Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Partia Socialiste ka gati draftin e ligjit të ri organik mbi të cilin do të funksionojë institucioni i Presidentit të Republikës, ndërsa palët kanë gjetur dakordësi që ai t?i nënshtrohet procedurave parlamentare.
Sipas PS, ky ligj nuk cënon dhe as ngushton kompetencat e presidentit, por i jep fund problematikave artificiale të krijuara ndër vite.
Në nenin 20 të ligjit organik për kompetencat e Presidentit, është parashikuar se në këtë rast, kryeministrin e zgjedh Kuvendi, pavarësisht mungesës së dekretit nga kreu i shtetit.
?Në rast se Presidenti i Republikës nuk nxjerr dekretin për emërimin nismëtar të Kryeministrit, ose nuk e nxjerr atë sipas procedurës së përcaktuar në pikat 5, 6 dhe 7 të këtij neni, atëherë Kryeministri zgjidhet drejtpërdrejt nga Kuvendi. Në këtë rast zbatohen gjegjësisht procedurat që rregullorja parashikon për zgjedhjen e Kryeministrit me mocion mosbesimi?, thuhet në pikën 9 të nenit 20 të ligjit.
Po ashtu, ligji parashikon se në rast se Presidenti i Republikës nuk nxjerr dekretin për emërimin pasues të Kryeministrit, brenda 10 ditëve nga zgjedhja, atëherë Kryeministri i zgjedhur i paraqet Kuvendit për miratim përbërjen dhe programin e qeverisë, pavarësisht nga mungesa e dekretit për emërim.
?Kryeministri, zëvendeskryeministri dhe ministrat e miratuar sipas kësaj pike bëjnë betimin drejtpërdrejt në Kuvend, pavarësisht nga mungesa e dekretit për emërim?.
Në të njëjtën linjë shkon edhe emërimi i ministrave të rinj të qeverisë. Në ligj parashikohet se në rast se Presidenti i Republikës nuk nxjerr dekretin për emërimin e ministrit të propozuar nga Kryeministri brenda 7 ditëve nga marrja e propozimit, atëherë Kryeministri ia paraqet propozimin Kuvendit për miratim, pavarësisht nga mungesa e dekretit për emërim.
Ministri i miratuar sipas kësaj pike bën betimin drejtpërdrejt në Kuvend, pavarësisht nga mungesa e dekretit për emërim.
Neni 20
Emërimi i Kryeministrit
1. Emërimi i Kryeministrit bëhet nga Presidenti i Republikës me dekret. Emërimi i Kryeministrit është nismëtar kur procedura për emërimin e kryeministrit nis nga Presidenti i Republikës dhe është pasues kur procedura nis nga Kuvendi. Kryeministri i emëruar duhet të gëzojë mbështetjen e partisë ose koalicionit të partive që kanë shumicën e vendeve në Kuvend.
2. Emërimi nismëtar bëhet në fillim të legjislaturës ose kur posti i Kryeministrit ngelet vakant dhe përfshin emërimin sipas pikave 5, 6 dhe 7 të këtij neni.
3. Emërimi pasues i Kryeministrit bëhet në rastet kur Kryeministri zgjidhet nga Kuvendi pas përfundimit pa sukses të procedurave për miratimin e Kryeministrit të emëruar, kur zgjidhet për shkak të mosushtrimit nga Presidenti i Republikës të kompetences për emërim ose të moszbatimit të procedurës së emërimit, si dhe kur zgjidhet me mocion mosbesimi. Emërimi pasues i Kryeministrit bëhet nga Presidenti i Republikës pa zhvilluar procedura konsultimi.
4. Presidenti i Republikës nxjerr dekretin për emërimin e Kryeministrit, në rastin e emërimit nismëtar, brenda 10 ditëve nga mbledhja e parë e legjislaturës së re të Kuvendit, brenda 10 ditëve nga përfundimi pa sukses i raundit të parë për miratimin nga Kuvendi të Kryeministrit të emëruar, ose brenda 10 ditëve nga krijimi i vakancës. Për emërimin pasues, Presidenti i Republikës nxjerr dekretin për emërimin e Kryeministrit brenda 10 ditëve nga votimi në Kuvend për Kryeministrin e zgjedhur
nga vetë Kuvendi.
5. Presidenti i Republikës bën emërimin nismëtar të Kryeministrit, pas konsultimit me kryetarët ose përfaqësuesit e autorizuar të partive që kanë mandate në Kuvend. Konsulta ka qëllim të identifikojë kandidatin që gëzon mbështetjen e shumicës së Kuvendit dhe që mund të marrë miratimin në Kuvend. Kryetarët ose përfaqësuesit e autorizuar të partive që kanë mandate në Kuvend mund t?i paraprijnë konsultës me Presidentin e Republikës me takime eksploruese mids tyre, me qëllim që të
lehtësojnë përafrimin drejt kandidaturave të përbashkëta.
6. Në rast se përfaqësuesit e partive politike nuk i japin mbështetjen e mjaftueshme asnjë kandidati të mundshëm, atëherë Presidenti i Republikës emëron Kryeministër dhe dërgon për miratim kandidatin e partisë që ka numrin më të madh të vendeve në Kuvend.
7. Në rast se kandidati i emëruar nuk miratohet në raundin e parë të votimit, atëherë Presidenti i Republikës rinis konsultën me kryetarët ose përfaqësuesit e autorizuar të partive që kanë mandate në Kuvend. Në rast se përfaqësuesit e partive politike nuk i japin mbështetjen e mjaftueshme asnjë kandidati të mundshëm, atëherë Presidenti i Republikës emëron Kryeministër dhe dërgon për miratim kandidatin e partisë së dytë me numrin më të madh të vendeve në Kuvend.
8. Në rast se kandidati i emëruar në raundin e dytë nuk miratohet, atëherë Presidenti i Republikës emëron Kryeministrin e zgjedhur nga Kuvendi, ose shpërndan Kuvendin, kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë vetë Kryeministrin e ri.
9. Në rast se Presidenti i Republikës nuk nxjerr dekretin për emërimin nismëtar të Kryeministrit, ose nuk e nxjerr atë sipas procedurës së përcaktuar në pikat 5, 6 dhe 7 të këtij neni, atëherë Kryeministri zgjidhet drejtpërdrejt nga Kuvendi. Në këtë rast zbatohen gjegjësisht procedurat që rregullorja parashikon për zgjedhjen e Kryeministrit me mocion mosbesimi.
10. Në rast se Presidenti i Republikës nuk nxjerr dekretin për emërimin pasues të Kryeministrit, brenda 10 ditëve nga zgjedhja, atëherë Kryeministri i zgjedhur i paraqet Kuvendit për miratim përbërjen dhe programin e qeverisë, pavarësisht nga mungesa e dekretit për emërim. Kryeministri, zëvendeskryeministri dhe ministrat e miratuar sipas kësaj pike bëjnë betimin drejtpërdrejt në Kuvend, pavarësisht nga mungesa e dekretit për emërim.
Neni 21
Emërimi i ministrave
1. Ministrat emërohen nga Presidenti i Republikës me dekret, sipas propozimit të Kryeministrit. Dekreti kundërfirmohet nga Kryeministri.
2. Në rast se Presidenti i Republikës konstaton përpara emërimit, se ministri i propozuar nuk plotëson ndonjë nga kushtet për të qenë deputet, nuk ka shtetësinë apo moshën e kërkuar, ose nuk ka dhënë dorëheqjen nga detyra e gjyqtarit, prokurorit, ushtarakut të shërbimit aktiv, punonjësit të policisë apo të sigurimit kombëtar, përfaqësuesit diplomatik, apo të kryetarit të bashkisë apo prefektit, përpara momentit të propozimit, atëherë Presidenti i Republikës informon me shkrim Kryeministrin për pengesën për emërim, duke i kërkuar tërheqjen e propozimit dhe zëvendesimin me një kandidaturë tjetër, brenda 7 ditëve nga marrja e propozimit.
3. Presidenti i Republikës nuk mund të vonojë apo pengojë emërimin e ministrit të propozuar për asnjë motiv apo shkak tjetër, përveç atyre të pikës 2 të këtij neni.
4. Në rast se Presidenti i Republikës nuk nxjerr dekretin për emërimin e ministrit të propozuar nga Kryeministri brenda 7 ditëve nga marrja e propozimit,
atëherë Kryeministri ia paraqet propozimin Kuvendit për miratim, pavarësisht nga mungesa e dekretit për emërim. Ministri i miratuar sipas kësaj pike bën betimin drejtpërdrejt në Kuvend, pavarësisht nga mungesa e dekretit për emërim.
Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka bërë një deklaratë të for...
Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, i bën thi...
Përfundon drafti i ligjit i ri organik mbi të cilin do të fu...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur mbrëmjen e sotme për...
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka shkuar ditën e sotm...
Presidenti Ilir Meta, në një lidhje me “Opinion”, ku ka folu...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë sot dorëheqjen pë...
OSBE, e kryesuar nga kryeministri Edi Rama, ka bërë një rapo...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, ka publikua...
Ish-presidenti Rexhep Meidani ka reaguar pas konfirmimit të ...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngrit...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte pasditen e sot...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas dorëheq...
Kryetarja e Bashkisë së Përmetit, Alma Hoxha ka rezultuar po...
Beteja zgjedhore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vijon...
Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku i është përgjigjur kryemin...
Pronari i News24, Irfan Hysenbelliu duket se ka vënë në kokë...
Kreu i PD, Lulzim Basha është shprehur i bindur në pafajësin...
Kuvendi ka miratuar në parim projekt-buxhetin për vitin 2021...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...