web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vdekja tragjike e 20 vjeçares/ Reagon spitali i Gjirokastrës

13 Nëntor 2020, 09:30, Kronika CNA

Spitali Rajonal i Gjirokastrës ka dalë në një reagim zyrtar lidhur me ndarjen nga jeta të 20-vjeçares Kleada Muxhaj.

Spitali Rajonal i Gjirokastrës i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e të ndjerës, 20 vjeçares me inicialet K.M., e cila është trajtuar në këtë spital mbrëmjen e djeshme.

Sipas reagimit nga ana e spitalit, menjëherë sapo është paraqitur në spital 20 vjeçarja është asistuar nga mjekët dhe ka sjellë në jetë foshnjen e saj shëndoshë e mirë.

“Pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikalcione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë. Pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen”, thuhet më tej në reagim./CNA.al





Lajmet e fundit nga