web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ripërsëritet tragjedia/ Një tjetër pacient i jep fund jetës tek “Shefqet Ndroqi”

1 Nëntor 2020, 07:00, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në spitalin Covid 2, ?Shefqet Ndroqi?.

Mësohet se një pacient 67-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i spitalit e për pasojë ka ndërruar jetë. Personi që ka kryer vetëvrasjen është 67-vjeç, ishte me origjinë nga Tropoja dhe me banim në Tiranë, ndërsa prej disa ditësh trajtohej për Covid në Sanatorium.

Bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Ky është pacienti i tretë që humb jetën për shkak se hidhet nga spitali Sanatorium, pasi më herët të njëjtin akt ekstrem kanë kryer dhe një 29-vjeçar nga Durrësi si dhe një 65-vjeçar nga Klosi./CNA.al





Lajmet e fundit nga