web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tradhtoi 8 vite gruan me kunatën, arrestohet Rajan Gigs

3 Nëntor 2020, 16:12, Sport CNA

Policia britanike ka arrestuar ish-lojtarin e Mançester Junajtid, Rajan Gigs, i cili është trajner i Uellsit.

Gigs është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se sulmoi të dashurëm e tij, Kejt Grevill.

Fqinjët e ish-lojtarit, kanë telefonuar policinë, pasi kishin dëgjuar britma nga shtëpia e tij. Menjëherë pas kësaj, policia zbarkon në shtëpinë e Gigs dhe e arreston.

E dashura e tij kishte disa dëmtime në trup, por nuk kërkoi ndihmë mjekësore, ndërkohë që Gigs e ka mohuar të ketë sulmuar të dashurën e tij.

Gigs është në lidhje me Greville që nga viti 2017, kohë kur u divorcua nga ish-gruaja Stasei, të cilën ai e tradhtoi me gruan e vëllait të tij për plot tetë vite radhazi.





Lajmet e fundit nga