web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tronditet Tirana, ish-kapiteni Karabeci hedh në gjyq bardheblutë. Ja arsyeja

17 Tetor 2020, 08:05, Sport CNA

Ndodhi ajo që pritej. Erando Karabeci padit klubin e Tiranës në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve për mosrespektim të kontratës që ka pasur në sezonin e kaluar, si dhe për paga të pashlyera. Mesfushori 32- vjeçar ka depozituar në zyrën juridike kërkesën e tij, ndërsa ka paguar edhe shumën prej 1 milion lekësh të vjetër, që i hap rrugën zhvillimit të gjyqit.

Tashmë futbollisti pret të mësojë vendimin e formës së prerë më 23 tetor. Pas vendimit që do të marrë DHZK, më pas palët kanë të drejtë të ankimojnë vetëm në Gjykatën Arbitrazhit Sportiv në Zvicër (KAS-i i Lozanës).





Lajmet e fundit nga