JA PRA QË KRISMA KISHTE/ Çfarë do thonë grupi kriminal në media ?!
Sot Policia e Shtetit ka raportuar se ka bërë arrestimin e k...
Një nga njerëzit më skandalozë të politikës shqiptare në 30 vite të demokracisë, një ish-gjeneral i kthyer në një ?kapter? partie, Sandër Lleshaj, i denoncuar për disa javë me radhë nga CNA.al për blerjen e një makine luksoze në kulmin e pandemisë, sot me shkresën zyrtare të ardhur tek ne nga Gjykata ka pranuar publikisht blerjen e një mjeti luksoz, të cilën ashtu siç ne kemi thënë është blerë në Gjermani, për llogari të Policisë së Shtetit dhe më pas është vënë në dispozicion të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, për luksin e tij.
Ish-gjenerali i kthyer në ?kapter? partie me shkresa dhe me vetë kallëzimin që ka bërë ndaj CNA.al, pranon gjithçka që ne kemi thënë, që BMW-ja është blerë, që ajo ekziston. Pretendon për shumën se nuk është rreth 100 milionë lekë, sa ç?kemi thënë ne, por është më pak. Sipas të dhënave, nga vetë ministri dhe dokumentet e çuara nga Gjykata, mjeti nga 49 mijë euro, me gjithë faturën e TVSH-së, dogana dhe pagesa të tjera, shkon të paktën rreth 60 mijë euro.
Pra, vlera e thënë publikisht nga Sandër Lleshaj, se është 50 mijë euro, duke i shtuar dhe taksat është më afër vlerës reale, të thënë nga CNA.al. Por, gjithësesi kjo çështje, duhet thënë se nuk ka vlerë.
Së pari, ne nuk kemi shpifur. Kemi thënë të vërtetën dhe ministri e pranon në shkresën zyrtare dhe dokumentin e blerjes së mjetit.
Së dyti, Sandër Lleshaj ende nuk ka sqaruar atë që është thelbi i denoncimit që ne kemi pasur ndaj tij.
A duhet të blinte Ministria e Brendshme një BMW të tillë luksoze, në kulmin e pandemisë dhe pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit 2019?
Me 60 mijë eurot mund të bliheshin disa respiratorë për spitalet tona, apo të rindërtoheshin disa shtëpi për banorët që kishin mbetur jashtë në çadra. Por, nuk ndodhi diçka e tillë. U ble një BMË luksoze që Sandër Lleshaj të shkonte më shpejt dhe më rehat në Gjirin e Lalzit, tek një vilë luksoze të cilën nuk e ka në emrin e tij, por të të afërmeve. Por, përdoret 24 orë në ditë prej tij.
Ky është një fakt të cilin ia ka kërkuar publikisht Partia Demokratike, e ka denoncuar CNA.al dhe është i vërtetuar nga banorët e zonës, por edhe organet kompetente qe e shoërojnë, si Garda e Republikës, që e çon dhe e ruan për muaj të tërë në Lalëz, ashtu si dhe Presidenti.
Por, gjithësesi sot me padinë e Lleshajt, mësuam se vërtetë Gjenarali është kthyer në një ?kapter? partie.
Nuk mund të dalë për të pranuar të vërtetën dhe për të gëlltitur helmin që nxori nga goja e tij.
Zoti ?kapter? i partisë, pretendon se CNA.al ka shpifur ndaj tij.
Në fakt kjo nuk është e vërtetë. Ne nuk kemi shpifur. Kemi treguar me dokumente dhe prova dhe e kemi kapur në flagrancë ministrin e Brendshëm, duke qarkulluar me një mjet me targa false.
Pra, BMW-ja e përdorur prej tij, nuk kishte targat me të cilat ka qarkulluar. Kemi vërtetuar se ai mjet nuk ka pasur siguracion, në momentin që ne kemi publikuar skandalin. Të gjitha këto të marra nga burime zyrtare. Nga vetë DPSHTRR, e cila fillimisht refuzoi të jepte të dhënat dhe më pas të dhënat e plota u dhanë.
Tani do të jemi në përballje ligjore me Sandër Lleshajn. Ne betejën tonë me të do ta fitojmë në çdo lloj institucioni drejtësie që do shkojë ai. Beteja jonë me sandër Lleshajn është e fituar.
Ne e kemi ?kapur të gjallë?. E kemi detyruar të ndërrojë edhe targat e mjetit.
Sikurse shikohet në foton më poshtë, fillimisht mjeti është parkuar pranë drejtorisë së Përgjitshme të Policisë, dhe mbante targat gjermane.
Më tej, mjetit i janë vënë targat shqiptare dhe është vënë në shërbim të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.
Dhe pak kohë më vonë, mjetit në fjalë i ndryshohen sërish targat.
Prandaj Zotit Lleshaj ne do t?i japim vetëm një këshillë. Je një ?kapter? I përkohshëm në postin e ministrit dhe kur të mbarojë ky gjyq nuk do jesh më as ?kapteri? me postin e ministrit. Do të jesh një hiç, i harruar në politikën shqiptare. Njeriu i gafave dhe skandaleve, që me Policinë, u soll vërtetë si një ?kapter? partie. Njeriu i dështimeve të pafundme dhe I rikthimit të kanabizimit të vendit. Njeriu I cili në kulmin e pandemisë na shiste mend për rezultate të kënaqshme me aksidentet, lufta ndaj krimit, ndërkohë që për tre muaj njerëzit ishin në izolim.
Ndoshta 2020-ën, do ta shpallë si vitin e suksesit të Policisë, në tre dekada. Por, ne betejën tonë e kemi fituar.
Ne nuk kemi shpifur, ne kemi thënë të vërtetën, i pëlqen apo jo Sandër ?kapterit? dhe nafijeve të tij, që i vijnë vërdallë.
Për ne nuk ka rëndësi janë ?kaptera?, apo ?ushtarë? partie. Ne kemi një detyrë. Të themi të vërtetën me fakte dhe prova konkrete, ashtu siç ia kemi vërtetuar Sandër Lleshajt, do të shkojmë t?ia vërtetojmë edhe në Gjykatë.
?Kapter? Lleshaj ti je një humbës!/ CNA.al
Skandali me BMW-në luksoze/ Kur do ti publikojë dokumentet Sandër Lleshaj?
Kur do t?i publikojë të dhënat e BMW-së Sandër Lleshaj?
Gonxhja e pranon/ Lleshaj qarkulloi me targa false
Foto ekskluzive-Lleshaj pranon skandalin/ Ndryshon targat e makinës
SKANDALI/ DPSHTRR fshehu të dhënat për BMW-në e Lleshajt
Sot Policia e Shtetit ka raportuar se ka bërë arrestimin e k...
Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për falsifi...
Prefektura e Vlorës është mbyllur për shkak se një punonjës ...
Qeveria ka planifikuar të aktivizojë vitin që vjen edhe 6 ko...
Bashkia Pogradec prej disa ditësh po punon për pastrimin dhe...
Pas arrestimit të zyrtarëve, Operatori i Shpërndarjes së Ene...
Në të gjithë vendin, strukturat e Policisë së Shtetit vijojn...
Ambasadori gjerman, Peter Zingraf deklaroi nga Shkodra se Sh...
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka përcjellë një...
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të d...
Vendimi i qeverisë pas tërmetit të 26 nëntorit për heqjen e ...
Një skandal falsfifikimi, i kryer në zyrën e noteres Violeta...
Protesta e PDIU ka degraduar teksa ministri i jashtëm grek, ...
Nga Mitro Çela * Viti 1986. Në radio “Tirana” u bë një konku...
Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë pretendon se drejtuesi i tyre...
Drejtoresha e ISHSH-së, Vjollca Braho ka folur sot për betej...
Gjatë ditëve të fundit, në vendin tonë janë rritur ndjeshëm ...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar ...
Publikohet historia e panjohur e Esat Myftarit me origjinë n...
Shkrimtarja Flutura Açka ka rrëfyer një ngjarje lidhur me vr...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...