Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Sfiduesi demokrat Joe Biden po e akuzon presidentin se është dorëzuar përballë koronavirusit, ndërsa Presidenti Donald Trump i kundërpërgjigjet gjatë aktiviteteve rivale në një shtet që pritet të jetë përcaktues për zgjedhjet.
“Donald Trump është presidenti më i keq i mundshëm, personi më i keq që mund të na udhëheqë në këtë pandemi”, tha zoti Biden në Chester të Pensilvanisë, gjatë një ndalese elektorale të hënën pasdite.
Disa orë më vonë, Presidenti Trump e quajti kundërshtarin e tij në zgjedhjet e 3 nëntorit, “një kandidat patetik” dhe mohoi se administrata e tij ka ngritur “flamurin e bardhë të dorëzimit” në luftën kundër koronavirusit, siç pretendon zoti Biden.
Duke folur me gazetarët në pistën e aeroportit në Allentown, përpara zhvillimit të tubimit të parë nga tre të tillë në Pensilvani, Presidenti Trump tha se zoti Biden “po tund flamurin e bardhë përballë jetës. Ai duhet të dalë nga bodrumi i tij. Ai nuk po largohet nga bodrumi i tij”.
Zoti Biden zhvilloi dy tubime me makina në Pensilvani, duke respektuar udhëzimet për distancimin fizik dhe tha se do të marrë pjesë në aktivitete të ngjashme në ditët në vazhdim në shtete si Ajova, Uiskonsin, Xhorxhia dhe Florida.
Ish-nënpresidenti gjithashtu e kritikoi Presidentin Trump për mohimin e rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara dhe për pretendimin se po sheshohet kurba, ndërkohë që vuri në dukje se presidenti sugjeroi që mjekët po i fryjnë shifrat pasi duan të fitojnë më shumë.
“Si është puna me këtë njeri?”, pyeti zoti Biden.
Të dielën, Shefi i Personelit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, i tha kanalit CNN se Shtetet e Bashkuara “nuk do ta vendosin nën kontroll” pandeminë e koronavirusit, duke mbrojtur vendimin e administratës së Presidentit Trump për të zhvilluar tubime, ku përdorimi i maskës është i rrallë, si dhe për aktivitete të tjera megjithë rritjen e rasteve me COVID-19.
Zoti Meadows tha se “ne do të vendosim nën kontroll vaksinat, terapitë dhe masat e tjera, pasi ky është një virus ngjitës – siç është pikërisht gripi”.
“Kjo nuk i shpëtoi zotit Meadows; ishte një pranim i sinqertë i strategjisë së Presidentit Trump, që në fillimet e kësaj krize: ngritja e flamurit të bardhë të dorëzimit dhe shpresa se duke e injoruar, virusi thjesht do të largohet. Nuk është larguar dhe nuk do të largohet”, thuhet në një deklaratë të qarkulluar të dielën nga zoti Biden.
Presidenti Trump “nuk do të dorëzohet derisa të gjithë amerikanët të jenë të sigurtë dhe ta kemi mundur virusin”, qartësoi për gazetarët zoti Meadows ditë e hënë, duke thënë se komentet e tij të një dite më parë duhen të merren në kontekstin e plotë dhe se një ilaç terapeutik dhe një vaksinë do të jenë efikase.
Ndërkaq, pesë nga ndihmësit më të afër të Nënpresidentit Mike Pence, ndër ta edhe shefi i tij i stafit, Marc Short, kanë rezultuar pozitiv pas testimit për COVID-19 gjatë ditëve të fundit.
Megjithë kontaktet nga afër me zotin Short dhe të infektuarit e tjerë, Nënpresidenti Pence tha se ai planifikon të vazhdojë me axhendën e tij, duke e quajtur punën e tij “thelbësore”.
Nënpresidenti Pence foli të hënën pasdite për qindra njerëz të tubuar përjashta në temperaturë nën zero në një aeroport në rajonin Iron Range të shtetit Minesota. Të martën ai zhvillon aktivitete në Karolinën e Veriut dhe Karolinën e Jugut.
Udhëheqësit demokratë në Senat, i drejtuan Nënpresidentit Pence një letër ku thuhet se pjesëmarrja e tij do “të ishte një shkelje e qartë e udhëzimeve të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe një shkelje e normave të mirësjelljes dhe respektit”.
Shtetet e Bashkuara kanë raportuar më shumë raste me COVID-19 se çdo vend tjetër – mbi 8.6 milionë të infektuar dhe 225 mijë të vdekur nga koronavirusi./ VOA
Deklaratat e Donald Trumpit këto vite kanë sjellë një ftohje...
Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliv...
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësi...
Mjekët e dhjetë spitaleve të Liege, në Belgjikë, janë thirru...
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar Joe Biden pasi ...
Mijëra njerëz i bllokuan rrugët në Poloni, për të pestën dit...
Në Këln të Gjermanisë është gjetur një bombë e pashpërthyer ...
Me rritjen sërish të rasteve me koronavirus në Shtetet e Bas...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se kët...
Franca u ka kërkuar vendeve të Lindjes së Mesme t’i japin fu...
Ndërkohë që vëmendja e vendit është përqendruar tek java e f...
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, thotë se vendi i ti...
Spanja ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe ...
Qeveria e Çekisë ka paralajmëruar shtrëngim të masave kundër...
Vaksinë për Coronën që këtë vit? Ministri gjerman i Shëndetë...
Kur kanë mbetur edhe nëntë ditë përpara zgjedhjeve të 3 nënt...
Franca ka regjistruar numër rekord infeksionesh me koronavir...
Numër i frikshëm viktimash është shënuar këtë të diel në Maq...
Prej disa muajsh koronavirusi vijon të mbajë “të mbërthyer” ...
Ndërtesa e Institutit “Robert Koch”, në Gjermani është sulmu...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...