Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Fiks Fare sjell sot dëshmi se si i trajtojnë strukturat shtetërore rastet e divorceve problematike në të cilat fëmijët janë ata që vuajnë pasojat.
Në këtë investigim është konstatuar neglizhencë e strukturave shtetërore të policisë që ?mbushin? Urdhëra Mbrojtje si t?ja kërkojë viktima. Gjykatës që ofendojnë fëmijën duke e paragjykuar për situatën pa e dëgjuar akoma si është problemi. Përmbarues që nuk pranojnë të zbatojnë ligjin, pasi prindërit mund t?i nxjerrin probleme në momentin e takimit. Prokuroria thotë që babai që është me arrest shtëpie për çelje të dosjes për takimin e vajzës mund të bëjë me një prokurë, por përmbaruesi nuk pranon.
Edhe mbrëmjen e sotme Fiksi vijoi me investigimin e historisë së katër motrave që po vuajnë pasojat e divorcit të vështirë të prindërve. Njëra nga motrat, kur janë divorcuar prindërit ka qenë vetëm 17 vjeç. Ajo vendosi të qëndronte me babain dhe është kujdesur për motrën më të vogël, që në atë kohë ishte vetëm 5 vjeç. Ajo dëshmon për një marrëdhënie të paqëndrueshme me nënën, e cila sipas saj dhe motrave i ka braktisur disa herë, por ato gjithmonë kanë shpresuar se do të kthehet.
Por marrëdhënia e tyre është një problem personal. Shqetësues është fakti se si strukturat shtetërore, në rastin konkret policia e shtetit, i trajton këto raste. Vajza tregon se nëna, ka marrë një urdhër mbrojtje ndaj saj, kur ajo nuk ka patur jo vetëm kontakt fizik me të, por as nëpërmjet telefonit.
Në një intervistë për Fiksin vajza tregon se si nëna e saj ka kërkuar një urdhër mbrojtje ndërkohë që ajo pretendon se nuk ka patur asnjë kontakt me të. Në ata datë që është marrë urdhëri i mbrojtjes ajo ka qenë bashkë me forcat e rendit, dy policë dhe një police për të takuar motrën. Ka kërkuar ndihmën e policisë për të shmangur konfliktin. Nëna nuk ka pranuar. Vajza është larguar bashkë me policët. Pas disa ditësh në shtëpi i vjen me postë një urdhër mbrojtje nga gjykata.
Policia mbush urdhër mbrojtje edhe kur s?ka fakte. ?Ti më thuaj dhe unë ta mbush si të duash?.
Vajza fillimisht shkon të interesohet pranë policisë Durrës, atje ku edhe është kërkuar edhe urdhëri i mbrojtjes nga nëna. Për t?u interesuar për rrethanat dhe arsyen.
Aty ajo pyet fillimisht se çfarë duhet të bëjë për të marrë një urdhër mbrojtje. Oficeri i policisë i thotë se nuk ka nevojë për fakte ?këtu ta bëj unë si të duash ti. Ta mbush unë si të duash ti?. Kur sheh urdhërin e mbrojtjes që ka marrë e ëma ndaj vajzës, polici pyet i habitur nëse vajza është kontaktuar ndonjëherë nga policia kur është kërkuar ky urdhër mbrojtje. Ajo i thotë që e ka marrë vesh vetëm kur ka vajtur në gjykatë. Në fund fare i thotë ?në rast se do të duhet ai urdhëri i mbrojtjes hajde kur të duash?.
Fiksi i kërkoi policisë së shtetit zyrtarisht informacion lidhur me kushtet ligjore në të cilat kërkohet urdhri i mbrojtjes. Në përgjigjen e tyre ata citojnë se ligji është shumë i qartë. Para se të kërkohet një urdhër mbrojtje në gjykatë, detyra e policisë së shtetit është të intervistojë fillimisht si të dhunuarin edhe viktimën, dhe paraprakisht merret urdhri për masa paraprake të mbrojtjes së menjëhershme. Pasi bën këto procedura atëherë çështja shkon në gjykatë dhe kjo e fundit vendos për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes. Kjo sipas ligjit 47/2018 i ndryshuar. Ligj që duket të jetë anashkaluar në rastin konkret.
Vajza paraqitet në gjykatë për urdhërin e mbrojtjes sipas thirrjes, nëna nuk vjen. Çështja pushohet por para se të dëgjojë ç?ka për të thënë vajza gjykatësja e paragjykon dhe ofendon. Në seancë ajo i thotë vajzës ?Leji provat tashi se nuk vjen nana kot për dhunë të gocës, po ec. Kam edhe unë fëmijë vet, po larg qoftë. Do ta mbyllëm sot gjyqin nëse nuk ka ardhur nëna po??
Në fund gjykatësja e pushon çështjen pasi nëna nuk u paraqit, dhe pyet për situatën aktuale. Kur vajza i thotë që vetëm njëra nga motrat është me të ëmën, gjykatësja i thotë që nuk e di si e ka bërë gjykata këtë, se si e ka marrë këtë vendim, pasi ato duhet të qëndroni të katërta motrat bashkë.
Për shkak të konfliktit pranë zyrës së përmbarimit, babai është me arrest shtëpie. Ai nuk shkon dot për të çelur dosjen për takimin mujor të vajzës pranë Zyrës së Përmbarimit. Prokurori që ka çështjen e babait thotë që realizmi i këtij procesi mund të bëhet nëpërmjet një prokure, por përmbaruesi nuk pranon. ?Nuk e bëjmë dot më prokurë se ndoshta nuk pranon pala tjetër e vjen ta marrësh ti vajzën e ajo nuk e jep. Ka rast që edhe kur e sjellin fëmijën gjyshërit, këtu për ta dorëzuar pala tjetër nuk pranon se thotë ta sjelli vet e ëma. Janë probleme shumë.? Duke i lënë kështu pa një zgjidhje dhe të ndara katër motrat, të cilat fillimisht u ?braktisën? nga prindërit për shkak të problemve të tyre, dhe sot janë ?braktisur? nga strukturat shtetërore që shikojnë probleme aty ku duhet të gjejnë zgjidhje dhe nuk respektojnë ligjin aty ku ka hapësira./tch
Mjeku i njohur imazherist, Renato Osmënaj ka bërë një deklar...
Përmbarimi dështon në dorëzimin e fëmijës tek prindi me qetë...
Me një shkresë zyrtare, pra një kthim përgjigje drejtuar CNA...
Ura e Paskuqanit në Kamëz është në gjendje të mjerueshme. Pë...
Qeveria ka njoftuar së fundi rritjen e pagës për arsimtarët....
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një denoncim pë...
Kompania Hidroterm, me 100% kapital i Ministrit të Ekonomisë...
Dy vajza të reja nga Fieri pasi kanë hequr dhëmballë tek i n...
Lidhur me vrasjen apo vetëvarjen e të riut Antonio Karafili,...
Në 14 Qershor 2018 në pyllin e Voskopojës u gjet i varur në ...
Fiks Fare rikthen sërish në vëmendje rastin e Anila Vasilit ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në Polici...
Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e mjekes ...
Shkolla 9-vjeçare “Bedie Bebeziqi”, në lagjen nr.4 në qyteti...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes zvarritjet e pajusti...
Ernest Mata, ka denoncuar në “Stop” se ka mbi një vit, që kë...
Në kundërshtim me ligjin,pezullon punësimin për mësuesit ndi...
*Pjesa e parë Në një investigim të plotë të kryer nga st...
Emisioni “Stop” këtë të hënë ka publikuar denoncimin e një q...
Ish ambasadorja e Kosovës në Hungari vijon të mbajë automjet...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...