Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Me një shkresë zyrtare, pra një kthim përgjigje drejtuar CNA.al ministrja Etilda Gjonaj përmes firmës së sekretarit të saj të përgjithshëm në datën 26/10/ 2020, ka marrë zyrtarisht në mbrojtje noteren Violeta Sulkaj, e cila është denoncuar disa muaj më parë në CNA.al si një person i përfshirë në falsifikimin e firmës të Natali Blushit, vajzës së ish deputetit socialist, Ben Blushi. Falsifikim ky i ndodhur në vitin 2015, gjatë kohës që ajo studionte në Angli.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga CNA.al, rezulton se shtetësja Natali Blushi nuk ndodhej në Shqipëri në momentin e firmosjes së një kontrate përpara noteres Violeta Sulkaj. (Lexo këtu)
CNA.al e tregoi me fakte dhe dokumente ekskluzive këtë rast për të cilin po heton dhe prokuroria dhe gjithashtu u interesua pranë Ministrisë së Drejtësisë për të marrë një informacion zyrtar dhe vërtet ndodhi çudia. Ashtu si ne shkruajtëm për disa javë më radhë, ministrja e Drejtësisë ka marrë në mbrojtje dhe po i bën avokatinë një notere falsifikatore.
Por, çfarë ka ndodhur dhe si e pranon këtë vetë institucioni?
Sipas shkresës drejtuar CNA.al, sekretari i përgjithshëm thotë se i ka dërguar kërkesë për informacion, noteres Violeta Sulkaj kur në fakt ky institucion nuk duhet të kërkonte informacion por duhet të merrej administrativisht për çfarë kishte ndodhur, pra në vend të informacionit, ministria e Drejtësisë, një punonjës i saj apo inspektorët e saj, duhet të uleshin dhe të paktën të verifikonin regjistrin online të akteve noteriale, kjo nuk ka ndodhur por është bërë më shkresë drejtuar noteres.
Më tej në dokument thuhet se akt, pra kontrata ka ndodhur pesë vite më parë, në 29 maj dhe tashmë kanë kaluar mbi pesë vite, ndërsa ministria është vënë në dijeni prej CNA.al në gusht. Në fakt ka qenë detyrë e ministrisë që të zbardhë apo të kontrollojë dhe të verifikojë kontratat e noteres, nuk është detyrë e CNA.al. Në fakt ne kemi shkruar dhjetëra shkrime përpara datës 29 maj, pra falsifikimi siç pretendohet ka mbushur pesë vjet.
Nga ana tjetër lind një pyetje:
Çdo noter mund të falsifikojë dhe pas pesë vitesh është i pafajshëm?
Si mund të ndodhë kjo kur noteri është njeriu i garancisë për lidhjen e kontratave mes palëve?
Si mund të ndodhë që noteri në zyrën e tij të pranojë që të firmosë dikush tjetër dhe jo personi i vërtetë që lidh kontratën dhe më pas ministria e Drejtësisë të mos investigojë por thjesht dhe vetëm ta justifikojë për ta shpëtuar.
Më tej në dokument thuhet se noterja Violeta Sulkaj ka paraqitur edhe një dokument të një qytetari i cili pretendon se ka qenë në zyrë ditën e firmosjes së kontratës dhe kjo kontratë është bërë disa ditë më përpara, në datën 29 maj 2015.
Pra dhe dy fakte të tjera, noterja në kontratën e firmosur thotë se: U paraqitën përpara meje personat që kanë firmosur, në datën 29, thekson në faqen e parë të kontratës, Violeta Sulkaj. Kurse sipas justifikimit të ministrisë së Drejtësisë deklaron se kontrata është hartuar disa ditë më përpara, e firmosur nga Natali Blushi përpara se ajo të largohej jashtë vendit.
Pra kontrata i bie që të jetë firmosur, jo disa ditë para, sipas deklaratës së bërë nga Violeta Sulkaj por disa muaj më përpara, gjë që nuk e thekson në deklarimin e saj prandaj dhe ministria duhet të kryejë verifikimin e plotë.
Nga ana tjetër thuhet se është një person i cili ka deklaruar se ka parë në zyrë Natalinë, por a ka pyetur ministria e Drejtësisë se kush është ky person?
Kush është njeriu që ka lëshuar këtë deklaratë për llogari të noteres dhe pse ja ka kërkuar noterja këtë deklaratë?
Për tu justifikuar përpara Ministrisë Drejtësisë? Për tu justifikuar para Prokurorisë për hetim apo për tu mbrojtur nga falsifikimi i qartë i një dokumenti i cili është bërë në zyrën e saj si notere?
Sipas të dhënave zyrtare të sistemit TIMS që CNA.al ka publikuar, Natali Blushi është larguar në fillim të muajit prill nga Shqipëria për tu kthyer më pas në mes të qershorit.
Kur e firmosi Natali Blushi dokumentin?
Këtë nuk e thotë dot as Violeta Sulkaj saktësisht as personi që jep deklaratën dhe askush tjetër sepse nuk mund të ndodhë që tek noteri të firmosë një kontratë dhe pas tre muajsh të shkojnë të tjerët për ta konfirmuar atë. Sërish, në deklarimin e dhënë Ministrisë së Drejtësisë, Violeta Sulkaj ka gënjyer institucionin që ka përgjegjësinë për ta kontrolluar. E në rast se Natali Blushi kishte firmosur më përpara kontratën, minimalisht me regjistrin online duhet të kishte një deklarim të plotë të firmës, gjë që noterja duhet ta shkruante në aktin e saj të kontratë-porosisë apo shit-blerjes së pronës. Këtu bëhet fjalë për një pasuri të deklaruar vetëm 30 mijë euro, ndërkohë që vlera e saj është disa qindra mijë. Pra një fshehje pasurie nga babai i saj Ben Blushi, i cili e ka dhënë pronën në emër të vajzës së tij.
Një pronë e cila është blerë për 30 mijë euro, një shumë parash të cilat i ka nxjerrë për gati dy vite, por në këtë rast është Violeta Sulkaj noterja e cila mban përgjegjësinë sepse është një person që ka firmosur kontratën në kohën e përpilimit të saj nuk ka qenë aspak në Shqipëri por jashtë dhe noterja është përpjekur që ta kalojë këtë kontratë duke u justifikuar.
Por, përgjegjësia në fakt tashmë i takon Ministrisë së Drejtësisë e cila është ajo që duhet të verifikojë çdo të dhënë, çdo pasaktësi apo çdo falsifikim të firmës së vënë dhe jo të marrë në mbrojtje noteren falsifikatore duke i kërkuar asaj thjesht informacion. Mjafton që nga karrigia e institucionit një inspektor të kontrollojë dokumentat. Gjithçka është zyrtare dhe vërtetohet lehtësisht se kemi të bëjmë me një falsifikim i cili po tentohet të mbahet i fshehur nën influencën e drejtorit të Top Channel, Ben Blushi pas publikimit të skandalit për të cilin, në fakt, ministria e Drejtësisë disa javë më parë i tha CNA.al se kishte filluar investigimin por sot pas tre muajsh deklaron se nuk ka kryer kontroll, por pas shkresës sonë i ka kërkuar informacion, Violeta Sulkajt.
Ky është një rast flagrant ku Ministria e Drejtësisë është zhytyr edhe më thellë në skandalin e mbrojtjes së një notereje falsifikatore duke justifikuar për çdo veprim të paligjshëm të saj.
Tashmë gjithçka është në duart e prokurorisë, institucioni i cili pritet të zbardhë të vërtetën e gjithë kësaj historie./CNA.al
Etilda Gjonaj mbron noteren falsifikatore/ Prokuroria fillon hetimin
Skandali/ Etlida Gjonaj, bën avokaten e noteres së kapur në falsifikim
Skandali/ Etilda Gjonaj fut ?nën sqetull? noteren falsifikatore
Skandali-/ Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën (fakte dhe dokumente)
Pyetje publike për Ben Blushin/ Kush i falsifikoi firmat e vajzës së tij?
Ekskluzive-Zbulohen dokumentet/ Si Ben Blushi bleu për 30 mijë euro, pronën 500 milionëshe
Ura e Paskuqanit në Kamëz është në gjendje të mjerueshme. Pë...
Qeveria ka njoftuar së fundi rritjen e pagës për arsimtarët....
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një denoncim pë...
Kompania Hidroterm, me 100% kapital i Ministrit të Ekonomisë...
Dy vajza të reja nga Fieri pasi kanë hequr dhëmballë tek i n...
Lidhur me vrasjen apo vetëvarjen e të riut Antonio Karafili,...
Në 14 Qershor 2018 në pyllin e Voskopojës u gjet i varur në ...
Fiks Fare rikthen sërish në vëmendje rastin e Anila Vasilit ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në Polici...
Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e mjekes ...
Shkolla 9-vjeçare “Bedie Bebeziqi”, në lagjen nr.4 në qyteti...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes zvarritjet e pajusti...
Ernest Mata, ka denoncuar në “Stop” se ka mbi një vit, që kë...
Në kundërshtim me ligjin,pezullon punësimin për mësuesit ndi...
*Pjesa e parë Në një investigim të plotë të kryer nga st...
Emisioni “Stop” këtë të hënë ka publikuar denoncimin e një q...
Ish ambasadorja e Kosovës në Hungari vijon të mbajë automjet...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes veprimet e një “band...
Në vitin 2009, në prag të zgjedhjeve parlamentare, kryeminis...
Emisioni “Stop” në Tv Klan është ndalur në Elbasan për një p...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...