Konferenca dy ditore në Poloni për Rindërtimin e Ukrainës/ Rama mes liderëve pjesëmarrës
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Kryeministri Edi Rama i ka dedikuar disa fjalë Filip Çakullit të cilin e konsideron një prej talenteve të spikatur të shoqërisë shqiptare.
Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Rama i ka uruar Çakullit të jetojë sa malet bashkë me partinë.
?Filip Çakulli është një prej talenteve të spikatur të shoqërisë shqiptare, që tek humori gjeti kamerdaren e shpëtimit në detin e ferrit të diktaturës së proletariatit, ku kush nuk ngjeshej fort në kominoshen e Njeriut të Ri brenda Titanikut komunist, mund të mbytej sa hap e mbyll sytë nën goditjen e dallgëve të pamëshirshme. Me atë komerdare Filipi erdhi vërdallë rrotull Titanikut, herë u zhyt si polumbar, herë u ngjit marinar e herë u përvodh si peshkatar, herë u pa si shpëtimtar e herë u duk si notar, në një karrierë ku nga afër ai i ngjante kapitenerisë si shërbëtor i popullit e nga pak më larg i përngjante si gjarpër në gji, derisa Titaniku u mbyt dhe Filipi doli pa lagur në bregun e lirisë.
I rrahur me vaj e me uthull, i lexuar e i papërtuar, po mbi të gjitha mjaftueshëm i aftë për të mos e marrë veten aq seriozisht sa për t?u ngjeshur fort në kominoshen e re të demokracisë dhe mjaftueshëm i regjur sa për të mos e mbajtur kamerdaren e vjetër si të vetmin mjet të pandashëm prej vetes, Filip Çakulli u përfshi në Lëvizjen Demokratike, në Rilindjen Demokratike, në Partinë Demokratike, po mbeti njësoj i dyzuar e i dyshuar. Fati e desh që kamerdarja e tij të ngecte një ditë në gjirin e Top Channel-it dhe më në fund këmbët gjithnjë në ujë të Filipit të puthnin Tokën e Premtuar të dikujt si ai, që as e kupton e as e jeton dot jetën pa humorin si artin e komunikimit me të tjerët e të ndërveprimit me shoqërinë. Aty lindi nën komandën e Filip Çakullit edhe njësiti më subversiv i revolucionit kopernikan të Tanit të Topit në botën e medias shqiptare, ?FIKS FARE?, i cili solli një nga ndryshimet më mbresëlënëse në historinë e humorit shqip, duke e kthyer humorin në një thikë jo me dy, po me dyzet presa! Sot që Filip Çakulli mbush nuk ka rëndësi se sa shumë vjeç, më kujtohet hera e parë kur e kam hasur fytyrën e tij dykuptimshe, në Lushnjë, në dritaren e apartamentit të vogël të poetit Bujar Xhaferri, ku babai i ardhshëm i ?FIKS FARE?-s, futi kokën dhe tha, të rrojë Partia! Të rrosh sa malet Filip, bashkë me partinë natyrisht!?, shkruan Rama./CNA.al
Two files related to two criminal events, have the owner and...
Partia Demokratike ka denoncuar dhunën e ushtruar nga strukt...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë publik mesazhin e ambas...
Pas dhjetorit të vitit 2018 kur si pasojë e ndryshimeve në q...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se qeveria është tre...
Gratë greviste në Ballsh,janë vizituar nga ish-deputetet e P...
Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj i është dr...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në forumin “Evrop...
Businessman Andon Dhima reacted Saturday on the assassinatio...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar sot në...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një njoftim të rëndësishëm mën...
Si rrallëherë më parë, deputetja Rudina Hajdari ka folur për...
Ambientalisti Sazan Guri, ka argumentuar mbrëmjen e sotme ps...
Nga Adriatik Doçi*Presidenti Ilir Meta nuk u është ndarë qok...
Kryeministri Edi Rama publikoi sot një kronikë të bërë nga a...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shkuar mbrëmjen e sot...
Zëdhënësi i presidentit, Ilir Meta, Tedi Blushi, i është për...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bard...
Biznesmeni Andon Dhima ka reaguar pak minuta më parë për ate...
Ish-presidenti Bamir Topi, deklaroi se kryeministri Edi Rama...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...