Rama ka ndërhyrë për Ballukun?/ Braho-opozitës: Paraqitini provat në SPAK
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në seancën e sotme plenare Rezolutën ?Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit?, propozuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe deputetja Blerina Gjylameti.
Rezoluta mbështetet në përcaktimin e kësaj Aleance, e cila bashkon qeveritë dhe ekspertët për avancimin e vlerave që përkujtojnë Holokaustin, sipas deklaratës së Stokolmit të vitit 2000.
Përkufizimi dënon ndjenjat e urrejtjes ndaj individëve hebrenj dhe johebrenj, komuniteteve, pronave dhe institucioneve komunitare e fetare të hebrenjve, si edhe perceptimet denigruese ndaj tyre, përpjekjet për të mohuar Holokaustin dhe për të zbatuar standarte të dyfishta në qëndrimet ndaj Izraelit.
Miratimi i Rezolutës ndodh vetëm pak ditë para organizimit prej Kuvendit të Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, të Forumit të parë Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit.
Forumi do të zhvillohet më 28 tetor dhe synon të krijojë një front të bashkuar të vendeve ballkanike për të punuar bashkarisht kundër anti-semitizmit.
Në Forum do të marrin pjesë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe kryetarët e parlamenteve të vendeve të rajonit, nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, përfaqësues të Parlamentit të Bosnje-Herzegovinës, si edhe zyrtarë të lartë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli.
Në prag të Forumit, Robert Singer, Këshilltar i Lartë i Lëvizjes Kundër Anti-Semitizmit dhe Kryetar i Qendrës për Impaktin e Hebrenjve, u shpreh: ?Vendimi i Shqipërisë për të miratuar përkufizimin e Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit dhe të mbajë një qëndrim të fuqishëm dhe të qartë kundër anti-semitizmit reflekton fuqishëm karakterin e hapur, divers, tolerant dhe demokratik të Shqipërisë. Ky veprim u dërgon një mesazh vendeve të tjera të rajonit se në një shoqëri të denjë e të drejtë nuk ka vend për anti-semitizmin dhe për asnjë shfaqje tjetër të racizmit. Forumi Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit na jep ne mundësinë që të ndërmarrim hapa ptaktikë drejt shndërrimit të këtyre ndjenjave në realitet.?
Gjatë fjalës së tij para miratimit të Rezolutës, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u shpreh: ?Është një lajm i mirë që ne, shqiptarët dhe popujt e Ballkanit Perëndimor, rajonit që ka vuajtur si rrallë ndonjë kënd tjetër i botës, pasojat e pikëpamjeve e qëndrimeve etno-centriste e fetaro-centriste, i bashkohemi ketij veprimi emancipues të qytetërimit bashkëkohor: luftës kundër antisemitizmit. Të gjithë kombet që përgjatë historisë kanë mbrojtur hebrenjtë nga shfarosja dhe i mbështesin ata sot kundër stigmatizimit, kanë të drejtë të krenohen. Por më shumë të drejtë kemi ne, shqiptarët sepse Shqipëria është vendi i vetëm në Europë, ku të gjithë hebrenjtë u morën në mbrojtje dhe u shpëtuan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Atdheu ynë, Shqipëria, në kohë të vështira ka shërbyer si një atdhe rezervë për hebrenjtë.?
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nënvizoi se ?Modeli pozitiv i Shqipërisë ku individë me prejardhje, besime dhe raca të ndryshme kanë gjetur gjithmonë një shtëpi të sigurt edhe në periudhat më të egra të regjimeve diktatoriale është një inspirim për shumë popuj. Kjo ishte e dukshme gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria hapi kufijtë e saj dhe siguroi azil për refugjatët hebrenj që po largoheshin nga gjenocidi. Deri më sot, populli shqiptar krenohet me këtë akt të drejtësisë dhe gjithmonë i ka çmuar marrëdhëniet e tij me popullin hebre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetin e Izraelit.?
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut të PD-...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të hedhë ...
Pas akuzave të lëshuara nga kreu i PD, Lulzim Basha mbi skan...
Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve ka përfunduar procesi ...
Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka folur me tone mjaft t...
Kreu i Partisë Demokratike gjatë deklaratës së tij për skand...
Nga Kastriot Dervishi Tani, Kuvendi i Shqipërisë sapo mbylli...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar fakte të tjera, të cila...
Në pritjen e 60 respiratorëve të rinj që iu shtuan sistemit ...
Kreu i PD, Lulzim Basha nuk i ndahet aferës koruptive të inc...
Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar me p...
Gjatë seacëns së sotme plenare ka pasur debate dhe tensione ...
Partia Agrare Ambientaliste ka reaguar në lidhje me protestë...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka ngritur shqetësimin tek...
Deputeti i opozitës, Lefter Maliqi ka kërkuar interpelancë m...
Deputeti Kujtim Gjuzi u shpreh sot në Kuvend se nuk do ta mb...
Drejtori i kabinetit dhe eksperti ekonomik i PD, Dorjan Teli...
Ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka folur lidhur me skand...
Ish-presidenti Bujar Nishani, ka paralajmëruar se sistemi do...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është përgji...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...