web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video/ Kieza debuton me karton të kuq, Juventus ngec ndaj Krotones

17 Tetor 2020, 21:11, Sport CNA

Juventus nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e sotme përballë Krotones, duke humbur përsëri terren ndaj kreut të renditjes në Serinë A. Bardhezinjtë e Pirlos, pa Kristiano Ronaldon, i kishin varur shpresat te forma e Morata dhe i sapoardhuri Kieza, por gjërat nuk shkuan ashtu siç pritnin ata.

Bonuçi shkaktoi shpejt penallti dhe Simi ndëshkoi Juventusin ashtu siç kishte bërë dy vite më pare me këtë skuadër, në eksperiencën e parë në Serinë A. Bardhezinjtë u zgjuan dhe me Moratan barazuan shifrat dhe kërkuan me ngulm fitoren.

Por Krotone u mbrojt mirë dhe përfitoi nga fakti se Kieza debutoi në mënyrën më të keqe, duke u larguar me të kuq pas një faulli ndaj Cigarinit. Morata tundi përsëri rrjetën pak minuta para fundit, por goli u anullua për pozicion jashtë loje, duke bërë që sfida të mbyllej me shifrat 1-1 dhe t?i jepte Krotones pikën e parë pas tre humbjesh në Serinë A në këtë edicion.

Krotone.Juventus 1-1
12? (p) Simi / 22? Morata





Lajmet e fundit nga