Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Ndërsa vendet anëtare të Bashkimit Evropian vijojnë bisedimet për kuadrin negociues, tashmë në nivel ambasadorësh, Euronews Albania siguron tekstin e përpiluar për Shqipërinë, ku bëhet vlerësimi i vendit për përparimet e shënuara dhe punën që mbetet për t?u bërë. Dokumenti i punës, tek i cili priten ndryshime të tjera gjatë bisedimeve në javët që vijnë, përmban ndërkohë vlerësimet kryesore për çështjet madhore në vend.
Në mënyrë të përmbledhur, për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, është plotësuar kushti i reformës zgjedhore me marrëveshjen e 5 qershorit, vlerësohet reforma në drejtësi dhe funsionaliteti i Gjykatës së Lartë dhe kërkohet ai i Gjykatës Kushtetuese, si dhe kërkohet me urgjencë përparimi në fushën e lirisë së shprehjes nëpërmjet ndjekjes së rekomandimeve të Komisionit të Venenecias për ligjin për mediat.
“Këshilli mirëpret vendosmërinë e Shqipërisë për të përparuar në agjendën e reformave Evropiane, gjë që i shtroi rrugën vendimit për çeljen e negociatave me BE-në në Mars të vitit 2020. Shqipëria shënoi përparim të bindshëm dhe ndodhet pranë plotësimit të të gjitha kushteve që duhen përmbushur para mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare”, shkruhet në fillim të të dokumentit të punës. Në këtë pikë, sipas burimeve të Euronews Albania nga diplomatët e vendeve anëtare që po zhvillojnë këto bisedime, Franca, Holanda, Spanja dhe Danimarka kërkojnë që në vend të fjala “bindshëm” të zëvendësohet me një tjetër vlerësim, gjë që mbetet për t?u parë në ditët dhe javët në vijim.
Më tej në tekst vërehet plotësimi i kushtit të reformës zgjedhore për pjesën e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare. Ndërsa bëhet thirrje për forcimin e dialogut politik në vend dhe zbatimin e reformës në kuadrin e zgjedhjeve të ardhshme të prillit.
“Këshilli mirëpret miratimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor nga Kuvendi me 23 Korrik 2020, në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit, dhe në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Këshilli nënvizon se dialogu politik në vend nevojitet të forcohet më tej, në veçanti për reformën zgjedhore dhe zbatimin e saj. Duhet garantuar gjithashtu transparenca e financimt të partive politike”, shënojnë vendet anëtare për këtë pjesë.
Më tej në tekst mirëpritet përparimi i mirë në fushën e rendit ligjor, përfshirë zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse të drejtësisë, e cila në vlerësimin e vendeve anëtare ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme, si dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku mbahet shënim përmbyllja e ngritjes së strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Është e rëndësishme që të zhvillohen rekrutimet e mëtejme të Byrosë Kombëtare të Hetimit në mënyrë që ajo të jetë plotësisht funksionale. Përpjekjet drejt vendosjes së gjurmëve të forta të provave duhet të vijojnë, përfshirë në lidhje me verdiktet përfundimtare dhe hetimet pro-aktive për korrupsionin krimin e organizuar të nivelit të lartë, si dhe nëpërmjet zbatimit të planit të veprimit për adresimin e rekomandimeve të Task Forcës së Veprimit Financiar, ashtu siç duhet të vijojë dhe bashkëpunimi i mirë me autoritetet përkatëse të vendeve anëtare”, thuhet më tej në këtë dokument, për punët që duhet të vijojë vendi.
Këshilli mirëpret edhe faktin që procesi i vetingut ka përparuar me qëndrueshmëri dhe që ka prodhuar rezultate të prekshme, si dhe i inkurajon autoritetet shqiptare të vijojnë përpjekjet për të stabilizuar sistemin e drejtësisë në vend.
“Me një dhomë të plotësuar dhe dy të mbetura, Gjykata e Lartë po funksionon, dhe pati dhe përparim në funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, megjithëse nevojiten përpjekje të mëtejme për të proceduar me emërimet e mbetura në të dy këto institucione”, vlerësohet më tej në këtë dokument. Edhe në këtë pikë, e sidomos për pjesën e Gjykatës Kushtetuese, katër vendet dyshuese të mësipërime kërkojnë riformulim të vlerësimit, gjë që mbetet për t?u parë se si do të ndryshojë në javët në vijim.
Në lidhje me të drejtat themelore, vendet anëtare kanë vërejtur pozitivisht përpjekjet në vijim e sipër për një reformë gjithpërfshirëse të sektorit të tokave dhe për përforcimin e të drejtave të pronës, ndërsa i bën thirrje autoriteteve t?i vijojnë këto përpjekjek, përfshirë përparimin e shpejtë me procesin e regjistrimit dhe të kompensimit. Këshilli i rekomandon gjithashtu Shqipërisë që të miratojë me shpejtësi dhe të zbatojë dhe legjislacionin e mbetur që lidhet me Kuadrin Ligjor të vitit 2017 për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare si dhe ligjin për censusin e popullatës.
Një tjetër pikë ku vendet anëtare janë të ndjeshme është liria e shprehjes.
“Për më tepër, Këshilli i bën thirrje Shqipërisë të shënojë përparim urgjent mbi lirinë e shprehjes dhe për sigurinë e gazetarëve. Këshilli përsërit rëndësinë e ndryshimeve në ligjin e medias në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias”, thuhet në dokument.
Më tej në tekst mirëpritet përparimi i prekshëm i arritur në reformën e administratës publike dhe vendi inkurajohet të vijojë me vendosmëri përpjekjet në këtë fushë. Në lidhje me migrimin, numri i azilantëve të rremë nga Shqipëria vërehet së është ulur, por se mbetet gjithsesi i lartë dhe nevojiten përpjekje të vazhdueshme edhe në këtë fushë.
Në lidhje me reformat ekonomike, mbahet shënim fakti se para tërmetit dhe pandemisë, papunësia shënoi ulje në shifra rekord, eksportet u rritën dhe borxhi publi vijoi uljen megjithëse mbetet në nivele të larta. Por vendi inkurajohet të reduktojë borxhin qeveritar duke përmirësuar qeverisjen fiskale dhe transparencën, si dhe nëpërmjet zbatimit efektiv dhe strukturimit të mirë të reformave strukturore.
Në përfundim vendet anëtare shënojnë se vendi vijoi angazhimin konstruktiv në bashkëpunimin rajonal dhe mirëpresin dialogun e vijueshëm për të garantuar mardhënie të mira fqinjësore, ndërsa lavdërojnë Shqipërinë për përputhjen e plotë me qëndrimet e përbashkëta të BE-së në politikat e jashtme dhe ato të sigurisë, si dhe për vijimin e pjesmarrjes aktive në misionet dhe operacionet nën Politikën e përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes së BE-së.
Dokumenti i punës i zbuluar nga Euronews Albania pritet të pësojë ndryshime deri në takimin e Ministrave të çështjeve evropiane, në Këshillin e çështjeve të përgjithshme të 10 Nëntorit, kur pritet vendimi i BE-së për kuadrin negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Duke hedhur poshtë pretendimet për qasjen bllokuese të Holan...
Kreu i PD, Lulzim Basha vijon t’i bëjë thirrje SPAK që të ni...
Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një kërkesë Kuvendi...
Shtatë oficerë të cilët janë skualifikuar nga gara për të qe...
Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi i është përg...
Kreu i qeverisë Edi Rama, ka udhëtuarnjë ditë më parë drejt ...
Ish-kreu i PD në Fier, Luan Baçi ka publikuar dy dokumente n...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dalë në një konferencë ...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një komunikim me gaz...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ‘Rama 1″, Ylli Manjani...
Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti k...
Çdo kush që del me një lëvizje të re politike, e djathtë, ta...
Nga Ilirjan BlloshmiServilizmi, genjeshtra, vjedhja, imorali...
Ish kreu i PD, në Kukës, Ibsen Elezi thotë se “republikasit ...
Ylli i Kosovës, Bernard Berisha i cili së fundmi po shkëlqen...
Ish-anëtari i Këshilit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka i...
Deputetja Rudina Hajdari është pyetur mbrëmjen e sotme nga a...
Analisti Andi Bushati ka komentuar mbrëmjen e sotme akuzat e...
Deputeti Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëm...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi foli mbi çështjen e incere...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...