020 është akoma më i ulët, është vetëm 2.3%. Pse?!
Sepse Edi Rama mori fondet nga arsimi dhe i çoi për kontrata korruptive sekrete, gjoja për përballimin e pandemisë. Kjo është arsyeja që shkolla si kjo që është shkolla e parë shqipe në zonën e Kryevidhit është në këto kushte, sepse ai nuk ka hedhur asnjë qindarkë për përmirësimin e infrastrukturës së kësaj shkolle apo dhjetëra shkollave të tjera si kjo, por paratë ka vendosur ti japë për projekte korruptive.
36 milionë euro ka planifikuar Edi Rama për një projekt korruptiv, skandaloz të Teatrit Kombëtar me kulla. Me 36 milionë euro a e dini ju se sa shkolla mund të ishin rindërtuar apo ndërtuar nga e para me standarde europiane, nëse i referohemi projektit të BE për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti.
Me 700 mijë euro një shkollë, me infrastrukturë supermoderne, me standardet e Bashkimit Europian, me laboratore, me kabinete, me bazë materiale, pajisje për sportin dhe argëtimit, do të ishin ndërtuar jo vetëm kjo shkollë me kushte dhe standarde europiane por edhe 50 shkolla të tjera në të gjithë Shqiperinë.
Mendoni pak që vetëm për një projekt korruptiv, abuziv, vetëm prej babëzisë së Edi Ramës për të zhvatur shumë nga taksat e shqiptarëve, qindra mijëra fëmijëve shqiptarë por edhe mijëra mësuesve do tiu mungojnë 50 shkolla me standarde ndërkombëtare. Edi Rama ka dështuar edhe në projektin e rindërtimit të shkollave. Ju e dini në Rrogozhinë janë dëmtuar 4 shkolla.
Vetëm njërën prej tyre po e rindërton, ajo që sot po e viziton. Për shkollat e tjera të dëmtuara nuk është vënë asnjë fond. Pse?! Sepse Edi Rama nuk e ka prioritet as arsimin, as shëndetin e mësuesve dhe nxënësve të cilët i përdor vetëm për propagadnë dhe për pushtetin e tij personal.
Por më 25 prill kjo gjë do të marrë fund. Më 25 prill ne do ti kthejmë shpresën qytetarëve shqiptarë sepse arsimi për Partinë Demokratikë është një ndër prioritetet kryesore. Ne do ndërtojmë, do rindërtojmë të gjitha shkollat në çdo cep të Shqipërisë, do sigurojmë që ato të kenë kushte modern, infrastrukturë me standarde europiane apo më të mirat ndërkombëtare, do të sigurojmë që çdo fëmijë në çdo cep të Shqipërisë të ketë mundësi të barabarta për arsimim cilësor. Pra, më 25 prill ne do ti rikthejmë atë çka 7 vite kanë humbur shqiptarët. Ne do ta rikthejmë shpresën?, theksoi Vokshi./ CNA.al
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një intervistë për sit...
Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër lidhur me ...
Lëvizja Socialiste për Integrim e ka filluar fushatën elekto...
Në një amendament të dorëzuar 24 orë përpara miratimit të bu...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur Partisë De...
Kreu i Partisë Demokratike,Lulzim Basha ka akuzuar dhe një h...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar ditën ...
Gjatë shqyrtimit të amendamenteve të Kodit Zgjedhor, Partia ...
Të gjithë jemi dëshmitarë se si prej të paktën 3 vjetësh, Ed...
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar p...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar di...
Partia Demokratike përmes Sekretarit të Përgjithshëm të saj ...
Bashkia Kukës kallëzon në SPAK ish-kryetarin e Bashkisë, Z. ...
Në vitin 2017, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur m...
Zëvendës kryeministri Erion Braçe, ka paralajmëruar një mbyl...
Avokati Plarent Ndreca, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me ...
Ish-deputeti Gazmend Oketa, ka folur për situatën politike n...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, prej disa javësh ka ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...