web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reja nuk e preferoi në Kombëtare, Balaj shënon në Austri

17 Tetor 2020, 16:03, Sport CNA

Bekim Balaj ishte një nga mungesat e rëndësishme në Kombëtare për dy ndeshjet e Nations League që kuqezinjtë luajtën ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë. Bomber shkodran u la jashtë nga trajeri Reja së bashku me disa futbollistë të tjerë për shkak se kishin thyer disiplinën duke shkuar në dasmën e Roshit.

Ditën e sotme Balaj e ka nisur ndeshjen si titullar në sfidën që Sturm Graz po luan në Kupë ndja Hohenems. Sulmuesi ka gjetur edhe rrugën e rrjetës në fillim të pjesës së dytë duke lënë gjurmë në këtë ndeshje. Një sinjal pozitiv nga Balaj që tregon formën e mirë që po kalon.





Lajmet e fundit nga