web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vetëm shtatë lojtarë në dispozicion, klubi i La Ligës goditet nga Covid-19

8 Nëntor 2020, 13:33, Sport CNA

Sot në orën 16:15 është programuar përballja mes Real Sociedad dhe Granadës, sfidë kjo e vlefshme për javën e nëntë të La Liga. Ajo që bie në sy është fakti se miqtë kanë në dispozicion vetëm shtatë lojtarë për shkak se pjesa tjetër e ekipit është e infektuar me Covid-19.

Klubi spanjoll bëri kërkesë për ta shyrë ndeshjen, por nga Federata Spanjolle e Futbollit erdhi një përgjigje negative. Atyre i është komunikuar se ndeshja do të zhvillohet përpos mungesave të shumta.

?Ekipi do të udhëtojë për në San Sebastian në orët e ardhshme, edhe pse janë vetëm shtatë lojtarë nga ekipi i parë që plotësojnë kërkesat e Federatës. Skuadra do të plotësohet nga lojtarë  të ekipit B dhe nga ekipi i të rinjve, të cilët gjithashtu i plotësojnë kërkesat?, është deklarata zyrtare e Granadës.





Lajmet e fundit nga